Komandanti i KFOR-it Angjelo Milele Ristuçia, ka folur për situatën në veriun e Kosovës. Ai i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që sipas shefit të misionit të NATO-s janë veprime të njëanshme. “Vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi …
Më shumë...Lajmet
Davenport: Pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në polici, gjyqësor, administratë komunale e të tjera nuk do të ketë normalitet
Shefi i Misionit të OSBE-së, në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit, në jetën e përditshme. Ashtu sikur kemi dëgjuar nga BE-ja dhe faktorë të tjerë, duhet të ketë …
Më shumë...Kryetari i Shoqatës “Vatra”, Elmi Berisha, ka kërkuar nga Albin Kurti, të zbatojë në tërësi thirrjet e Uashingtonit zyrtar
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Shoqatës “Vatra”, Elmi Berisha thotë se po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Megjithatë, ai shprehet i bindur se kjo është një situatë e përkohshme dhe se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën nuk do …
Më shumë...Grenell: Jack Smith akuzoi Hashim Thaçin për ta ruajtur vendin e punës, për karrierë dhe për të dëmtuar, Donald Trumpin
Në një analizë të gjatë që i ka bërë aktivitetit të krye-prokurorit të Gjykatës Speciale, Xhek Smith, ish emisari amerikan i administratës së Donald Trumpit, Riçard Grenell ka shkruar se “Gjykata Speciale do të shuhej duke kaluar edhe nëpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2020. Për këtë ishin …
Më shumë...Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka nisur trupa të caktuara ushtarake për në Kosovë
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se ka nisur trupa të saj ushtarake për në Kosovë për të përforcuar për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Autoritetet turke kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës. …
Më shumë...Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se deri më tani, nga sulmet ruse janë vrarë 500 fëmijë ukrainas
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se deri më tani, nga sulmet ruse janë vrarë 500 fëmijë ukrainas. Ai ka shtuar më tutje se armët ruse dhe urrejtja, e cila vazhdon të marrë dhe të shkatërrojë jetët e fëmijëve ukrainas çdo ditë. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka shtuar …
Më shumë...Policia njofton se gjendja në pjesën veriore të Kosovës është e qetë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjendja në pjesën veriore të vendit është e qetë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se protestat e dhunshme dhe zhvillimet e ndodhura në veri të vendit, kan bërë që situata të jetë e tensionuar dhe e brishtë, por sot aktualisht …
Më shumë...Jamie Shea: Serbia duhet të heq dorë nga ndërhyrjet në punët e brendshme të Kosovës
Ish zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në vendin tonë, Xhemi Shia ka deklaruar se pjesa veriore është çështje e brendshme e Kosovës dhe Serbia nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Gjatë intervistës për Euronews Albania ai ka theksuar se prania e ushtrisë serbe në kufirin me …
Më shumë...Ristuccia: KFOR-i nuk është çadër ku mund të strehohesh pas veprimeve të njëanshme
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka drejtuar kritika në adresë të kryeministrit, Albin Kurti. Duke folur për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës, ai ka thënë se KFOR-i nuk është çadër ku mund të strehohesh pas veprimeve të njëanshme. Gjatë intervistës së dhenë për gazetën italiane “Korriere” ai ka …
Më shumë...Deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që të mos prishen por të ruhen raportet e mira me SHBA-të
Deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që të mos prishen por të ruhen raportet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka thënë për Ekonomia Online se situata në Kosova është shqetësuese, kur kihet parasysh gjendja në veri. Ai ka thënë …
Më shumë...Pieter Feith: Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën, Piter Feith ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri. “Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë …
Më shumë...Oliver Shmit: Albin Kurti është kryeministri i parë i Kosovës që ka rrezikuar raportet me SHBA-të
Historiani, Oliver Shmit ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti është kryeministri i parë i Kosovës që ka rrezikuar raportet me Uashingtonin. Ai ka deklaruar për gazetën gjermane” T- Online” se problematike për Kurtin është tani sepse ai është tani kryeministri i parë kosovar që rrezikon një konflikt me Shtetet e …
Më shumë...Emisari amerikan, Gabriel Eskobar ka kërkuar nisjen urgjente të diskutimeve për krijimin e Asociacionit
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Eskobar ka kërkuar nisjen sa më të shpejt të diskutimeve për krijimin e Asociacionit. Ai ka deklaruar për BBC Radio se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet që t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, duhet të largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj …
Më shumë...Kurti: Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike
Kryeministri, Albin Kurti i ka delruar BBC se nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike. Duke folur në programin e mëngjesit të këtij mediumi, ai ka theksuar se nëse nuk do jenë kryetarët e zgjedhur në ndërtesat e Kuvendit të atyre komunave, atëherë kush tjetër duhet të jetë në …
Më shumë...Në komunën e Leposaviqit është dëmtuar me mjete të forta një veturë e Policisë së Kosovës
Në komunën e Leposaviqit është dëmtuar me mjete të forta një veturë e Policisë së Kosovës. Sulmi me mjete të forta ka ndodhur në fshatin Soqanicë të Leposaviqit. Polica ka njoftuar se përveç shkatërrimit të veturës, nuk ka persona të lënduar e as të dyshuar për këtë sulm vandal. Është …
Më shumë...Nesër në vendin tonë vjen i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Eskobar dhe emisari i BE, Mirosllav Lajçak
Nesër në vendin tonë vjen i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Eskobar dhe emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak. Gjatë vizitës së tyre dy ditore, ata priten të realizojnë takime me autoritetet më të larta të vendit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimi Evropian, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
