Brickos

Institucionet

FILLOI VAKSIMI I PERSONELIT SHËNDETËSOR NË QENDRËN KRYESORE TË MJEKËSISË FAMILJARE NË JUNIK

Ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në komunën e Junikut. QKMF në Junik ka bërë të gjitha përgaditjet si për nga ambienti i vaksinimit po ashtu edhe për nga stafi sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, ku nga sot do vaksinohet personeli …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Deçan  

Kuvendi i Komunës së Deçanit mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë, të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetareve u debatua për të vetmen pikë të rendit të ditës. 1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës …

Më shumë...

Ka filluar vaksinimi i punëtoreve shëndetësorë në QKMF-në e Vitisë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka filluar vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të kësaj qendre kundër virusit Covid-19. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha e Shëndetësisë, Hanife Jonuzi vizituan fillimin e procesit te vaksinimit të këtij personeli mjekësorë. Aty u pritën edhe nga Vjollca …

Më shumë...

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së parë të Komitetit për Auditim të Brendshëm për vitin2021 në komunën e Rahovecit

Kryesuesi i Komitetit për Auditim të Brendshëm në Komunën e Rahovecit, Sead Rama ka ftuar anëtarët e këtij Komiteti, që të marrin pjesë në mbledhjen e cila do të mbahet më 13 prill 2021 (e martë) me fillim në orën 14:00, në sallën e Kuvendit Komunal Rahovec. Për këtë mbledhje …

Më shumë...

Kryetari Kuçi u prit në takim nga ministri i MMPHI-së Liburn Aliu

Kryetari i komunës së Junik Agron Kuçi, u prit në takim nga ministri i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, të cilin kryetari Kuçi e njoftoj me prioritetet e komunës së Junikut, projektet infrastrukturore, zhvillimet e përgjithshme dhe sfidat. Ministri Aliu mirëpriti kryetarin Kuçi dhe u zotua …

Më shumë...

TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL TË JUNIKUT

Shtabi Emergjent komunal i komunës së Junikut, ka mbajtur takimin e radhës pas vendimit të Qeverisë për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Kryetari i komunës Agron Kuçi ka njoftuar anëtarët e shtabit me gjendjen epidemiologjike në komunën e Junikut dhe për …

Më shumë...

Pas reshjeve të borës, gjendja është e kalueshme në të gjitha rrugët e Ferizajt

Reshjet e borës që karakterizuan orët e para të ditës së sotme në gjithë vendin, nuk paraqesin vështirësi qarkullimi për qytetarët në gjithë akset rrugore të Komunës së Ferizajt. Nga terreni, njoftohet se ekipet e mirëmbajtjes dimërore të rrugëve, me makineritë e tyre, janë vazhdimisht në akset rrugore të Ferizajt …

Më shumë...

Në Han të Elezit Përkujtohet Pranvera Shqiptare 81

Në hapësirat e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ilaz Thaqi” në Han të Elezit, u mbajt një Akademi përkujtimore me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981. Në këtë Akademi, krahas pjesëmarrësve të tjerë, të pranishëm ishin Hydajet Hyseni nga Shoqata e të Burgosurve politik në Prishtinë …

Më shumë...

Latifi: Vendimi i Qeverisë për kufizimet shtesë është i ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi të tij në facebook ka thënë se, Vendimi i Qeverisë për kufizimet shtesë është i ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat, ai tha se Produktet e fermerëve tanë janë të gatshme për treg. Gjatë ditës kam marr shqetësimet e …

Më shumë...

KEK vepron konform vendimit të qeverisë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19

Duke pas parasysh gjendjen e krijuar si pasojë e rritjes së numrit të infektuarve në vend dhe vendimit të aksionarit (Qeverisë së Kosovës) nr. 01/05. dt: 05.04.2021 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19. Korporata Energjetike e Kosovës menjëherë ka …

Më shumë...

DSHMS në komunën e Hanit të Elezit, ka pranuar donacion me karroca për qytetarët në nevojë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Hanit të Elezit, ka pranuar donacion me karroca për qytetarët në nevojë dhe persona me aftësi të kufizuara. Ky donacion ka arritur nga Izet dhe Ajshe Fetinci me familjar të tyre, bashkatdhetarë tanë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Kryetari i …

Më shumë...

Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti covid

Komiteti komunal për mbrojtje dhe shpëtim në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot takimin e rregullt, për të shqyrtuar gjendjen momentale epidemiologjike në komunën e Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka njoftuar rreth raportit të fundit, me rastet e reja ku brenda 24 orëve, janë regjistruar 6 raste të …

Më shumë...

Vazhdon aksioni i pastrimit në qytetin e Vitisë

Aksioni tre javor i pastrimit që ka nisur ditë më parë në komunën e Vitisë, ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, konkretisht me pastrimin e varrezave ortodokse në qytetin e Vitisë, për të vazhduar në ditët në vijim edhe me aktivitete të tjera të pastrimit dhe atë pa dallime. …

Më shumë...

Komuna e Vitisë ka nisur me vendosjen e semaforëve në udhëkryqin Viti-Pozheran

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mos shkaktimit të tollovisë në trafik, në Viti, konkretisht në udhëkryqin i cili lidhë Pozheranin me qytetin e Vitisë, ka nisur vendosja apo instalimi i semaforëve. Ky investim po financohet nga Komuna e Vitisë dhe është mirëpritur nga qytetarët. Kryetari i Komunës së …

Më shumë...

Trotuaret në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj do të jenë vetëm në shërbim të këmbësorëve

Trotuaret në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj përgjatë gjithë vijës rrugore do të jenë vetëm në shërbim të këmbësorëve dhe jo siç ishin, parkingje e tollovi prej veturave, kjo u bë e mundur pas investimit që ka bërë komuna e Ferizajt në vendosjen e pengesave përgjatë gjithë vijës …

Më shumë...