Dëshmorët

Islam Hasim Neziraj (6.10.1981 – 10.5.1999)

Islam Asim Neziraj (6.10.1981 - 10.5.1999)

Fshati Mallapolc i Shtimes, luftës së UÇK-së i ka dhënë dëshmorët: Islam Neziraj, Sadik Mujota, Skënder Salihaj dhe shumë martirë. Islam Neziraj lindi në fshatin Mollapolc, më 6 shtator të vitit 1981. Shkollën fillore e ka kryer në Mallapolc dhe në fshatin Petrovë. Pasi kryen shkollën tetëvçare, më 1996 dhe …

Më shumë...

Naim Qazim Lubovci (10.9.1979 – 10.5.1999)

Naim Qazim Lubovci (10.9.1979 - 10.5.1999)

Naim Lubovci u lind më 10 shtator të vitit 1979, në fshatin Greiçevc të Therandës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm nuk e vijoi për shkak të kushteve ekonomike dhe rrethanave të pushtimit. Naimi rrjedh prej një familje me tradita atdhetare. Në aksionin famëkeq …

Më shumë...

Ilir Halit Konushevci (20.6.1969 – 9.5.1998)

Ilir Halit Konushevci (20.6.1969 – 9.5.1998)

Iliri lindi më 20.6.1969, në fshatin Llugë të komunës së Podujevës. Ai ishte fëmija e tretë i prindërve, Halitit dhe Nazmies. Shkollën fillore e kreu në Lluzhan, të mesmen në Besianë, ndërsa studioi në Shkollën e lartë Teknike, në Ferizaj. Veprimtarinë e vet atdhetare e filloi në kohën kur lëvizja …

Më shumë...

Hazir Avdyl Malaj (1944 – 9.5.1998)

Hazir Avdyl Malaj (1944 - 9.5.1998)

Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë përkrahur dhe në të kanë marrë pjesë aktive edhe shumë oficerë dhe ushtarë nga Shqipëria. Në mesin e tyre kanë rënë dëshmorë edhe disa eprorë dhe ushtarë nga pothuajse të gjitha viset e Shqipërisë prej Tropojës, Shkodrës, Beratit, Kavajës, Çermenikës e Tiranës. …

Më shumë...

Bajram Ukë Muslijaj (6.11.1969 – 9.5.1999)

Bajram Ukë Muslijaj (6.11.1969 – 9.5.1999)

Bajram Muslijaj u lind më 6 nëntor të vitit 1969, në fshatin Shaptej, komuna e Deçanit. Ishte fëmija i katërt, nga shtatë fëmijët e prindërve Ukë e Gjykë Muslijaj. Është dëshmori i dytë i kësaj familje, e cila lirisë së atdheut ia fali tre djemtë e saj më të mirë, …

Më shumë...

Shemsi Ukë Muslijaj (1.5.1958 – 9.5.1999)

Shemsi Ukë Muslijaj (1.5.1958 – 9.5.1999)

Shemsi Muslijaj, u lind më 1 maj të vitit 1958, në një familje të ndershme e me tradita atdhetare në fshatin Shaptej, komuna e Deçanit. Prindërit Ukë Muslijaj e Gjyke Halilaj, bijë e Lipovecit, kishin shtatë fëmijë, gjashtë djem e një vajzë. Edhe pse me vështirësi ekonomike, të gjithë i …

Më shumë...

Azem Ukë Muslijaj (10.6.1972 – 9.5.1999)

Azem Ukë Muslijaj (10.6.1972 – 9.5.1999)

Azem Muslijaj u lind më 10 qershor të vitit 1972, në Shaptej të Deçanit, në një familje të ndershme, bujare e atdhetare. Ishte fëmija i gjashtë i prindërve Ukë e Gjykë Muslijaj, dhe dëshmori i tretë i kësaj familjeje. Mësimet e para i mori në shkollën fillore “Drita” të Gramaçelit, …

Më shumë...

Skënder Hamdi Gashi (28.6.1970 – 9.5.1999)

Skënder Hamdi Gashi (28.6.1970 – 9.5.1999)

Familja Gashi në Anallap të Besianës është ndër familjet e njohura në Llap për angazhim kundër okupatorit serbo. Në këtë familje bujare të fisit Gashi më 28.6.1970 u lind dëshmori i kombit, Skënder Hamdi Gashi. Babai, Hamdi Gashi ishte i martuar me Fatime Zenelin nga Sibofci, të cilëve u lindën …

Më shumë...

