Dëshmorët

Xhevdet Faik Guri (15.1.1971 – 22.4.1999)

Xhevdet Faik Guri (15.1.1971 – 22.4.1999)

Xhevdet Guri u lind me 25 janar të vitit 1971 në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Katër klasë të shkollës fillore i kreu ne vendlindje, ndërsa katër klasët e tjera i përfundoi në shkollën fillore në fshatin Bicaj . Shkollën e mesme e kreu në Kaçanik në drejtimin për agjustator . …

Më shumë...

Isa Sabit Kastrati (9.4.1947 – 21.4.1999)

Isa Sabit Kastrati (9.4.1947 – 21.4.1999)

Ndër luftëtarët e përkushtuar të çështjes kombëtare, që me fanatizëm ndoqën traditën e luftës për çlirim deri në rënie, është edhe Isa Kastrati. Duke qenë bir i një familjeje të malësisë së Gollakut, e njohur për edukatë atdhetare dhe për frymë rezistence kundër pushtuesit, ai, që nga ditët e hershme …

Më shumë...

Enver Rasim Bajrami (30.9.1976 – 21.4.2000)

Enver Rasim Bajrami (30.9.1976 – 21.4.2000)

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ishin shkëputur nga Kosova në kohën kur Kosova u definua si krahinë autonome në kuadrin e Jugosllavisë titiste. Me qëllim që ta ndryshonte strukturën etnike të kësaj krahine në favor të popullsisë serbe, Serbia ia bashkoi Kosovës disa komuna me popullsi serbe, siç ishin Leposaviqi e …

Më shumë...

Sherif Faik Januzi (22.12.1978 – 21.4.2000)

Sherif Faik Januzi (22.12.1978 – 21.4.2000)

Dëshmori Sherif Januzi u lind në fashtin Breznicë të komunës së Bujanocit, më 22.12.1978. I ati i tij, Faiku, kishte qenë i përndjekur nga shërbimi shtetëror serb i sigurimit meqenëse në vitin 1985, më qëllim të përhapjes së ideve atdhetare, kishte shkruar parulla me thirrje për shpalljen e Republikës së …

Më shumë...

Armend Selim Daci (20.4.1976 – 21.4.1996)

Armend Selim Daci (20.4.1976 – 21.4.1996)

Armend Daci u lind më 20 prill të vitit 1976, në Deçan, në një familje të ndershme dhe intelektuale. Në gjirin familjar u edukua në frymë të shëndoshë kombëtare. Që nga fëmijëria ishte brumosur me ide atdhetarie dhe për të qenë i dobishëm e në shërbim të shoqërisë dhe të …

Më shumë...

Sokol Mustafë Sopi (8.10.1977-21.4.1999)

Sokol Mustafë Sopi (8.10.1977-21.4.1999)

Njëra prej familjeve të malësisë së Gollakut, të cilat angazhimin për lirinë e atdheut e kishin bërë traditë, është edhe ajo e dëshmorit Sokol Sopi. Të parët e kësaj familjeje ishin dëbuar përdhunshëm nga fshati Statofc, në kohën e dyndjeve të mëdha shqiptare nga trojet e tyre në Serbinë e sotme, në shekullin e 19-të. …

Më shumë...

Afrim Avdi Vitia (27.5.1982-21.4.1999)

Afrim Avdi Vitia (27.5.1982-21.4.1999)

Se lufta për çlirimin e Kosovës nga robëria njëshekullore serbe ishte bërë ideal i djalërisë shqiptare, dëshmon edhe flijimi për atdhe i të riut nga Mareci i malësisë së Gollakut, Afrim Vitia. Afrimi ende s’i kishte rënë brisk fytyrës, kur, si mijëra të rinj të tjerë shqiptarë, kishte bërë betimin …

Më shumë...

Lutfi Shaban Vitia (15.11.1976 – 20.4.1999)

Lutfi Shaban Vitia (15.11.1976 – 20.4.1999)

“Bal, i ke pesë djem, dy duhet t’i japësh për luftën! Një jam unë!”. Këto ishin fjalët që dëshmori i kombit, Lutfi Vitia ia kishte thënë të atit, Shabanit, duke ia përkujtuar obligimin që çdo familje atdhetare shqiptare kishte për t’i kontribuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtuesit …

Më shumë...

