Lajmet

Ministria e Arsimit bënë të ditur se nesër më 21 qershor dalin rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore

Mbi 23 mijë e 600 nxënës nga e gjithë Kosova sot do t'i nënshtrohen testit të arritshmërisë në shkencat ekzakte

Nxënësit e shkollave të mesme që i janë nënshtruar testit shtetëror të maturës do të marrin rezultatet e tij nesër. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Fitër Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do …

Më shumë...

Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi: Kosova i përkrahë nismat për tejkalimin e sfidave emigratore

Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi: Kosova i përkrahë nismat për tejkalimin e sfidave emigratore

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, po qëndron në vizitë në Bruksel, ku mori pjesë në takimin e thirrur nga Komisionari për Çështje të Migrimit, Shtetësi dhe Punë të Brendshme, Dimitris Avramopouls. Takimi është mbajtur nga ministrat e punëve të brendshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim u …

Më shumë...

Pas tri vizitave të Faton Thaçit në Mantova të Italisë priten investime konkrete në Kosovë

Pas tri vizitave të Faton Thaçit në Mantova të Italisë priten investime konkrete në Kosovë

Gjatë një vizite në Mantova të Italisë, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, ka zhvilluar takime me biznese të ndryshme, që kanë shprehur interesim ta investojnë kapitalin e tyre në Republikën e Kosovës, konkretisht në sektorin e Bujqësisë. Thaçi ka takuar pronarin e fabrikës “Giallograno”, Pierpaolo Cavaglieri, ku pritet …

Më shumë...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo qëndroi për vizitë në qytetin e Rahovecit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo qëndroi për vizitë në qytetin e Rahovecit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo qëndroi për vizitë në qytetin e Rahovecit. Fillimisht Ministri Rikalo mori pjesë në hapjen e simpoziumit shkencor “Vlera dhe ardhmëri e hardhisë dhe verës Vranç”, simpozium ky dyditor i cili po mbahet në po këtë qytet.  Me ftesë të Kryetarit të …

Më shumë...

Në Kosovë mbahet “Java egjiptiane”, 24 Qershori, në shënim të Ditës së egjiptianëve të Ballkanit

Në Kosovë mbahet “Java egjiptiane”, 24 Qershori, në shënim të Ditës së egjiptianëve të Ballkanit

Nga sot deri më datën 25 qershor, në Kosovë mbahet “Java egjiptiane”, për të shënuar kështu Ditën e egjiptianëve të Ballkanit, 24 qershorin. Gjatë kësaj Javë do të këtë aktivitete kulturo-artistike, politike, dhe tryezë shkencore. E veçanta e këtyre aktiviteteve është prania e delegacionit zyrtar nga Shteti i Egjiptit, i …

Më shumë...

Fatmir Limaj thotë se vendit tonë i duhet një vizion politik i kujdesshëm me parime etike

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se vendit tonë i duhet një vizion politikë i kujdesshëm me parime etike

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar me mbajtjen e Kuvendeve të Punës. Dega e Nismës në Gjilan ka mbajtur të martën Kuvendin e Punës. I pranishëm në këtë Kuvend Pune ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ky i fundit tha se pret që nga ky Kuvend, Nisma në Gjilan të …

Më shumë...

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate. Tryeza ishte paraparë të mbahej më 18 qershor, po që ishte shtyrë për shkak të varrimit të Hilmi Haradinajt, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj. Më parë tryeza kanë thirrur edhe LDK, PDK dhe Vetëvendosje, ku …

Më shumë...

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj raporton sot para komisionit parlamentar për Punë të Jashtme

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-ambasadorin, Viliam Voker

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike sot do të mbajë mbledhje. Anëtarët e këtij komisioni, do të kenë takim me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj. Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun u Kuvendit të Kosovës, nuk ka njoftuar se për cilat tema ai do …

Më shumë...

Rexhep Selimi thotë se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë

Rexhep Selimi: Ende pa filluar dialogu më Serbinë shihet mungesë e transparencës, kjo do t'i sjell vetëm dëme vendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë për Tv Dkagjini se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë. “Serbia e ka garantues Hashim Thaçin, i cili po thotë se dialogu do të jetë …

Më shumë...

Edhe Behxhet Pacolli ka nisur turneun e tij diplomatik në disa vende evropiane për liberalizimin e vizave

Behxhet Pacolli

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka nisur turneun e tij diplomatik në disa vende evropiane në përpjekje për të rritur mbështetjen për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare. Sipas një njoftimi, ndalesa e parë …

Më shumë...

Medalje argjendi dhe bronzi në garën ndërkombëtare, ‘Genius 2018’

Medalje argjendi dhe bronzi në garën ndërkombëtare, ‘Genius 2018’

Lirik Qerimi, nxënës i Kolegjit “Mehmet Akif”, u kthye me medalje argjendi nga olimpiada “Genius 2018”, e cila u mbajt në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë garë me medalje bronzi u shpërblyen : Shkurte Hajredini së bashku me Edisa Shoshi, Xhemail Borovci së bashku me …

Më shumë...

Kryetari, Hashim Thaçi, ka biseduar me ambasadorët e vendeve të Quintit për dialogun me Serbinë

Thaçi: Kosova është aktivisht e angazhuar për marrëveshje me Serbinë e cila përfshin njohje reciproke

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar  dje me   ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin amerikan, Delawie ambasadorin O’Connell, të Britanisë së Madhe, ambasadorin, Chabert të Francës, ambasadorin, Sardi të Italisë, zëvendësambasadorin, Voss, të Gjermanisë dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova. Thaçi i njoftoi ambasadorët se e ka …

Më shumë...

Koalicioni qeverisës kundërshtoi nismën ligjore të LDK-së për ndryshimet në tri ligje për reformën fiskale

Kuvendi i Kosovës

Koalicioni qeverisës ka kundërshtuar nismën ligjore të LDK-së për ndryshimet në tri ligje, të cilat kanë të bëjnë me reformën fiskale 2, të nisur nga ish-Qeveria Mustafa, por e mbetur në gjysmë për shkak të shpërndarjes së Kuvendit. Nisma e LDK-së ishte ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për tatimin në …

Më shumë...

Lëvizja Vetëvendosje kundërshton që pagesa për RTK-në të bëhet përmes faturave të KEDS-it

Valon Ramadani

Lëvizja Vetëvendosje propozon që pagesa e qytetarëve për Radio Televizionin e Kosovës të bëhet përmes Postës së Kosovës, duke kundërshtuar kështu që pagesa të mblidhet përmes kompanisë KEDS. Deputeti i kësaj partie, Valon Ramadani, përmes një konference për media, ka shprehur pakënaqësinë edhe me tarifën që është përcaktuar në projektligjin …

Më shumë...

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti sot në një takim, ambasadorin suedez Henrik Nilsson

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti sot në një takim, ambasadorin suedez Henrik Nilsson

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Rrustem Berisha priti sot në takim, në ministri, ambasadorin fuqiplotë të Mbretërisë së Suedisë, shkëlqesinë e tij Henrik Nilsson. Në takimin e tyre të parë, ministri Berisha dhe ambasadori Nilsson biseduan për marrëdhëniet e mira shtetërore ndërmjet dy vendeve e sidomos për marrëdhëniet …

Më shumë...

Ministri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connel

Ministri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O'Connel

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuan për të arriturat gjatë këtij gjashtëmujori të parë në fushën e financave publike. Më këtë rast, Ministri Hamza duke falënderuar ambasadorin O’Connell  dhe shtetin Britanik, si partner …

Më shumë...