Fatmir Hajdar Hyseni (10.4.1976 – 9.5.1999)

Fatmir Hajdar Hyseni (10.4.1976 - 9.5.1999)

Dëshmori 23-vjeçar, Fatmir Hyseni, lindur në fshatin Mavri (ish-Sllatinë), i biri i Hajdarit dhe i Zahasë, rrjedh nga një familje e shtresës së mesme. Shkollën 8-vjeçare e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmen e la përgjysmë, të cilën e vazhdonte në qytetin e Besianës (ish-Podujevë). Familja e Fatmirit …

Më shumë...

Besim Daut Halilaj (25.4.1967 – 9.5.1998)

Besim Daut Halilaj (25.4.1967 - 9.5.1998)

Besim Halilaj është njëri ndër dëshmorët e parë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për çlirimin e atdheut nga barbaria serbe, ka rënë dëshmorë edhe vëllai i Besimit, Alban Halilaj, po ashtu edhe babai i tij, Daut Halilaj, mësues dhe atdhetar i njohur i Drenicës. Familja Halilaj e Grykasit …

Më shumë...

Metush Muhamet Gashi (3.6.1927 – 8.5.1999)

Metush Muhamet Gashi (3.6.1927 - 8.5.1999)

Metush Mehmet Gashi u lind me 3 qershor të vitit 1927 në fshatin Nabërgjan të komunës së Pejës. Rrjedh nga një familje atdhetare e patriotike, cila asnjëherë nuk u pajtua me gjendjen në të cilën gjendeshin shqiptarët. Aktiviteti patriotik i familjes së dëshmorit, Metush Gashi, bëri që autoritetet e ish-Mbretërisë …

Më shumë...

Menderes Osman Dërvishaj (4.3.1973 – 8.5.1999)

Menders Osman Dërvishaj (4.3.1973-8.5.1999)

Në luftën e fundit çlirimtare, nuk ishte i vogël numri i familjeve e i prindërve shqiptarë, të cilët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia dhanë nga dy, tre e më shumë ushtarë lirie, sikurse që edhe Kosovës ia falën nga dy, tre e më tepër dëshmorë të kombit. Prindërit, Osman e …

Më shumë...

Haki Dinë Kameraj (7.10.1963 – 8.5.1998)

Haki Dinë Kameraj (7.10.1963 – 8.5.1998)

Dëshmori i kombit Haki Kameraj u lind më 7 tetor të vitit 1963, në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Ishte fëmija i vogël, nga katër djemtë që i lindën dhe i rritën prindërit Dinë dhe Hatë Kameraj. Shkollën fillore Hakiu e kreu në Isniq, të mesmen në Gjimnazin “Vëllezërit …

Më shumë...

Ibish Daut Mavraj (1.3.1963 – 8.5.1999)

Ibish Daut Mavraj (1.3.1963 - 8.5.1999)

Dëshmori Ibish Mavraj ka lindur më 1 mars të vitit 1963 në fshatin Saradran të komunës së Burimit (ish-Istog), në një familje bujare. Prindërit e tij, Dauti e Xheva rritën me ndershmëri edhe shtatë fëmijë të tjerë të lindur pas Ibishit, Abazin, Istrefin, Idrizin, Xhemailin, Ramushin, Ajmenen dhe Sofinë. Pas …

Më shumë...

Bekim Sefer Mavraj (1.8.1977 – 8.5.1999)

Bekim Sefer Mavraj (1.8.1977 - 8.5.1999)

Njëri ndër shumë të rinjtë e fshatit Saradran të komunës së Burimit (ish-Istog), që u radhit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që flijoi jetën për lirinë e Kosovës, ishte edhe Bekim Mavraj. Pas formimit të njësiteve të UÇK-së, të cilat si formacione të brigadës 133 “Adrian Krasniqi” …

Më shumë...

Mustafë Tahir Shabanaj (10.5.1960 – 8.5.1999)

Mustafë Tahir Shabanaj (10.5.1960 - 8.5.1999)

Vetëm dy ditë para se t’i rrumbullakësonte 39 vite të jetës tokësore, dëshmori Mustafë Shabani filloi jetën e amshueshme, për të mos u harruar kurrë emri i tij, e për të mos u venitur kurrë kujtimi për të. Simbole të këtij amshimi janë edhe arma e heshtur e lirisë dhe …

Më shumë...