Institucionet

Trotuaret në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj do të jenë vetëm në shërbim të këmbësorëve

Trotuaret në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj përgjatë gjithë vijës rrugore do të jenë vetëm në shërbim të këmbësorëve dhe jo siç ishin, parkingje e tollovi prej veturave, kjo u bë e mundur pas investimit që ka bërë komuna e Ferizajt në vendosjen e pengesave përgjatë gjithë vijës …

Më shumë...

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve në Deçan 

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari Sami Cacaj. Në këtë takim  u diskutua për çështje të ndryshme. Për masat e reja te Qeverisë dhe respektimi i tyre nga institucionet komunale. U kërkua nga Drejtorët te intensifikohen …

Më shumë...

Kryetari Latifi reagon pas vendimit të Qeverisë lidhur me masat e reja anti Covid

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka reaguar pas vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat e reja anti Covid. Ai ndër të tjera në reagimin e tij ka thënë:  Të nderuar mësimdhënës dhe prindër të Komunës së Rahovecit! Të dashur nxënës të komunës …

Më shumë...

37 raste të reja pozitive me COVID-19 në Ferizaj

Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19 në komunën e Ferizajt, bëhet e ditur se janë regjistruar edhe 37 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 774 numrin e rasteve aktive. Shërim të shpejtë të infektuarve #Mbanidistancën #Vendosemaskën

Më shumë...

Përurohet objekti i ri i Urgjenca në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me ish kryeministrin Ramush Hardinaj, bashkëpunëtorë, stafit mjekësorë dhe qytetarë, kanë bërë përurimin e objektit të ri të Urgjencës në Deçan. Kryetari Ramosaj e ka falënderuar ish Kryeministrit Ramush Haradinaj me rastin e përurimit të Urgjencës, pasi që siç tha ai, …

Më shumë...

Kryetari Haliti uron besimtarët katolik me rastin e festës së Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve katolike, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar besimtarët katolik, me dëshirën që të të ketë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e të gjithëve! Me rastin e Pashkëve, uroj dhe shpresoj në sa më shumë besim tek …

Më shumë...

Bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të shtabit lokal të UÇK-së në familjen e Rizë (Misin) Lekaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, nënkryetarin Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, ekzekutivin komunal, deputet, asamblist, veteran e familje të dëshmoreve, në Lumbardhë të Deçanit, bënë zbulimin e pllakës përkujtimore të shtabit lokal të UÇK-së në familjen e Rizë …

Më shumë...

Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave në komunën e Deçanit pesëdhjetegjashtë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, nëntëdhjeteshtatë janë shëruar plotësisht, ndërsa dy person ka ndërruar jetë 

Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave (29.03-04.04.2021) në komunën e Deçanit pesëdhjetegjashtë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, nëntëdhjeteshtatë të tjerë janë shëruar plotësisht, ndërsa dy person ka ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 1058 raste me virusin SARS-CoV-2. …

Më shumë...

Në Lumbardhë në shtëpinë e Rizë Misin Lekaj që ka shërbyer si shtab lokal i UÇK-së, bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore

Të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit dhe më gjerë njoftohen se nesër me datë 04 Prill ditë e Diele, në ora 11:00 në fshatin Lumbardhë të komunës së Deçanit, në shtëpinë e Rizë Misin Lekaj që ka shërbyer si shtab lokal i UÇK-së, bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore. Me …

Më shumë...

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në fshatrat  Hoçë e Vogël dhe Nagac

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me zyrtar komunal, përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve, përkujtuan dëshmorët dhe martirët e fshatrave, Hoçë e Vogël dhe Nagac të Komunës së Rahovecit. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka takuar punonjësit shëndetësor në hapësirat e QKMF-së në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe nga drejtori i Shëndetësisë Samir Mustafa, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti”, në Rahovec ku është pritur nga drejtori i QKMF-së, Elbunit Kryeziu. Kryetari Latifi ka falënderuar punonjësit shëndetësor për angazhimin dhe bashkëpunimin …

Më shumë...

INICIATIVA QYTETARE PËR JUNIKUN E PASTËR DHE EKOLOGJIK

Qytetar të ndërgjegjshëm e vullnetmirë të komunës së Junikut, përmes një iniciative individuale kanë pastruar amfiteatrin natyror në parkun Moronica, me qëllim të mbrojtës së mjedisit, kursimit të kontaminimit të hapësirave të gjelbra, ofrimit të ambientit të pastër për fëmijët dhe komunitetin në përgjithësi. Komuna e Junikut falënderon dhe përkrah …

Më shumë...

Mos respektimi i masave nga vendimi i marr me dt 02.04.2021, për lëvizjen e bletoreve parashihen dënime nga 200-2000 €

Zyrtarët komunal të Deçanit i njoftojnë të gjithë Beltarët e Komunave të Kosovës të cilët do t’i lëvizin bletoret e tyre për në Komunën e Deçanit – Lëvizja e bletëve në kullota: Sipas Ligjit Nr:02/L-111 mbi bletarinë dhe neni 7 dhe 7.1. – Çdo subjekt që ushtron veprimtarinë e Bletarisë …

Më shumë...

Në Maznik do të përfundoi asfaltimi i të gjitha rrugëve

Ka nisur realizimi i projektit për rregullimin e me pas edhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Maznik të komunë së Deçanit. Pos ndikimit ekonomik dhe krijimit të kushteve më të mira për këta banorë, ky fshat ka edhe rëndësinë historike. Jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur që po e …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka përkujtuar 22 vjetorin e sulmit mbi fshatin Nagac

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtor, kanë  përkujtuar 22 vjetorin e sulmit mbi fshatin Nagac, ku familje e qytetarë të shumtë edhe të fshatrave të tjerë, që ishin mbledhur për t’i shpëtuar egërsisë serbe, përjetuan tmerrin nga bombardimet e aeroplanëve luftarak të Serbisë, që ua …

Më shumë...