Dëshmorët

Halim Milazim Qallapeku (13.6.1958 – 6.6.1999)

Halim Milazim Qallapeku (13.6.1958 – 6.6.1999)

Banorët e Tërstenikut të komunës së Drenasit, luftës së UÇK-së ia kanë dhënë 24 dëshmorë e 36 martirë. Vetëm lagjja Qallapeku e këtij fshati të madh të Drenicës, luftës së UÇK-së ia ka dhënë dëshmorët: Halim Qallapeku, Mehmet Qallapeku, Halit Qallapeku, Hamdi Qallapeku dhe Mujë Qallapeku, e po ashtu edhe …

Më shumë...

Shpend Zeqë Malaj (13.12.1969 – 6.6.1999)

Shpend Zeqë Malaj (13.12.1969 – 6.6.1999)

Dëshmori i kombit Shpend Malaj është njëri ndër luftëtarët e dalluar të UÇK-së, që ra në vigjilje të lirisë, në vijën e parë të frontit, në rajonin e përgjegjësisë së Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, në Ratishë të Epërme, Dashinoc e Lumëbardh, bashkë me dëshmorët e tjerë, Burim Mustafaj, Luan Qerimaj, …

Më shumë...

Burim Sadik Mustafaj (6.10.1977 – 6.6.1999)

Burim Sadik Mustafaj (6.10.1977 – 6.6.1999)

Burim Mustafaj u lind më 6 tetor të vitit 1977, në fshatin Gllogjan të Deçanit, i cili fshat që nga viti 1980 e këndej ishte vatër e bashkimit të veprimtarëve të Lëvizjes atdhetare dhe e bashkimit të luftëtarëve të lirisë, që iu përgjigjën njëzëri kushtrimit të luftës së armatosur për …

Më shumë...

Shaban Zeqë Mazrekaj (28.12.1968 – 6.6.1998)

Shaban Zeqë Mazrekaj (28.12.1968 - 6.6.1998)

Fshati Voksh është toponim historikisht i njohur i trevës së Dukagjinit, për burrëri e trimëri. Ky toponim personifikon figurën e madhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e të kryengritjeve antiosmane të shqiptarëve të Kosovës e të Malësisë së Veriut, Sulejman Vokshi. Fshati Voksh ruajti dhe përcolli gjeneratë pas gjenerate traditën …

Më shumë...

Gazmend Selman Lokaj (7.9.1974 – 5.6.1998)

Gazmend Selman Lokaj (7.9.1974 – 5.6.1998)

Dëshmori i kombit Gazmend Lokaj, u lind më 7 shtator të vitit 1974, në fshatin Prejlep të Deçanit, në një familje të njohur për bujari e tradita atdhetare. Gazmendi ishte gëzimi i parë i prindërve Selman Lokaj dhe Mane Mahmutaj-Lokaj, të cilët i lindën dhe i rritën pesë fëmijë, tre …

Më shumë...

Lulëzim Hashim Llugiqi (5.1.1973 – 5.6.1999)

Lulëzim Hashim Llugiqi (5.1.1973 - 5.6.1999)

Lulëzim Llugiqi u lind më 5 janar të vitit 1973, në fshatin Krojbardhë (ish – Dobrajë e Madhe) e komunës së Lypjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme e ka mbaruar në Lypjan. Babai i Lulëzimit, Hashim Llugiqi, ishte minator në minierën e Magnezitit “Goleshi” në …

Më shumë...

Jeton Idriz Dedushaj (5.1.1975 – 5.6.1999)

Jeton Idriz Dedushaj (5.1.1975 – 5.6.1999)

Dëshmori Jeton Dedushaj u lind më 5 janar të vitit 1975, në trevën e Plavë-Gucisë, në fshatin Vuthaj, në një familje të dalluar në luftë për liri e pavarësi dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare përgjatë një shekulli. Më vonë, për shkak të përndjekjeve e persekutimeve nga shovinistët serbo-malazezë, të cilët …

Më shumë...

Jeton Zeqir Dabiqaj (29.1.1975 – 5.6.1998)

Jeton Zeqir Dabiqaj (29.1.1975 – 5.6.1998)

Dëshmori i kombit Jeton Dabiqaj u lind më 29 janar të vitit 1975 në fshatin Prejlep të komunës së Deçanit, në një familje atdhetare. Prindërit Zeqir Idriz Dabiqaj dhe Cyme Halil Përgjegjaj (nga fshati Lumbardh), i lindën tetë fëmijë, pesë djem e tri vajza: Idrizin, Mujën, Kimeten, Nurijen, Sokolin, Ymranin, …

Më shumë...

