Lajmet

Vlora Çitaku: Qeverisja e Kurtit kriminalizoi suksesin, propaganda po përdoret në mungesë të rezultateve

Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se vendi, sipas saj, është përballur me mungesë të rezultateve konkrete dhe me dominim të propagandës politike. Çitaku deklaroi se gjatë viteve të fundit është krijuar një …

Më shumë...

Dosja që trondit Serbinë: Si u shndërrua banda e Belivukut në “krahu i errët” i pushtetit të Vuçiqit

Detaje të reja rrëqethëse nga dosja e grupit kriminal të Veljko Belivukut kanë rikthyer në qendër të vëmendjes lidhjet e dyshuara mes mafias, huliganëve dhe strukturave shtetërore në Serbi, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin e pushtetit të presidentit Aleksandar Vuçiç në mbështetjen e rrjeteve të dhunshme kriminale. Sipas dokumentarit …

Më shumë...

Kurti “varros” premtimin për ushtrinë e detyrueshme

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot është munduar të arsyetohet për mospërmbueshjen e një pretimi elektoral të moçëm. Ndonëse në fushatat elektorale nga viti 2019 dhe në Kuvend e kishte prezantuar me pompozitet shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me ardhjen në pushtet ai e harroi këtë zotim. Duke u munduar të …

Më shumë...

Prokuroria në Hagë vë në pikëpyetje dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ngritur pikëpyetje mbi kredibilitetin e disa dëshmitarëve ndërkombëtarë që kanë dëshmuar në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara. Sipas dosjes përfundimtare të dorëzuar në gjykatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka cilësuar ish-komandantin e NATO-s, Wesley Clark …

Më shumë...

AKK alarmon për ndërhyrje të Qeverisë në kompetencat komunale: Po u imponohen barrë juridike e financiare pa konsultim

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ngritur shqetësime serioze për ndërhyrjen e nivelit qendror në kompetencat kushtetuese dhe financiare të komunave, duke paralajmëruar se vendimet e fundit po e cenojnë autonominë lokale dhe funksionimin normal të pushtetit komunal. Këto shqetësime u diskutuan në takimin e rregullt të Kolegjiumit të Zyrtarëve …

Më shumë...

Ramiz Lladrovci sfidon premtimet e Kurtit për vërshimet

 Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur dyshime të forta ndaj premtimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për mbrojtjen e qytetarëve nga vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore. Pas deklaratës së Kurtit në fushatën zgjedhore se do të funksionalizohet sistemi i paralajmërimit në kohë reale, do të ripyllëzohen brigjet …

Më shumë...

Antonio Costa vjen në Prishtinë para Samitit të BE-së, takon Kurtin, Haxhiun dhe liderët opozitarë

Presidenti i Këshilli Evropian, Antonio Costa, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 3 qershor, në një moment të rëndësishëm politik për rajonin dhe raportet me Bashkimin Evropian. Sipas njoftimit të Këshillit Evropian, gjatë qëndrimit në Prishtinë ai do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentit …

Më shumë...

Fatmir Limaj rreshtohet hapur me PDK-në: Slogani i Hamzës shfaqet në profilin e tij në nisje të fushatës

Kryetari i Nisma-es, Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur zyrtarisht angazhimin e tij në fushatën zgjedhore, duke e konkretizuar publikisht mbështetjen për Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza. Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Limaj ka ndryshuar fotografinë e kopertinës në profilin …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Kërkon mbështetje nga SHBA për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim në Prishtinë me kongresistin amerikan Keith Self, ku është diskutuar për zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova. Hoxhaj ka bërë të ditur se gjatë takimit ka …

Më shumë...

Edita Tahiri: Miliona euro po shpërndahen vetëm që Kurti të mbetet në pushtet

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë në detyrë lidhur me, siç ka thënë ajo, shpërndarjen e miliona eurove në prag të zgjedhjeve. Përmes një deklarate publike, Tahiri ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se po përdor fondet publike për interesa politike dhe për ruajtjen e …

Më shumë...

OVL e UÇK-së: Prokuroria Speciale, po sulmon dëshmitarët ndërkombëtarë për të shtrembëruar historinë e luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj Prokurorisë Speciale, duke e akuzuar se po tenton të diskreditojë dëshmitarët ndërkombëtarë që dëshmuan për Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe rolin e UÇK-së gjatë luftës. Në reagimin publik, OVL e UÇK-së thotë se etiketimi i figurave ndërkombëtare si gjenerali …

Më shumë...

Bedri Hamza akuzon Kurtin për abuzim me buxhetin: Paraja publike po përdoret për blerje vote

Bedri Hamza ka akuzuar qeverinë në detyrë të Albin Kurti për keqpërdorim të buxhetit shtetëror dhe përdorim të parasë publike për qëllime politike e elektorale. Hamza deklaroi se situata ekonomike dhe institucionale në vend po përkeqësohet si pasojë e menaxhimit aktual, duke theksuar se fondet publike po përdoren, sipas tij, …

Më shumë...

Fitim Selimi: Kur bie ligji, hijenat marrin pushtetin, demokracia mbetet vetëm dekor

Opinionisti Fitim Selimi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike në vend, duke akuzuar pushtetin për, siç e quan ai, “puç juridiko-politik” mbi institucionet e Kosovës dhe deformim të rendit demokratik. Në një reagim publik, Selimi thekson se mungesa e rezistencës institucionale dhe shoqërore ndaj shkeljeve të ligjshmërisë ka krijuar një …

Më shumë...

Janina Ymeri kritikon subvencionin prej 2 milionë eurosh: Taksa e qytetarëve po shndërrohet në “kuletë partie”

Janina Ymeri ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore, duke e cilësuar këtë veprim si një skemë me prapavijë partiake dhe jo në shërbim të qytetarëve apo diasporës. Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se ky rast dëshmon, …

Më shumë...

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore, partitë paralajmërojnë tubime në disa qytete

Ligji për Zgjedhjet parasheh që fushata të mbahet 30 ditë, KQZ-ja nuk ka ndonjë mundësi ta ndryshojë këtë periudhë

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit nis zyrtarisht nesër, ndërsa subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse në disa qytete të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje do ta çelë fushatën me një tubim në Palestrën Sportive në Ferizaj, duke filluar nga ora 19:30. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar …

Më shumë...

Deficiti tregtar i Kosovës afrohet në 2 miliardë euro, importet shtatë herë më të larta se eksportet

Deficiti tregtar i Kosovë ka vazhduar të thellohet gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, pavarësisht rritjes së eksporteve, duke reflektuar varësinë e lartë të ekonomisë nga mallrat e importuara. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për periudhën janar–prill, importet arritën në 2.28 miliardë euro, ndërsa eksportet në …

Më shumë...