Dëshmorët

Zymer Halim Goxhuli (10.1.1965 – 14.10.1998)

Zymer Halim Goxhuli (10.1.1965 - 14.10.1998)

Familja Goxhuli i Makërmalit të Drenicës është e njohur për mençuri dhe trimëri. Nga kjo familje ishte plaku i fiseve, satiriku i mirënjohur popullor, por edhe krijuesi i shumë këngëve të trimërisë, Dervish Goxhuli. Luftës çlirimtare të Shaban Palluzhës, burrat e këtij fshati i dhanë shumë luftëtarë. Nga presioni dhe …

Më shumë...

Abedin Sokol Rexha (8.7.1969 – 8.10.1998)

Abedin Sokol Rexha (8.7.1969 – 8.10.1998)

Abedin Rexha, lindi me 8 korrik të vitit 1969 në në fshatin Vojnik, të komunës së Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skënderaj, kurse studimet i vijoj në fakultetin Xehtaro-Metalorgjik, në Mitrovicë. Gjatë kohës së shkollimit të mesëm, ra në kontakt  me veprimtarët e ilegales. Asokohe …

Më shumë...

Musa Xhafer Hajrizi (20.8.1975 – 6.10.2000)

Musa Xhafer Hajrizi (20.8.1975 - 6.10.2000)

Fshati Strovc i Vushtrrisë, i njohur për rezistencë kundër pushtuesve të ndryshëm, luftës heroike të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë dëshmorët: Jashar Jashari, i njohur si Komandant Duraku, Januz Jasharin, Xajë Jasharin, Hamdi Hajrizin, Enver Tahirin, Nazmi Aliun dhe Musa Hajrizin. Musa Hajrizi, lindi më 20 gusht 1975, …

Më shumë...

Shpëtim Zeqir Robaj (15.10.1957 – 30.9.1998)

Shpëtim Zeqir Robaj (15.10.1957 - 30.9.1998)

Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krahas rinisë përparimtare liridashëse të Kosovës dhe të mbarë trojeve shqiptare iu përgjigjen edhe disa punëtorë humanitarë dhe mjekë të njohur si: Shpëtim Robaj, Lec Leci-Gradica, Hafir Shala( i zhdukur), Izet Hima, Igballe Oshlani, Vesel Elezi, Blerim Dema, Fahredin Hoti, Masar Radoniqi, Faton Huma, …

Më shumë...

Eset Xhafer Ibishi (9.6.1969 – 30.9.2000)

Eset Xhafer Ibishi (9.6.1969 - 30.9.2000)

Rajoni i Mitrovicës dhe Shalës së Bajgorës gjatë gjithë historisë ka dhënë kontribut të çmuar në luftën për liri dhe çlirim kombëtar sipas konceptit kombëtar të Rilindësve. Kështu ndodhi edhe në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një kapitull më vete në historinë …

Më shumë...

Ferki Ali Aliu (3.5.1970 – 29.9.1999)

Ferki Ali Aliu (3.5.1970 - 29.9.1999)

Të shumtë janë bijë e bijat e këtij kombi që janë rritur që nga fëmijëria të jenë në ballë të kauzave dhe preokupimeve të cilat e mundojnë atdheun. I tillë ishte vigani dhe burrë-trimi i rrallë që ka lindur mbi këtë tokë, dëshmori i kombit, Ferki Aliu nga Pantina e …

Më shumë...

Nazim Xhemshir Terziu (8.9.1977 – 28.9.1998)

Nazim Xhemshir Terziu (8.9.1977 - 28.9.1998)

Nazim Terziu lindi më 8 tetor të viti 1977, në fshatin e quajtur Sllatina e Lepencit. Kjo familje ashtu si edhe shumë familje të tjera shqiptare liridashëse, ishte e varfër ekonomikisht. Përveç kësaj familja Tërziu, për shkak të qëndresës dhe kundërshtimit që i kishte bërë pushtetit okupator ishte në shënjestër …

Më shumë...

Bajram Hetem Sylejmani (3.12.1965 – 28.9.1998)

Bajram Hetem Sylejmani (3.12.1965 - 28.9.1998)

Dëshmori Bajram Sylejmani ka lindur më 3 dhjetor të vitit 1965, në fshatin Sadovinë të komunës së Vitisë. Ditët e fëmijërisë i kaloi në një rreth të gjerë bashkëmoshatarësh të fshatit e të kushërirëve. Duke qenë me moshë të përafërt, veçanërisht i lidhur ishte edhe me dy djemtë e tezeve, …

Më shumë...

