Dëshmorët

Lavdim Rexhep Likaj (11.8.1978 – 1.6.1998)

Lavdim Rexhep Likaj (11.8.1978 - 1.6.1998)

Lavdim Likaj lindi më 11.3.1978 në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit. Mësimet e para i mori në shkollën fillore të vendlindjes, ndërsa të mesmen e kreu në Deçan. Gjatë shkollimit, në ndeja, oda e në familje mori edukatë kombëtare dhe ishte i bindur se pa një luftë të vendosur …

Më shumë...

Avdi Ibrahim Xhaçku (10.1.1971 -1.6.1999)

Avdi Ibrahim Xhaçku (10.1.1971 -1.6.1999)

Avdi Ibrahim Xhaçku lindi më 10 janar të vitit 1971 në shatin Hogosht, në lagjen e quajtur Xhaçku, komuna e Dardanës (ish-Kamenicë). Rrjedh nga një familje bujare dhe liridashëse, me gjendje ekonomike mesatare. Ibrahim Avdi Xhaqku dhe bashkëshortja e tij, Zylfije Xhaçku – Lipovica, janë prindërit e 6 fëmijëve, dy …

Më shumë...

Bafti Tafil Buçaj (29.2.1956 – 31.5.1999)

Bafti Tafil Buçaj (29.2.1956 – 31.5.1999)

Dhuna njëshekullore e okupatorit serb, e ushtruar me metoda barbare ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës dhe viseve të tjera të okupuara, ka lënë qindra e mijëra të vrarë, të plagosur, të dëbuar nga vatrat e tyre dhe të persekutuar në forma të ndryshme. Vitet e ‘80 dhe ‘90 të shekullit …

Më shumë...

Sahit Xhemajli Tixhaj (1.2.1974 – 31.5.1999)

Sahit Xhemajli Tixhaj (1.2.1974 – 31.5.1999)

Sahit Xhemaili Tixhaj u lind më 1 shkurt të vitit 1974 në fshatin Arbanë të Prizrenit. Prindërit Xhemajl e Vahide Tixhaj linden e rriten bijtë e bijat: Enverin, Bajramin, Fadilin, Sahitin, Hanifen dhe Jalldyzen. Shkollën fillore e kreu në Arbanë në ish shkollën fillore “Aradha e Sharrit” në Prizren. Që …

Më shumë...

Xhemajl Metë Fetahaj (27.5.1964 – 31.5.1999)

Xhemajl Metë Fetahaj (27.5.1964 – 31.5.1999)

Dëshmori i kombit Xhemajl Fetahaj, u lind më 27 maj të vitit 1964, në një familje të ndershme, e njohur për tradita të larta atdhetare e bujari dhe të mëkëmbur ekonomikisht në fshatin Raushiq të Pejës, e cila ndër breza dha kontribut të çmueshëm në luftën për liri e çlirim …

Më shumë...

Selver Bajram Maçkaj (4.1.1967 – 31.5.1999)

Selver Bajram Maçkaj (4.1.1967 - 31.5.1999)

Bajram dhe Selvishah Maçkaj rritën dy bijë dhe dy bija. Selverin, dëshmor i kombit, Enverin, bijën Besirën si dhe Fazilen, e lindur me të meta mendore të cilën serbët e masakruan më 26 maj 1999 në Lagjen “Tusus” të Prizrenit. Selver Maçkaj u lind në fshatin Lubiçevë të Malësisë së …

Më shumë...

Avni Mursel Buçaj (15.8.1980 – 31.5.1999)

Avni Mursel Buçaj (15.8.1980 – 31.5.1999)

Çmimin e lirisë së Kosovës e dëshmon edhe shembulli i sakrificës sublime të dëshmorit të kombit Avni Buçaj nga Lladrovci i Malishevës, biri i vetëm i Mursel dhe Mendehie Buçaj dhe vëllai i tri motrave: Alies, Libades dhe Resmies, që jetojnë me kujtimin e pavenitur të vëllait dëshmor. Avni Buçaj …

Më shumë...

Selatin Xhelil Gërxhaliu (30.2.1950 – 31.5.1999)

Selatin Xhelil Gërxhaliu (30.2.1950 – 31.5.1999)

Në fshatin Studime të komunës së Vushtrrisë, më 31 maj të vitit 1999, forcat okupatore serbe kishin kryer një masakër çmeritëse, duke vrarë e masakruar fëmijë, gra e pleq. Në mesin e familjeve të shuara nga barbaria sodomiste serbe kishte pësuar edhe familja nëntëanëtarëshe e dëshmorit të kombit Selatin Gërxhaliu, …

Më shumë...