Kadri Salih Qerimi (10.12.1968 – 20.4.1999)

Kadri Salih Qerimi (10.12.1968 - 20.4.1999)

Familja Qerimi nga Katunishta është dëshmuar me patriotizëm dhe sakrificë për atdhe, duke dhënë trima luftëtarë në të gjitha kohërat. Gjyshi i Kadriut, Ademi, ishte në grupin e shqiptarëve që u dërguan për të luftuar armikun dhe shkoi nga Prishtina deri në Tivar, në këmbë. Atje arriti një ditë pas …

Më shumë...

Ali Vesel Vitia (7.3.1960 – 20.4.1999)

Ali Vesel Vitia (7.3.1960 - 20.4.1999)

Ali Vitia lindi në një familje të varfër dhe me ndjenja nacionaliste, në fshatin Marec të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe menjëherë u regjistrua në Shkollën Normale Pedagogjike në Prishtinë, ku kreu dy vitet e para të saj. U detyrua ta ndërpresë shkollën në Prishtinë, …

Më shumë...

Besim Isa Vitia (12.7.1969 – 20.4.1999)

Besim Isa Vitia (12.7.1969 – 20.4.1999)

Besimi u lind më 12 korrik të vitit 1969 në fshatin Viti të Marecit, komuna e Prishtinës, nga prindërit Isë e Nazife Vitia. Shkollën fillore e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Ka kryer dy vite të shkollës së mesme ekonomike. Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike iu …

Më shumë...

Burim Ilaz Vitia (29.11.1980 – 20.4.1999)

Burim Ilaz Vitia (29.11.1980 – 20.4.1999)

Burim Vitia u lind më 29 nëntor 1980, në fshatin Viti e Marecit të komunës së Prishtinës, nga prindërit Ilaz e Safete Vitia. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e filloi në Prishtinë. E kreu një vit të shkollës së mesme, pastaj, edhe pse shumë i ri …

Më shumë...

Demir Brahim Vitia (25.2.1979 – 20.4.1999)

Demir Brahim Vitia (25.2.1979 – 20.4.1999)

Demir Vitia lindi më 25 shkurt 1979 në Viti të Marecit, të komunës së Prishtinës nga prindërit Brahim e Nafize Vitia. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen e vazhdoi në Prishtinë, por si shumica e bashkëmoshatarëve, me kushte të papërballueshme ekonomike, edhe Demirit, shkolla e mesme i …

Më shumë...

Feti Jahir Haxholli (11.6.1975 – 20.4.1999)

Feti Jahir Haxholli (11.6.1975 – 20.4.1999)

Fetiu u lind më 11 qershor të vitit 1975 në fshatin Viti të Marecit, komuna e Prishtinës. Ai ishte djali i Jahirit dhe i Fazile Haxhollit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen, Shkollën Teknike , në Prishtinë. Rrjedh nga një familje e varfër, por e ndershme fshatare. …

Më shumë...

Ramiz Sadik Brahimaj (25.7.1955- 19.4.1999)

Ramiz Sadik Brahimaj (25.7.1955- 19.4.1999)

Ramiz Sadik Brahimaj, u lind me 25 korrik 1955 në fshatin Novosellë të komunës së Pejës. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes kurse pas përfundimit të gjimnazit me sukses të lartë, vijoi edhe në shkollën Komerciale të Pejës. Ramizi rrjedh nga një familje kontributdhënëse e cila shquhet për …

Më shumë...

Selman Bekë Lajçi (9.2.1954 – 19.4.1999)

Selman Bekë Lajçi (9.2.1954 - 19.4.1999)

Trimëria tradicionale dhe qëndresa e pamposhtur në të gjitha rrebeshet e pakursyeshme të historisë në Rugovë, janë faqe të veçanta të heroizmit në historinë e popullit shqiptar. Rugovasit, në të gjitha lëvizjet kombëtare iu kanë përgjigjur sfidave. Ata u bënë digë e pakalueshme për të gjithë pushtuesit, të cilët synonin …

Më shumë...