Izahir Gani Troni (29.7.1960 - 9.4.1999)

Izahir Gani Troni (29.7.1960 – 9.4.1999)

Në veri të Grykës së Kaçanikut, anës lumit Lepenc, gjendet fshati Trimor (ish-Kovaçevë), dy kilometra larg Kaçanikut. Në këtë fshat jeton familja, Troni e cila është e njohur për traditat patriotike e kombëtare. Nga gjiri i kësaj familjeje dolën shumë luftëtarë, njëri ndër ta ishte edhe komandant Izahir Troni, i cili sakrificën dhe gjakun e dhënë për liri i dëshmoi me pjesëmarrjen aktive për çlirimin e atdheut. Më 29 korrik 1960, në familjen e Gani Tronit lindi djali, të cilin e pagëzuan me emrin Izahir. Fëmijërinë e kaloi pranë prindërve, ndërsa mësimet e para i mori në shkollën fillore të fshatit Trimor, më pas e përfundoi në fshatin Biqec.

Pas mbarimit me sukses të shkollës fillore, u regjistrua në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Kaçanik. Me aktivitetin e tij shquhet si nxënës i mirë dhe i disiplinuar, ndërsa për patriotizmin e shquar, shokët e çmonin shumë dhe kishin besim të madh në të. Izahir Troni rrjedh nga një familje mesatarisht e pasur, por me ndjenja bujare dhe e edukuar në frymën e lartë patriotike. Për shkak të kushteve objektive nuk pati mundësi të vazhdojë studimet, mirëpo u angazhua në punë për ta mbajtur familjen. Në moshën 19 – vjeçare martohet. Pas një viti martese detyrohet të shkojë në armatën jugosllave, ku si shumë të rinj të tjerë shqiptarë ai gjendet në një pozitë shumë të vështirë pasi ishte në shërbimin ushtarak mu në kohën kur në Kosovë u zhvilluan demonstratat gjithëpopullore të vitit 1981. Në armatën jugosllave asokohe filloi fushatë e egër antishqiptare.

Pas kthimit nga shërbimi ushtarak jugosllav, Izahir Troni një kohë të gjatë punoi me kamionin e tij privat, punë të ndryshme. Në Kosovë dita-ditës vinte duke u përkeqësuar situata nga pushtuesi i atëhershëm anti-shqiptar në krye me kryekriminelin Millosheviq. Kjo situatë e tendosur e bënte që edhe si i ri që ishte, të interesohej për çështje kombëtare.

lzahiri ishte i urtë, besnik, por mbi të gjitha liridashës për atdheun. Këtë e dëshmon me punën e tij të palodhshme duke punuar me shokë kundër pushtuesit okupues sllav dhe ishte pjesëmarrës i shumë demonstratave që u zhvilluan në vitet 90 të shekullit të kaluar në vendin tonë.

Vendosmëria dhe trimëria e tij e bënte që të ishte në ballë të çdo aksioni ilegal. lzahiri kishte një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjithë shokët që punonin për çështjen kombëtare. Si shumë shqiptarë të tjerë detyrohet që të largohet nga vendlindja në vitin 1995. Emigroi në Gjermani për të punuar sa për të mbajtur familjen. Edhe në mërgim nuk e ndali aktivitetin e tij për lirinë e popullit shqiptar. Kishte mundësi ta merrte edhe familjen e tij atje sikur shumë bashkëkombës të tjerë, por këtë nuk e bëri, sepse synim kishte kthimin dhe jetën në atdhe.

Nga fundi i vitit 1997, përfundimisht u kthye në Kosovë për të gjetur mënyrën për rrugën e lirisë, pikërisht në kohën kur i duhej më së shumti, në kohën kur në Kosovë Ushtria Çlirimtare kishte filluar aksionet kundër pushtuesit serb dhe kundër kolaboracionistëve shqiptarë.

Gjatë kthimit për në vendlindje lzahiri, kufirin nga Maqedonia do ta kalonte ilegalisht nëpër male, pasi pushtuesi nuk lejonte që në Kosovë të ktheheshin shqiptarët. Ata dëshironin që Kosova të zbrazej nga të rinjtë shqiptarë. Në janar të vitit 1998, Izahiri përcillte me kujdes të veçantë ngjarjet që po zhvilloheshin në Kosovë.

