Lajmet

Bekim Jashari: Nuk ka investim më të mirë se sa në bujqësi dhe përkrahja e punëtorëve të vyeshëm

Bekim Jashari: Nuk ka investim më të mirë se sa në bujqësi dhe përkrahja e punëtorëve të vyeshëm

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se nuk ka investim më të mirë se sa në bujqësi dhe përkrahja e punëtorëve të vyeshëm. Kjo pasi që kjo komunë ka firmosur 14 kontratat me fermerët, ku secili prej tyre përfiton 100 m2 apo 1 ari serrë, për mbjellje të …

Më shumë...

Partitë opozitare kërkojnë që të mbahet seancë të jashtëzakonshme për politikën e jashtme të vendit

Kuvendi i Kosovës e vazhdon sot seancën për projektligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019

Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë që të mbahet seancë të jashtëzakonshme për politikën e jashtme të vendit “Duke qenë se politika e jashtme e Kosovës është tërësisht e çakorduar me skandalet e fundit në politikën e jashtme të cilat kanë dëmtuar jashtëzakonisht imazhin e Kosovës në botë, dhe duke pasur …

Më shumë...

Kurz thotë se në Bashkimin Evropian ende ka shtete që janë skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën

Sebastian Kurz: Austria do të donte një datë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se dialogu i suksesshëm mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përmbyllja e këtij dialogu me një marrëveshje është e duhura për Ballkanin Perendimor. “Falenderoj juve zoti President dhe Vuçiqin për përkushtimin tuaj për një marrëveshje. Pa një marrëveshje të përbashkët nuk do të ketë përspektivë evropiane …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli kërkon nga Franca mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Kryekuvendari Veseli kërkon nga Franca mbështetje për procesin eliberalizimit të vizave për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim drejtoreshën për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin, me të cilën kanë diskutuar për thellimin e ndërmjet Kosovës dhe Francës, zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe me theks të veçantë, …

Më shumë...

Kryetari Thaçi: Integrimet euroatlantike, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kusht parësor për rajonin

Kryetari, Thaçi, po qëndron një vizitë zyrtare, në Amerikë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Shtetit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Prishtinë me Kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Pas takimit, në një konferencë për media, Thaçi ka bërë të ditur se me z Kurz ka biseduar  për zhvillimet në Kosovë mirëpo edhe për përspektivën e rajonit, meqë  Austria si kryesuese e BE-së,  ka …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Pendohem për pranimin e Milaim Zekës në Listën e Nismës për deputet të Kuvendit të Kosovës

Jakup Krasniqi: Pendohem për pranimin e Milaim Zekës në Listën e Nismës për deputet të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se nëse gjatë këtyre viteve pendohet për ndonjë veprim të tij, është pranimi i Milaim Zekës që të garojë në Listën e Nismës për deputet të Kuvendit të Kosovës. “Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave …

Më shumë...

Ragmi Mustafa: Më datë 10 nëntor organizohet marshi mbështetës për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën

Ragmi Mustafa: Më datë 10 nëntor organizohet marshi mbështetës për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Kosovën Lindore,  Ragmi Mustafa përmes një postimi në rrjetin social e ka bërë të ditur se më datë 10 nëntor në Prishtinë, shoqata “Çamëria” në Kosovë organizon marshin mbështetës për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën. “Të shtunën më datë 10 nëntor, shoqata “Çamëria” …

Më shumë...

Ministri i MTI-së, Endrit Shala merr vendim që ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e vendimeve për mbrojtjen e konsumatorit ai ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikmëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit. Urdhëresa e ministrit Shala ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë …

Më shumë...

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, sot qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, takon Thaçin e Haradinajn

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, sot qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kurz do të pritet nga kryetari Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Kurz një ditë më parë ka qëndruar në Beograd, ku ka deklaruar se çfarë do marrëveshje legjitime që arrijnë Kosova dhe Serbia …

Më shumë...

Ministri Bytyqi: Jemi duke e shqyrtuar mundësitë që të caktojmë një orë mësimi në shkolla kushtuar pastërtisë

Ministri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore që të fusin në planprogramet shkollore edhe lëndën e pastërtisë. Në një takim që Bytyqi ka zhvilluar me përfaqësuesit e OJQ-së “Ta pastrojmë Kosovën”, të prirë nga Besnik Sadriu, ka biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën …

Më shumë...

Mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës do të mbahet sot në ora 14:00

Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbaj sot mbledhjen e radhës me ministrat e kabinetit të tij. Sipas njoftimit të lëshuar, mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës do të mbahet sot në ora 14:00. Mbledhja mbahet në objektin e Qeverisë, derisa nuk dihen pikat e rendit të ditës.

Më shumë...

Sebastian Kurz: Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses

Sebastian Kurz: Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha të hënën në Beograd se është e rëndësishme që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses, sepse një gjë e tillë, siç u shpreh ai, është mënyra e vetme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.”Është një …

Më shumë...

Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues ambasadorin britanez në Kosovë, Ruairi O’Connel

Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues ambasadorin britanez në Kosovë, Ruairi O’Connel

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Sipas njoftimit për media, ministri Mustafa dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në ngritjen e vazhdimin e ndërtimit të institucioneve …

Më shumë...

Mytaher Haskuka: Në Ditën e Flamurit me 28 Nëntor do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë në rajonin e Prizrenit

Mytaher Haskuka: Në Ditën e Flamurit me 28 Nëntor do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë në rajonin e Prizrenit

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi ka bërë të ditur së në Ditën e Flamurit me 28 Nëntor në bashkëpunim me shoqatën bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë në rajonin e Prizrenit. “Me rastin e Ditës së Flamurit do të ndahen …

Më shumë...

Ministrja Hoxha dhe shefja e UNDP-së nënshkruajnë memorandum për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm

Ministrja Hoxha dhe shefja e UNDP-së nënshkruajnë memorandum për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe shefja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, kanë nënshkruar të hënën një memorandum mirëkuptimi. Nënshkrimi i këtij memorandumi ka për qëllim promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm përmes çrrënjosjes së varfërisë, avancimit të gruas, qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit …

Më shumë...

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli kërkon nga Komisioni për Punë të Jashmte rekomandime për INTERPOL

Nebojsha Stefanoviq e pranon se do të jetë e vështirë që të ndalohet pranimi i Kosovës në INTERPOL

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka kërkuar nga Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike rekomandime sa i përket lobimit për anëtarësim në INTERPOL. Kryetarja e komisionit Vjosa Osmani tha se komisioni po insiston vazhdimisht për raportim të ministrit të Jashtëm kur është votimi në Interpol, …

Më shumë...