Lulëzim Shaip Guta (28.3.1980 – 28.9.1998)

Lulëzim Shaip Guta (28.3.1980 - 28.9.1998)

Lulëzim Guta u lind më 28 mars të vitit 1980, në Therandë (ish-Suharekë), në një familje me tradita intelektuale e patriotike. Shkollën fillore e kreu në Therandë, ndërsa të mesmen në Prizren, dega e mjekësisë së përgjithshme. Në bankat e shkollës fillore, Lulëzimi ishte nxënës shembullor, me mësime e sjellje. …

Më shumë...

Gursel Hetem Sylejmani (1.11.1961 – 28.9.1998)

Gursel Hetem Sylejmani (1.11.1961 - 28.9.1998)

Duke parë sjelljet, qëndrimin dhe fjalët e Gurselit, shpeshherë mendoja dhe i thosha vetes: ky djalë nuk mund të jetë i tjetërkujt, përveçse i lirisë, me këto fjalë, nëna e tij, Sofia, përmbledh tërë atë që mund të thuhet për shpirtin liridashës e kombëtarisht të formuar të dëshmorit Gursel Sylejmani. …

Më shumë...

Sejdi Muharrem Sejdiu (8.7.1960 – 28.9.1998)

Sejdi Muharrem Sejdiu (8.7.1960 - 28.9.1998)

Sejdi Sejdiu ka lindur më 8 korrik të vitit 1960, në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt. Ai ishte rritur, si fëmijë i hareshëm dhe plot vrull. Ndër fëmijët e lagjes ishte dalluar me frymën e guximit e të iniciativës, në lojë dhe në aventurat e tjera fëmijërore. Në moshën …

Më shumë...

Bashkim Ramush Vishi (18.5.1977 – 28.9.1998)

Bashkim Ramush Vishi (18.5.1977 - 28.9.1998)

Më 18 maj të vitit 1977, në shtëpinë bujare e atdhetare të Ramush Vishit, në Dubravë, u dha lajmi për lindjen e djalit, trashëgimtarit të familjes, vëlla i pesë motrave, djalë i dëshirit. Djalin e pagëzuan me emrin Bashkim, një aspiratë e kahershme e liridashësve të Kosovës në përgjithësi e …

Më shumë...

Kemajl Ruzhdi Hetemi (10.2.1968 – 28.9.1998)

Kemajl Ruzhdi Hetemi (10.2.1968 - 28.9.1998)

Kemajli  lindi më 10 shkurt të vitit 1968 në Ferizaj. Babë Ruzhdiu dhe nënë Habibja, u përkujdesën duke punuar me mund e djersë, për të krijuar kushte për edukimin dhe rritjen e mbarë të  tre bijve të tyre. Mësimet fillestare Kemajli i kreu në shkollën tetëvjeçare “Tefik Çanga” në Ferizaj. …

Më shumë...

Sadri Shaban Lokaj (26.4.1979 – 27.9.1998)

Sadri Shaban Lokaj (26.4.1979 - 27.9.1998)

“Amanet baba Shaban: Lypma trupin kah e kam! Çom’ te Kulla n’at Gllogjan, Çom’ te Kulla në oborr Edhe gjoma ni vend për vorr!” (kushtuar Sadri Lokajt, nga rapsodi popullor) Se ç’rëndësi ka varri për familjen e luftëtarit të lirisë që bjen heroikisht në fushëbetejë, dëshmon prezenca e motivit të …

Më shumë...

Skënder Liman Shala (20.8.1977 – 26.9.1998)

Skënder Liman Shala (20.8.1977 – 26.9.1998)

Drenica si gjithmonë ka qenë në ballë proceseve të rëndësisë së madhe, kur ka qenë në pyetje fati i atdheut dhe në të cilat kanë marrë rrjedhë tjeter historia kombëtare. Edhe në luftën e lavdishme dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kjo trevë liridashëse i është përgjigjur thirrjes së …

Më shumë...

Fitim Dinë Jakupi (13.10.1978 – 26.9.1998)

Fitim Dinë Jakupi (13.10.1978 - 26.9.1998)

Fitimi Jakupi u lind më 13 tetor të vitit 1978, në fshatin Cerovik të Klinës. Babai Dini dhe Nënë Miradija rriten bijtë: Fitimin, Hazirin, Afrimin si dhe bijat: Hanifen dhe Violeten. Shkollën fillore e kreu në Cerovik, të mesmen në Llozicë. Në vend se të ndiqte studimet, ashtu si shumica …

Më shumë...