Beqir Haxhi Qufaj (14.6.1977 – 5.6.1998)

Beqir Haxhi Qufaj (14.6.1977 – 5.6.1998)

Dëshmori Beqir Qufaj, u lind më 14 qershor 1977, në fshatin Prejlep të komunës së Deçanit. Prindërit Haxhi Beqir Qufaj dhe Sanije Binak Hoxhaj-Qufaj, bijë e Cërmjanit të Gjakovës, i lindën dhe i rritën gjashtë fëmijë, tre djem e tri vajza: Antigonën, Beqirin, Arditën, Egzonën, Arbenin dhe Shqipërimin. Beqiri ishte …

Më shumë...

Asllan Sefer Berisha (4.3.1965 – 4.6.1999)

Asllan Sefer Berisha (4.3.1965 - 4.6.1999)

 Dhuna milosheviqiane prej vitit 1989 i pati ngulur kthetrat e veta të mprehura nga qëndrimi diktatorial i kryekriminelit dhe u shtri në çdo pore e segment “, të jetës urbane e rurale të Kosovës: në polici, në shëndetësi, në informim, në arsim, në urbanizëm, në kulturë dhe sidomos në zhvillimin …

Më shumë...

Shefki Fetah Salihu (22.2.1950 – 3.6.1999)

Shefki Fetah Salihu (22.2.1950 – 3.6.1999)

Shefki Salihu u lind më 22 shkurt të vitit 1950, në Vërbicë të Zhegocit, komuna e Gjilanit. Ishte fëmija i gjashtë nga prindërit Fetahu e Sabilja, të cilët sollën në jetë dhe rriten me mund e vështirësi nëntë fëmijët e tyre, pesë vëllezër dhe katër motra. Ai mësimin fillor e …

Më shumë...

Kemal Hisni Kolshi (27.7.1966 – 3.6.1999)

Kemal Hisni Kolshi (27.7.1966 – 3.6.1999)

Dëshmori Kemal Kolshi u lind më 27 korrik 1966 në fshatin Doganaj, të komunës së Kaçanikut. U lind dhe u rrit në një familje me tradita atdhetare dhe patriotike. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kaçanik. Kemali ishte fëmija i dytë i Isniut dhe Farijes. Në …

Më shumë...

Zejnullah Rrahim Zejna (27.7.1967 – 3.6.1999)

Zejnullah Rrahim Zejna (27.7.1967 – 3.6.1999)

Fshati Sojevë i komunës së Ferizajt, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë dëshmorë e martirë, në mesin e tyre edhe luftëtarët e lirisë, Zejnullah Zejna, i cili ka rënë në Zonën Eperative të Pashtrikutdhe Ramadan Rexhepi-Komandant Adidasi. Gjatë luftës, forcat ushtarake dhe policore serbe martirizuan Haxhere Nebihun, …

Më shumë...

Besim Shyqri Sopa (4.12.1980 – 3.6.1999)

Besim Shyqri Sopa (4.12.1980 – 3.6.1999)

Besim Sopa u lind më 4 dhjetor të vitit 1980, në fshatin Gjyrkoc të komunës së Shtimes. Mësimet fillestare i mori në shkollën e fshatit ndërsa shkollën e mesme e kreu në Shtime. Babai i tij, Shyqriu, punonte në Zvicër dhe familjes i kishte krijuar kushte ekzistenciale, por edhe kushte …

Më shumë...

Altin Sadri Haskaj (24.5.1978 – 3.6.1998)

Altin Sadri Haskaj (24.5.1978 – 3.6.1998)

Dëshmori Altin Haskaj u lind më 24 maj të vitit 1978, në fshatin Irzniq (tash Rrezar) të Deçanit, në një familje të ndershme e bujare dhe me tradita atdhetare. Altini ishte gëzimi i parë i prindërve Sadri Hazir Haskaj dhe Shkurte Shala-Haskaj, të cilët i lindën e i rritën pesë …

Më shumë...

Selman Tahir Dukaj (8.11.1960 – 3.6.1998)

Selman Tahir Dukaj (8.11.1960 – 3.6.1998)

Dëshmori Selman Dukaj u lind më 8 nëntor të vitit 1960 në fshatin Drenoc të Deçanit. Gjiri i tij familjar edhe më herët kishte dhënë dëshmorë lirie. Musë Beqë Dukaj, si luftëtar i formacioneve që angazhoheshin për formimin e Shqipërisë Etnike, gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte rënë dëshmor në …

Më shumë...