Pasi që babai i lzahirit, Gani Troni ishte takuar me Ramadan Zharkun dhe me Ismet Kukën, ata i kishin kontaktet e para për t’u inkuadrua në radhët e UÇK-së, pasi që disa ditë që kishin filluar punën për të gjetur njerëz që mund t’iu besonin për të organizuar rezistencën dhe luftën çlirimtare edhe në rrethin e Kaçanikut, Në mbrëmje, Gani Troni pas një bisede që kishte pasur me djalin e tij, lzahirin, u pajtuan duke u betuar në flamurin dhe gjakun e Komandantit Adem Jashari, që nga ajo ditë t’i përveshën punës për atdhe.

Në fillim të muajit prill 1998, pikërisht në shtëpinë e Izahir Tronit në mbrëmje arritën edhe ushtarët e parë të UÇK-së, ku Izahiri i priti me dashuri dhe krenari. Atë mbrëmje në shtëpinë e dëshmorit të ardhshëm të UÇK-së, Izahir Troni, ishin Shukri Buja, Imri Ilazi, Agim Bajrami, të cilët biseduan rreth organizimit të UÇK-së. Atë natë ishte ftuar edhe kushëriri i Izahirit, Haki Troni i cili kishte një pushkë personale. Nga ajo mbrëmje filloi punën në ilegalitet Izahiri, i cili mori një pushkë automatike nga Komandanti, Agim Bajrami.

Fillimisht Izahirit me shokë ishin angazhuar në bartjen e armatimit, pasi që ai kishte një bunker në shtëpinë ku banonte. Pasi UÇK-ja kishte filluar të zgjerohej në rrethin e Kaçanikut ku punët bëheshin me përkushtim. Armët e para që u sollën nga Qafëshqipja, ishin nga Izahir Troni, Haki Troni, Nefail Troni dhe Shefket Troni, pasi edhe ky i fundit ishte inkuadruar në UÇK-ë. Armët kryesisht barteshin me kuaj e ndonjëherë edhe me shpinë të trimave që nuk lodheshin duke punur për atdhe. Vlen të theksohet se me organizimin e Komandantit të njësitit të Kaçanikut, Agim Bajrami, me ndihmën e pakursyer të ushtarëve, ishin furnizuar me armarim edhe Brigada dhe Zona ku armatimi i këtij njësiti kishte arritur në Jezerc-Kleçkë-Drenicë, etj.

Në lagjen, te Tronët e poshtëm të fshatit Trimor, tani ishin bërë shumë ushtarë. Që nga kyçja e Izahirit më pas zgjerimi vazhdoi me pranimin në radhë edhe të Haki Tronit, Gani Tronit, Shefket Tronit, Esat Tronit, Nefail Tronit, Xhevahir Troni (djali i Izahirit), Selajdin Tronit, më vonë Brahim Tronit dhe Skënder Tronit, të cilët dhanë një kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës, me plot krenari mund të thuhet se nga kjo lagje i shkoi prapa Izahirit.

Njësiti i Kaçanikut ishte zgjeruar edhe më shumë. Izahiri gjithmonë ishte i gatshëm për sakrificë. Ai bashkëpunoi me shumë njerëz që ishin të gatshëm duke pasur besim se vetëm me luftë çlirimtare do të mund të arrihej qëllimi. Ishte në kontakte të përditshme me Agim Bajramin, Qamil Ilazin me Beqir Krasniqin në Bicaj me Fadil Xh. Bunjakun në Kukaj me Shefket Kukën dhe Shaqir Kukën, me Heset Malsiun dhe Muhamet Malsiun, në Doganaj, në Sopot me Ibrahim Dalloshin dhe Agim Demnikën, në fshatin Nikaj me Azem Gurin dhe Feriz Gurin, në trevën e Hanit të Elezit me Emrush Sumën dhe Mehmet Ballazhin, në Runjevë me Ejup Runjevën, në Bob me Fadil Qakën, në fshatin Gabrricë me Hajrush Kurtajn e Hetem Hasajn, në Duraj me Metush Zenunin.

Shtëpia e Izahirit ishte bërë qerdhe e UÇK-së e Komandant Agim Bajramit, gjatë kohës sa kishte vepruar deri në rënien e tij. Izahiri kishte një bashkëpunim të mirë edhe me Ilaz Cekën, Hajrush Lumën, Xhemajl Burrnikun, Hysret quykun, Xhafer Zharkun e luftëtarë të tjerë.