Shpend Sefer Berisha (27.6.1960 – 31.5.1999)

Shpend Sefer Berisha (27.6.1960 – 31.5.1999)

Se ç’rëndësi historike për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte thyerja e kufirit që ndante vëllazërit e një nëne, flet gatishmëria e grupit të Muhamet Malësorit me shtatë studentë të Krushës së Madhe, vendosmëria e grupit të Mujë Krasniqit me dyzetë dëshmorë, trimëria e Agim Zenelit të pythyeshëm që …

Më shumë...

Fatmir Xhemajl Sahiti (15.1.1969 – 30.5.1998)

Fatmir Xhemajl Sahiti (15. 1. 1969 - 30. 5. 1998)

Në çdo luftë e në çdo kryengritje Drenica është ngritur e para dhe e para e ka kthyer pushkën armikut. Drenica i ka lindur dhe rritur bijtë e bijat më të mirë për atdhe, pandaj më të drejtë sot Drenicën e quajmë djepi i trimave liridashës të shqiptarisë. Edhe në …

Më shumë...

Rasim Rrahman Kiçina (25.8.1972 – 30.5.1999)

Rasim Kicina

Përveç shumë luftëtarëve të përkushtuar të lirisë të epopesë së luftës sonë çlirimtare, në këto radhë shquhej edhe një djalosh i guximshëm i Drenicës. Qysh në ditët e para të nismës së tij rrugës drejt këputjes së prangave të robërisë kishte grushtuar dy policë serbë në tren. I kishte rrahur …

Më shumë...

Shahin Rifat Syla (10.2.1942 – 30.5.1999)

Shahin Rifat Syla (10.2.1942 – 30.5.1999)

Shahin Syla u lind mё 10. 2. 1942 nё Kollë tё Artakollit, tё komunës së Vushtrrisё. Prindërit, Rifati dhe Hyra i patën pesë fëmijë: Brahimin, Rrahimin, Qerimin e Shahinin dhe Fazilen. Shahini kishte kryer vetëm dy klasë të shkollës fillore. U mor me punë  bujqësie. Ishte fshatar patriot, që vetëm …

Më shumë...

Brahim Zymer Mushkolaj (26.6.1954 – 30.5.1998)

Brahim Zymer Mushkolaj (26.6.1954 - 30.5.1998)

Trimi i shquar dhe sakrificës sublime, Brahim Mushkolaj u lind më 27.6.1954 në Deçan. Prindërit e tij, Zymer e Sofë Mushkolaj kishin pesë fëmijë. Familja e Brahimit shpeshherë ishte keqtrajtuar nga policia serbe me pretekst të kërkimit të armëve. Më 1990, Brahimi, bashkë me tre djemtë, u keqtrajtua pesë ditë …

Më shumë...

Nagip Muharrem Cacaj (12.6.1959 – 30.5.1998)

Nagip Muharrem Cacaj (12.6.1959 – 30.5.1998)

Dëshmori Nagip Cacaj u lind më 12 qershor të vitit 1959 në Deçan, ku edhe i mori frymëzimet e para atdhetare. Babai i dëshmorit, Muharremi, në vitet e pasluftës së Dytë Botërore i takonte lëvizjas së organizuar kombëtare, duke qenë pjesë e grupit të udhëhequr nga mësuesi atdhetar Rrustem Dukagjini …

Më shumë...

Halit Asllan Asllani (18.3.1961 – 29.5.1998)

Halit Asllan Asllani (18.3.1961 - 29.5.1998)

Reka e Keqe e Malësisë së Gjakovës, e njohur për trimëritë e burrave të saj në të kaluarën, e për qëndresën kundër hordhive turke gjatë ekspeditave të udhëhequra nga pashallarë në zë, në kohën e Perandorisë Osmane, u dëshmua dhe sprovua edhe një herë në fund të shekullit XX. Por, …

Më shumë...

Muharrem Rrustem Lataj (3.10.1976 – 29.5.1998)

Muharrem Rrustem Lataj (3.10.1976 - 29.5.1998)

Menjëherë pas luftës heroike në Prekazin legjendar, pastaj në Gllogjan të komunës së Deçanit, edhe carrabregasit iu bashkuan luftës për liri, që nga mesi i prillit 1998, duke formuar shtabe lokale luftarake dhe emergjente, pika mbrojtjeje e luftimi, mundësuan zhvillimin e një beteje pesëmuajshe (prill-shtator 1998) që la gjurmë në …

Më shumë...