Lajmet

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk do të largohet nga rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk do të largohet nga rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës, ani pse pak orë para se të fillojë seanca për këtë çështje, Partia Demokratike e Kosovës bëri të ditur se pezullon të gjitha pjesëmarrjet në Kuvend për një javë. Shefi i Grupit Parlamentar të …

Më shumë...

Ariana Shoshi: Kryeministër, Avdullah Hoti, pse flamurin e Kosovës e keni lënë te dera e jo në vendin e duhur

Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti se pse flamurin e Kosovës e ka lënë të dera dhe jo në vendin e duhur siç është e rregulluar me Ligjin për protokollin e shtetit, në paraqitjen e tij virtuale në Samitin e Sofjes. Më …

Më shumë...

Ish eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, u paraqit për herë të parë në sallën Gjykatës Speciale, në Hagë

Ish eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, u paraqit për herë të parë në sallën Gjykatës Speciale, në Hagë

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, është deklaruar i pafajshëm nga të gjitha pikat e aktakuzës me të cilat e ka ngarkuar Prokuroria e Speciales “Unë deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, ka saktësuar Rexhep  Selimi. Ai  …

Më shumë...

Zëvendës-kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, në mbrojtje të luftës së lavdishme të UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga Serbia

Erion Braçe

Zëvendës-kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka dalë në mbrojtje të luftës së lavdishme të UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Në reagimin e tij pas paraqitjes fillestare të Jakup Krasniqit në Gjykatës Speciale, numri dy i Qeverisë shqiptare ka çmuar lart paraqitjen e ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryetarit të …

Më shumë...

Kryeministri, Avdullah Hoti, e ka pranuar se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta zgjedhur kryetarin e vendit

Kryeministri, Hoti, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Merkel, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka pranuar se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit. Sipas tij të gjitha partitë politike duhet të ulen bashkë dhe të arrihet një marrëveshje përtej koalicionit qeverisës. “Tash jemi para një situate të re, ku presidenti …

Më shumë...

Meliza Haradinaj ka bërë thirrje institucioneve vendit, që të mos përfaqësohen në asnjë rast pa simbole shtetërore

Haradinaj-Stublla

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë thirrje publike për të gjitha institucionet e vendit, që të mos përfaqësohen në asnjë rast pa simbole shtetërore. Haradinaj ka shkruar se kohën e fundit janë vërejtur tendenca dhe insistime që në forume të ndryshme, zyrtarëve të lartë të Kosovës u është kërkuar …

Më shumë...

Gjykata Speciale e Hagës, filiale e Gjykatave të Serbisë kundër luftës së UÇK-së

The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Zyrtarë të lartë të Serbisë kanë pranuar hapur se kanë  furnizuar Prokurorinë e Gjykatës Speciale me materiale nga Serbia, dhe se Gjykata Speciale është duke funksionuar me të dhëna të marra nga ta. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi dhe propaganduesi serb i regjimit të Millosheviqit, Millovan Drecuni …

Më shumë...

Sot u mbajt paraqitja e parë publike e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, në sallën e Gjykatës Speciale, në Hagë

Kadri Veseli

Sot u mbajt paraqitja e parë publike e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në sallën e Gjykatës Speciale,  në Hagë. Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veseli, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, ka thënë se e ka lexuar aktakuzën dhe se është i pafajshëm. “Me bindje të plotë, e them …

Më shumë...

Kryeministri, Hoti, mori pjesë në Samitin e Sofjes që është vazhdimësi e Procesit të Berlinit, për tregun e përbashkët rajonal

Kryeministri, Hoti, mori pjesë në Samitin e Sofjes që është vazhdimësi e Procesit të Berlinit, për tregun e përbashkët rajonal

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,  ka marr pjesë në Samitin e Sofjes që është vazhdimësi e Procesit të Berlinit, ku temë ishte tregu i përbashkët rajonal. Gjatë këtij samiti, Kosova së bashku me vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata, atë për tregun e përbashkët rajonal dhe për agjendën …

Më shumë...

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë vdekur pesë persona si pasojë e infeksionit me virusin korona

Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë vdekur pesë persona si pasojë e infeksionit me virusin korona  dhe janë paraqitur raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private …

Më shumë...

Ganimete Musliu: Propozoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër, në nder të Rexhep Selimit, i cili ndodhet në Hagë

Ganimete Musliu

Në shenjë solidariteti për deputetin dhe anëtarin e  Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Rexhep Selimi, të cilit i është konfirmuar aktakuza nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, mbledhja e sotme e këtij komisioni është shtyrë për një ditë tjetër. Ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka propozuar …

Më shumë...

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shieb, deklaroi se imazhi i Bashkimit Evropian nuk është pozitiv në Serbi

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shieb, deklaroi se imazhi i Bashkimit Evropian nuk është pozitiv në Serbi

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shieb, deklaroi sot se ka përshtypjen se imazhi i Bashkimit Evropian nuk është aq pozitiv në Serbi. Gjithsesi, sipas tij, Serbia duhet të bëhet anëtare e Bashkimit. “Sigurisht që mund të përfitojë nga ato që BE ka për të ofruar. Ne duhet të punojmë për …

Më shumë...

Jose Pablo Baraybar: Bashkë me Lulzim Bashën kemi kërkuar varrezat e “viktimave” të UÇK-së në Kukës e më tej

Jose Pablo Baraybar: Bashkë me Lulzim Bashën kemi kërkuar varrezat e “viktimave” të UÇK-së në Kukës e më tej

Prej disa ditësh, kryetari i PD, Lulzim Basha është vendosur në akuzë publike se ka shërbyer si përkthyes i grupit hetimor të Hagës për të ashtuquajturat “krime lufte të UÇK-së”. Mirëpo  Sali Berisha e PD-ja kanë ngritur pretendimin se ai nuk ka shërbyer kurrë si përkthyes i grupit që hetonte …

Më shumë...

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” “ Nderi i Kombit”, shpreh solidaritetin e saj me kauzën e drejtë që kanë marrë përsipër krerët e UÇK

KMDLNj kërkon nga veteranët e UÇK-së që mos të që të mos kalojnë nëpër Serbi pasi mund të arrestohen

DEKLARATË PËR SHTYP Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” “ Nderi i Kombit”, duke ndjekur me shqetësim aktakuzat e ngritura shpifërisht nga qarqe serbofile, drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të  Hagës, ndaj drejtuesve dhe luftëtarëve të UÇK-së, shpreh solidaritetin e saj me kauzën e drejtë që kanë marrë përsipër krerët e UÇK-së, në mbrojtje …

Më shumë...

Haki Abazi i Vetëvendosjes kishte një zyre të tij në Beograd, në vitin 2008

Aktivistja e njohur republikane, Evi Kokalari, ka pasur një përplasje verbale në emision me ish-zëvendës-kryeministrin e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit, Haki Abazin. Ajo i ka kërkuar atij të përgjigjet dhe të shpjegojë për zyrën e tij në Beograd dhe për lidhjet e tij me Serbinë? “Ju personalisht, keni …

Më shumë...

Sot në orën 15:00 do të mbahet paraqitja e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, në Gjykatën Speciale, në Hagë

Veseli

Sot në orën 15:00 do të mbahet paraqitja e parë e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë. Paraqitja e parë e Kadri Veselit do të mbahet në seancë publike. “Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që …

Më shumë...