Izahiri kishte një bashkëpunim me anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës, si me Azem Sylën, me Ilmi Reçicën, Shukri Bujën, komandant i ZON-ës, Daut llazin epror i UÇK-së, Imri Ilazi, Hysen Shahinin, Shefi Shtabit të Zonës e disa luftarë nga Zona të ndryshme.

Pas një pune të rëndë që bënte Izahiri me shokë, në krye me komandantin e njësitit të Kaçanikut, Agim Bajramin-“Zefi”, dëshmor, dhe pas organizimit që kishin bërë në zgjerimin e UÇK-së në trevën e Kaçanikut, komandant “Zefit”, iu desh të shkonte në jezerc, në Brigadën 161 “Ahmet Kaçiku” për koordinimin e punëve me qëllim për të zgjeruar edhe më shumë korridoret e UÇK-së. Më 9 gusht 1998, Agim Bajrami, së bashku me ushtarët e UÇK-së, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca, pasi ishin kthyer nga jezerci në fshatin Gabrricë, në shtëpinë e Miftar Kurtajt, ishin kthyer nëpër një rrugë të gjatë dhe ndaluan të pushonin.

Lëvizjen e tre luftëtarëve e kishin hetuar spiunët shqiptarë dhe kështu kishin lajmëruar forcat e armikut dhe në mëngjesin e 10 gushtit 1998 u rrethuan trimat dhe pas disa orë luftimesh ata ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut.

Pas rënies së Agim Bajramit, Izahir Troni dhe gjithë lagjja e Tronëve të poshtëm u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Asokohe vendoset që familjet të strehoheshin në male, në vendin e quajtur, Kroni i Stanit, kurse ushtarët të bënin roje afër shtëpive. Familjet e lagjes Troni, nga datat 10 gusht, deri më 17 gusht kishin qëndruar në male. Më vonë familjet u kthyen në shtëpi, ku Izahiri bashkë me ushtarët e UÇK-së: Haki Troni, Xhevahir Troni, Shefket Troni, Selajdin Troni, Nefail Treni, Hesat Troni, Brahim Troni, e Skënder Troni ishte detyruar që netët t’i kalojë në male.

Më 17 gusht 1998, Izahir Troni bashkë me »Qamil Ilazin, Islam Hasajn dhe Ietish Terziun, shkon për në jezerc, për t’ju bashkuar Brigadës 161, e cila më vonë do të marrë emrin e dëshmorit Ahmet Kaçiku, ku merr pjesë në luftimet që u zhvilluan atje.

Më 29 gusht 1998, bashkë me 17 shokë, ndër ta edhe komandant Ahmet Kaçiku, mori rrugën për në Kaçanik. Duke kaluar nëpër male, ata arritën në fshatin Sllatinë, në vendin e quajtur Picërrak, ku edhe hasën në pikat e forcave të armikut. Aty Izahiri me shokë luftoi për disa orë rresht, ku tërhiqen vetëm me një të plagosur, duke lënë të vrarë disa ushtarë të armikut të cilët i kishin sulmuar në befasi.

Pas luftimeve që u zhvilluan në Picërrak, Izahiri me gjithë shokët u kthye prapë në jezerc, për të marrë rrugën, më vonë, për në Kaçanik. Me fillimin e luftimeve te Puset e Nikës, në shtëpinë e Izahir Tronit kishin arritur Qamil Ilazi, komandant i brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe zv.komandanti Hajrush Kurtaj, me ç’rast u vendos që edhe Izahiri të shkonte në fshatin Puset e Nikës, në ndihmë trimave të UÇK-së, pasi që lzahiri posedonte snajperin 12,7 mm, të cilin e kishte marrë për merita lufte.

Më 26.13.1999, që nga orët e hershme të mëngjesit, bashkë me shumë ushtarë të lirisë, luftoi me një trimëri të madhe kundër forcave të armikut. Snajperi i lzahirit merrte shenjë dhe mbillte vdekje për armikun.
Ndërkohë Izahiri u shkon në ndihmë bashkëluftëtarëve në betejën e lvajës, duke qëndruar i pamposhtur çdo herë. Pas dëshmimit të aftësive ushtarake në shumë beteja dhe pas punës së palodhshme që kishte bërë në organizimin e ushtarëve të UÇK-së, Izahir Troni nga komanda e Brigadës 162 Agim Bajrami” merr gradën e komandantit të togut.

