Lajmet

Ursula von der Leyen: Të bëhet një zgjidhje ndërkombëtare për refugjatët afganë përpara samitit të G7-s

Ursula von der Leyen: Të bëhet një zgjidhje ndërkombëtare për refugjatët afganë përpara samitit të G7-s

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bën thirrje për një zgjidhje ndërkombëtare për refugjatët, përpara samitit të G7-s mbi situatën në Afganistan. “Është e rëndësishme që të gjitha shtetet e përfshira në misionin në Afganistan të sigurojnë kuota të mjaftueshme për zhvendosje dhe rrugë të sigurta në mënyrë …

Më shumë...

Parlamenti Studentor e kundërshton idenë e vendosjes së refugjatëve afganë në Qendrën Studentore

Nesër shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konviktet e Qendrës së Studentëve

Kosova është zotuar se do të pranojë një numër të konsiderueshëm të refugjatëve afganë. Si mundësi për vendosjen e tyre është përmendur edhe Qendra Studentore në Prishtinë. Mirëpo një gjë të tillë po e kundërshtojnë studentët. Parlamenti Studentor përmes një reagimi ka për të ditur se janë mbi 4 mijë …

Më shumë...

Për katër ditë në Kosovë janë vaksinuar rreth 90 mijë qytetarë kundër virusit korona

Për katër ditë në Kosovë janë vaksinuar rreth 90 mijë qytetarë kundër virusit korona

Numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinën kundër Covid-19 që nga dita e martë deri të premten është 86,625. Sipas raportit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për rastet me koronavirus dhe numrin e të vaksinuarve, përgjatë së premtes janë marrë 22.245 doza të vaksinës për imunizimin ndaj Covid-19. “Në …

Më shumë...

Ndërpriten tri dasma nga Policia të cilat ishin në kundërshtim me masat fundit anti-Covid të Qeverisë

Ndërpriten tri dasma nga Policia e Kosovës të cilat ishin në kundërshtim me vendimin e fundit që qeverisë për masat anti-Covid

Policia rajonale në Prizren së bashku me inspektorët gjatë inspektimit në rrugët “Tranzit i Ri”, “Tranzit i Vjetër” dhe në rrugën Prizren – Therandë, në tri salla të dasmave kanë vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e fundit që qeverisë sa i përket masave anti-Covid. Inspektorët se …

Më shumë...

Ganimete Musliu: Nuk është hera e parë që siguria e vendit po provokohet nga Serbia në muajt e fundit

Ganimete Musliu: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se nuk është hera e parë që siguria e vendit po provokohet në muajt e fundit. Sipas saj, një provokim i tillë ka ndodhur me liturgjinë në kishën brenda Kampusit të Universitet të Prishtinës, hyrje-daljet në kufijtë e Kosovës dhe siç tha ajo …

Më shumë...

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, falënderoi Shqipërinë për zotimin që ka marrë për të strehuar mijëra afganë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, falënderoi Shqipërinë për zotimin që ka marrë për të strehuar mijëra afganë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për zotimin se do të strehojë afganë.  Ai  shprehet shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të NATO-s, Shqipërisë. Sipas Ambasadës së SHBA në Tiranë, Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit, …

Më shumë...

Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati mori mbështetje nga kryetari aktual i Malishevës, Ragip Begaj

Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati mori mbështetje nga kryetari aktual i Malishevës, Ragip Begaj

Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka marrë mbështetjen nga kryetari aktual i komunës së Malishevës, Ragip Begaj. “Miku im i mirë, z. Begaj, u shpreh i lumtur dhe më dha gjithë përkrahjen e tij për kandidaturën time për të parin e komunës së Malishevës”, ka shkruar …

Më shumë...

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Shqipëri, Evis Kushi ka njoftuar për shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Shqipëri, Evis Kushi ka njoftuar për shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Shqipëri,  Evis Kushi ka dhënë sot lajmin për shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, në 27 shtator 2021. Ky vendim është marrë për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, i cili nis …

Më shumë...

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Sipas elezit, për të bërë verifikimin e listës së kandidatëve me 3 mijë e 205 emra, që …

Më shumë...

Sërish janë shënuar radhë të gjata të automjeteve në pikë kalimin kufitar në Merdar

Edhe në mëngjesin e sotëm, pikëkalimi kufitar në Merdare ka qenë i ngarkuar me kolonë 1200 metra dhe 2 orë pritje

Sërish janë shënuar radhë të gjata të automjeteve në pikë kalimin kufitar në Merdar. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare ka arritur në 2500 metra, ndërsa pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare arrijnë  deri në pesë orë e 30 minuta. …

Më shumë...

Konfirmohen 2.250 raste të reja me virusin korona, 154 qytetarë shërohen dhe 4 të sëmurë vdesin

Në 24 orët e fundit shënohen 7 raste të vdekjeve, 173 raste të reja me virusin korona dhe 1.434 qytetarë shërohen

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës. Deri më sot 227.581 qytetarë …

Më shumë...

Serbia nuk e respekton Marrëveshjen e 4 shtatorit 2020, duke lobuar kundër pavarësisë së Kosovës

Serbia nuk e respekton Marrëveshjen e 4 shtatorit 2020, duke lobuar kundër pavarësisë së Kosovës

Serbia po e vazhdon fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 të nënshkruar mes dy shteteve. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq ka vizituar kryeqytetin e Zimbabves ku ka takuar homologun e këtij shteti i cili …

Më shumë...

KQZ i drejtohet institucioneve kompetente për verifikimin e mbi 3 mijë kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Sipas elezit, për të bërë verifikimin e listës së kandidatëve me 3 mijë e 205 emra, që …

Më shumë...

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët, është 55 mijë e 94. Përmes një postimi në rrjetin social, Nagavci tha se kjo shifër dy javë më parë ka qenë 29 mijë …

Më shumë...

Ganimete Musliu: Ende pa i bërë një vit qeverisje Albin Kurti, bendi fashist serb Riblja Corba, performon në Kosovë

Ganimete Musliu: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka kujtuar një deklaratë që ish-kryekuvendarit Kadri Veseli e kishte bërë për tash kryeministrin, Albin Kurtin. Përmes një postimi ajo ka thënë se 4 vite me parë Veseli ka thënë se “Albin Kurtit do të ja sheh sherrin Kosova, e se ai ka për …

Më shumë...

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq merret me zgjedhjet lokale në Kosovë, i fton partitë serbe të dalin të bashkuara

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet në Kosovë nuk duan që të mbahen zgjedhje në veri

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është marrë të enjten me zgjedhjet lokale në Kosovë. Në një deklarim para gazetarëve, ai ka komentuar bashkimin e partive shqiptare dhe të minoriteteve joserbe në Mitrovicën Veriore dhe disa komuna tjera me shumicë serbe në Kosovë, duke thënë se edhe serbët do të dalin …

Më shumë...