Lajmet

Thaçi: Brenda PDK-së ekziston elan i ri

Gjatë ditëve të fundit, subjekti më i votuar në vend, PDK, ka shpeshtuar takimet me strukturat e saj. Lidhur me këto zhvillime, kryetari aktual i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se partia po shqyrton rrugët që duhen ndjekur karshi situatës së re të krijuar në vend. Ndonëse nuk është përgjigjur …

Më shumë...

Musa Xhaferi, kryeministër i Maqedonisë

Pas dorëheqjes së kryeministrit, Nikolla Gruevski, Maqedonia do të ketë përkohësisht një kryeministër shqiptar. Funksionin e kreut të Qeverisë do ta ushtrojë zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Musa Xhaferi deri në emërimin e kryeministrit nga radhët e VMRO-së, Emil Dimitriev. Njohësit e rrethanave politike në Maqedoni konsiderojnë se tani de …

Më shumë...

Lirohen deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu

Gjykata e Apelit sot ka vendosur që të akuzuarve, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, t’u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak dhe të njëjtit të mbrohen në liri. Kolegji i përbërë nga tre gjykatës, miratoi ankesat e avokatëve mbrojtës të deputetëve të Vetëvendosjes, kundër dy aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, …

Më shumë...

Një delegacion i Nismës bën homazhe në Reçak

Një delegacion i Nismës për Kosovën, i kryesuar nga Fatmir Limaj, ka bërë homazhe sot në Reçak, me rastin e 17-vjetorit të Epopesë së Reçakut. “Sot është një ditë e veçantë për të gjithë familjarët e dëshmorëve të Reçakut dhe gjithë Kosovës. Angazhimi ynë për ndërtimin e mirëfilltë të shtetit …

Më shumë...

Zejtarët të pakënaqur me vendimin e komunës së Prishtinës

Zejtarët e Prishtinës kanë protestuar ndaj vendimit të komunës për rritjen e çmimit të qirave, të cilin e konsiderojnë të papërballueshëm. Komuna e Shpend Ahmetit, përmes Ndërmarrjes Publike Banesore, ka marrë vendim për rritjen e qirave për 100 përqind. Disa zejtarë thonë se atyre u ka ardhur qiraja për lokalet …

Më shumë...

PK sqaron arsyet e arrestimit të aktivistit të VV-së

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Vetëvendosjes, pas arrestimit të aktivistit, Artan Abrashi. Në një kumtesë drejtuar medieve, Policia sqaron se arrestimi është kryer pasi që ka pasur urdhër-arrest për një gjë të tillë. “Ju informojmë se për të akuzuarin e njëjtë ka pasur urdhëresë nga gjykata kompetente …

Më shumë...

Sot në Shtime u mbajt Akademi Përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e Reçakut

Sot në Shtëpinë e Kulturës në Shtime u mbajt Akademi Përkujtimore për dëshmorët dhe martirë t e Reçakut Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga duke folur në Akademinë përkujtimore në shënim të 17-vjetorit  të Masakrës së Reçakut, tha se krimi në këtë fshat  shënoi kthesën e madhe historike për Kosovën, duke  …

Më shumë...

Kryekuvendari, Veseli, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut

Në 17-vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryekuvendari, Kadri Veseli, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut” dhe në nderim të viktimave, vendosi një buqetë lule. Duke e cilësuar 15 janarin ditë dhimbjeje dhe krenarie, kryetari Veseli theksoi se përveç përkujtimit për të rënët, të cilët dhanë gjithçka që ne …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nderoi të rënët dhe martirët e Masakrës së Reçakut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Kompleksin Memorial të Masakrës së Reçakut. Ai me këtë rast  ka përkujtuar të rënët e martirët të njërit prej sulmeve më barbare të  forcave serbe, 17-vjet më parë  gjatë luftës së fundit në vendit tonë. Masakra e Reçakut, ka qenë moment …

Më shumë...

Qeveria ende nuk e ka hartuar statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Qeveria ende nuk e ka hartuar statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të vendit tonë. Ajo  është duke tubuar një grup ekspertësh, i cili do të merret me hartimin e statutit, pavarësisht kundërshtimeve nga opozita. Zyrtari, Bajram Gecaj, ka thënë për mediet  se kryeministri, Isa Mustafa, është …

Më shumë...

Komuna e Deçanit i ndanë çmimin “Shkëlzen Haradinaj” mikut të shqiptarëve William Walker

Komuna e Deçanit ka marrë vendim që në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës, William Walker t’i ndaj çmimin “Shkëlzen Haradinaj”. Në një njoftim për media nga kjo komunë bëhet e ditur se çmimi do të ndahet të shtunën, më 16 janar, në një …

Më shumë...

Përfaqësues të partive opozitare e quajnë të pakuptim krijimin e Komisionit për Demarkacionin

Përfaqësues të partive opozitare e quajnë të pakuptimit dhe joserioz nismën e kryetares, Atifete Jahjaga për krijimin e një Komisioni ndërkombëtar për të vlerësuar procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Përfaqësues të partive opozitare kanë thënë se nuk mund të krijohet një komision i ri pa u shkarkuar Komisioni …

Më shumë...

Kryetarja Atifete Jahjgaga po viziton komunën e Mamushës, Sharrit, Vitisë dhe Ferizajt

Në kuadër të vizitave që është duke realizuar nëpër komuna të vendit, kryetarja, Atifete Jahjaga sot do të qëndroj për vizitë në komunën e Mamushës, Sharrit, Vitisë dhe Ferizajt. Ajo do të pritet në takim nga autoritetet më të larta të këtyre komunave me të cilët do të bisedoj për …

Më shumë...

Lama: Në pamundësi për t’i bërë presion Serbisë BE-ja po i bënë presion Kosovës

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka thënë se Kosova duhet ta ndalë dialogun me Serbinë. Ajo ka shtuar më tutje se temat që po diskutohen me Serbinë janë duke u rinegociuar pasi ato janë negociuar në Bruksel ku është fituar edhe Pavarësia e Kosovës. Unë …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Qeveritarët me etiketime e hipokrizi nga arsenali i viteve ’80 e ‘90

Të nderuar deputetë  të koalicionit qeverisës dhe ish kolegë partiakë (PDK – LDK), nëse Ju nuk distancoheni nga etiketimet  që po i bëjnë qeveritarët e zgjedhur nga Ju për opozitën, në fakt për vendin e popullin tonë, do t’ju dënojë historia? Ata po e akuzojnë popullin dhe vendin që e …

Më shumë...

Kusari-Lila: Së shpejti do të filloj realizimi i projekteve të përbashkëta me Shqipërinë

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se së shpejti do të filloj realizimi i projekteve të përbashkëta me Shqipërinë dhe se për këtë ka marrë mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ajo është cituar të ketë thënë se në fillim të këtij viti do …

Më shumë...