Pas humbjeve të mëdha që kishin pësuar forcat e armikut te Puset e Nikës dhe në betejën e Gajres, bishatu vërsulën në qytezën e Kaçanikut, ku më 28 mars 1999, pikërisht në ditën e Bajramit, vranë disa civilë të pafajshëm, i vranë vetëm se ishin shqiptarë, i vranë vetëm se mund t’i vrisnin.
Pas vrasjes së civilëve të rëndomtë, nga Shtabi i UÇK-së në Kaçanik ishte dhënë urdhri që UÇK-ja të hyjë edhe në qytezën e Kaçanikut, për t’i shkuar në ndihmë popullatës civile.

Izahiri ishte njëri ndër ushtarët e parë të UÇK-së që kishte hyrë në qytezën e Kaçanikut, ku vendoset në Lagjen e Re, me një pjesë të togut të tij. Ardhja e ushtarëve të UÇK-së në Kaçanik tërboi edhe më shumë armikun. Togjet ishin vendosur në vija të ndara të frontit. Kështu u zhvillua edhe beteja e parë në qytezën e Kaçanikut, më 8 prill 1999. Ai, me togën e tij dhe me shumë vullnetarë, luftoi më 8 prill 1999, duke i shkaktuar si në çdo betejë humbje të mëdha armikut, në njerëz dhe në teknikë e makineri luftarake. Atë ditë u zhvillua një betejë e ashpër, ku Izahiri kishte qëndruar me gjoks hapur, sepse e dinte se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet liria për popullin e tij të shumëvuajtur.

Në mbrëmjen e 8 prillit u mbajt edhe mbledhja e komandës, ku mori pjesë komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi, komandanti i togës Izahir Troni, komandanti i Batalionit të dytë, Azem Guri e shumë të tjerë, ku u bisedua lidhur me organizimin e aksioneve mbrojtëse e sulmuese kundër armikut që po vazhdonte të sulmonte me të gjitha mjetet, duke qenë i vetëdijshëm se po i numëronte ditët e fundit përballë UÇK-së. Kështu, në orën 8 të mëngjesit të 9 prillit 1999, në shtëpinë e Azem Krivanjevës, ku ishte i vendosur togu i komanduar nga Izahir Troni, ra edhe granata, por trimin nuk mund ta gjenin në befasi.

Më 9 prill 1999 filloi një konfrontim i trimave të Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare me forcat serbe. Togu i udhëhequr nga kryetrimi, komandanti Izahir Troni, që në fillim të ofensivës armikut i kishte shkatërruar tanket e armikut dhe ia kishte vrarë shumë ushtarë. Beteja është zhvilluar me orë të tëra, por trimat nuk dorëzohen. Në këto luftime bie në fushën e nderit Izahir Troni për të mos vdekur kurrë.

Atë ditë, në betejën e lavdishme ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë edhe ushtarët: Fatmir Horuni, Remzi Zharku, Habit Dullovi, Mynyr Thaçi, Sulejman Kuka, Blerim Raka, Burim Rexha dhe Raif Krivanjeva, si dhe disa civilë.

Beteja e 9 prillit 1999 ishte njëra ndër betejat më të përgjakshme, që nga fillimi i luftës në komunën e Kaçanikut. Po atë ditë edhe në Rakoc ranë heroikisht edhe komandanti i togut të policisë ushtarake, Fadil Çaka me ushtarët e togut të tij dhe ushtarë të tjerë të UÇK-së. Ata ranë në vendin e quajtur Përroi i Rakocit. Me 9 prill 1999 ranë heroikisht 28 dëshmorë dhe 32 martirë. Ata me gjakun e tyre atdheut të dashur i dhanë dritë.

Dëshmori Izahir Troni, pas vete la babanë Ganiun, nënën, Arifen, vëllezërit Hesatin, Demushin, Sahitin, motrat, Shiqeren, Mukadezen, Ylfeten dhe Kimeten. Ka lënë edhe bashkëshorten, Arifen dhe fëmijët: Seiajdinin, Sefedinin, Mevliden, Alejdinin, Faredinin.

Familja e tij ka marrë mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Veprës së tij ijanë kushtu ar librat monografike “Shungullon Gryka e Kaçanikut” dhe “Dëshmorët e 9 Prillit”. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …