Institucionet

Ka nisur punën për herë të parë Shërbimi Stomatologjik Pediatrik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj

Ka nisur punën për herë të parë Shërbimi Stomatologjik Pediatrik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, pas përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisjes lokale për funksionalizim të shërbimeve në spitalin e qytetit të Skenderajt. Për të parë nga afër punën dhe interesimin e fëmijëve për ti kontrolluar dhe mjekuar …

Më shumë...

Në shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj është mbajtur diskutimi publik lidhur me Draft-Rregulloren për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba

Në ambientet e shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj është mbajtur diskutimi publik lidhur me Draft-Rregulloren për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba. Në diskutime kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, drejtorët e drejtorive, përfaqësues të bizneseve e qytetarë të tjerë. …

Më shumë...

Vazhdon tradita e pritjes së qytetarëve nga drejtuesit e Komunës së Malishevës

Në Komunën e Malishevës, vazhdon tradita e pritjes së palëve, apo qytetarëve, çdo të enjte duke filluar nga ora 13:00. Kështu edhe sot, dera ka qenë e hapur për qytetarët, të cilët i ka pritur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, e i cili është njoftuar me hallet, problemet …

Më shumë...

Qytetarët edhe këtë të enjte janë pritur në takim nga kryetari Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Iska, edhe këtë të enjte i kanë pritur në takim qytetarët. “ Edhe sot prita qytetarë të komunës së Rahovecit për takimet e përjavshme të së enjtes. Biseduam, shtjelluam tema të ndryshme e ndamë mendime të përbashkëta. …

Më shumë...

Kryetari Latifi, takohet me punëtorët e administratës komunale për raportin e vijueshmërisë përgjatë muajit shkurt

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka takuar punëtorët e administratës komunale, duke i njoftuar për masat që do të ndërmerren për ata që nuk e kanë respektuar orarin e punës dhe se ndalesa e mëditjeve do të filloj nga ky muaj. …

Më shumë...

Kryetari Nura së bashku me koordinatorin e Rrjetit të KEDS-it, Visar Mehaj, kanë takuar banorët e fshatit Lubovec

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me koordinatorin e Rrjetit të KEDS-it, Visar Mehaj, kanë takuar banorët e fshatit Lubovec, ku kanë parë nga afër gjendjen e shtyllave dhe rrjetit të elektrifikimit, e cila paraqitet shumë e rënduar. Banorët e fshatit Lubovec kanë kërkuar nëpërmjet kryetarit Nura, …

Më shumë...

Kryetari Kastrati priti ne takim ambasadorin e OSBE, Michael Davenport

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Michael Davenport me bashkëpunëtorë. Bashkëpunimi i deritanishëm mes Komunës së Malishevës dhe OSBE-së, si dhe projektet e ardhshme të përbashkëta ishin disa nga çështjet bazë të diskutimit gjatë këtij takimi të …

Më shumë...

Drejtori Shala inspektoi punimet në tribunat dhe zhveshtoret në stadiumin e qytetit në Malishevë

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, në kuadër të aktiviteteve të drejtorisë, sot e ka vizituar stadiumin e qytetit  “Liman Gegaj” në Malishevë, me qëllim të njoftimit me punimet që janë duke u realizuar në stadiumin e qytetit, përkatësisht në ndërtimin e tribunave dhe zhveshtoreve në …

Më shumë...

Komuna e Vitisë po finalizon Planin Zhvillimor Komunal dhe po punon në përgatitjen e hartave zonale për qytetin e Vitisë dhe Pozheranin

Me ftesën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është mbajtur një takim me grupin për përgatitjen e Hartave Zonale. Me këtë rast u bë me dije se komuna e Vitisë, në bashkëpunim me Kolegjin UBT- Prishtinë, ka finalizuar Propozim Planin Zhvillimor Komunal, i cili më pas do të …

Më shumë...

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport viziton Rahovecin, pritet në takim nga Kryetari, Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtori i Administratës, Besnik Hoti, kanë pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ku është biseduar për transparencë, qeverisje të mirë dhe për siguri. “Prita për një takim ambasadorin e OSBE-së në …

Më shumë...

Gjobë dhe zero tolerancë për secilin që tenton të përfitojë në mënyrë të pandershme

Mospërputhja e çmimit në raft dhe çmimit në arkë dënohet me ligj! Trajtimi i ankesave të qytetarëve nga drejtoria e Inspeksionit në komunën e Rahovecit e shpejtë dhe me korrektësi motivon edhe qytetarët e tjerë të nisin ankesa sa herë që të drejtat e tyre shkelen. Çmimi në raft është …

Më shumë...

SESION INFORMUES PËR GRANTE TË MINISTRISË SË ZHVILLIMIT RAJONAL PËR NDËRMARRËSI

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug, organizon sesion informues lidhur me skemën e granteve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për bizneset ekzistuese dhe për ndërmarrësit e rinj (start-up), me 22.03.2022 (e martë), prej orës 13:00, në sallën e asamblesë komunale. Ftohen të gjithë të interesuarit …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka takuar drejtorin e organizatës “Qatar Charity” – Zyra në Kosovë, Esam Dabab

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka takuar drejtorin e organizatës “Qatar Charity” – Zyra në Kosovë, Esam Dabab bashkë me koordinatorin e projekteve në këtë organizatë Valon Berisha, për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit, në këtë fillim mandati qeverisës, natyrisht me falënderimin e kryetarit Aliu dhe …

Më shumë...

Mbahet Forumi Konusultativ IPA II 

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë së Veriut, këtë të mërkurë kanë mbajtur Forumin Konsultativ IPA II në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovës.  Në këtë forum ka marr pjesë, kryetarët e të gjitha komunave në nivel vendi, por edhe   nënkryetari i …

Më shumë...

Projekte të shumta në fushën e shëndetësisë në komunën e Ferizajt

Këtë të mërkurë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr.Kemajl Emini, bashkë me dy anëtarët e Kuvendit të Komunës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Dr.Xhevdet Haxhidema dhe Elbasan Osmani, janë takuar me përfaqësuesit e organizatës “Qëndresa Kosovare” pjesë e shtetit te Kuvajtit. Në këtë takim janë …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, u mbajt takimi i rregullt i Këshillit të Drejtorëve. I pranishëm në takim ishte nënkryetari Sami Cacaj, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Hajdar Sutaj dhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Deçanit. Në takim u shqyrtua rendi i ditës dhe si …

Më shumë...