Pas sulmeve terroriste nëpër disa kryeqendra të shteteve në Evropë, Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe ka bërë një analizë për të treguar se në cilat vende ka rrezik për sulme të tilla në të ardhmen dhe vende ku nuk parashihen sulme të tilla. Në hartën e …
Më shumë...Lajmet
Moska kërkon nga Serbia të mbajë referendum para hyrjes në BE dhe në NATO
Gazeta beogradase, “Blic” bën të ditur se autoritetet e larta të Kremlinit kanë kërkuar nga Serbia që paralelisht me zgjedhjet presidenciale në vitin e ardhshëm të mbahet edhe referendumi për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Referendumi është temë e të gjitha bisedimeve ndërmjet zyrtarëve rusë e serbë. …
Më shumë...Graiçevci: Me gjithë largimin nga BE-ja Britania e Madhe do të vazhdojë t’i qëndrojë afër Kosovës
Duke folur për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe për reflektimin e këtij largimi në raportin Kosovë-BE, ambasadori I vendit tonë në Londër, Lirim Graiçevci ka përkujtuar se Britania e Madhe ka qenë një nga aleatet kryesore të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ajo ka shtyrë vazhdimisht të …
Më shumë...Krichbaum: Shqipërisë mund t’ia heqin statusin e vendit kandidat për shkak të zvarritjes së “Reformës në Drejtësi”
Gjermania është lodhur me politikën shqiptare dhe debatet e saj mbi reformën në drejtësi. Kancelarja Angela Merkel, nëpërmjet kryetarit të Komisionit të Çështjeve Evropiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, ka artikuluar dhe “kërcënimin” më të rëndë për Shqipërinë. “Mendoj që të gjitha palët e përfshira të jenë të ndërgjegjshme për përgjegjësinë …
Më shumë...Kryetari, Hashim Thaçi ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në vendin tonë, Kivilcim Kilic
Kryetari, Hashim Thaçi ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në vendin tonë, Kivilcim Kilic, të cilës i dorëzoi telegram ngushëllimin për viktimat e sulmeve terroriste në Stamboll. Gjatë takimit të zhvilluar ai i shprehu asaj ngushëllime në emër të qytetarëve të Kosovës, familjeve të viktimave, presidentit Rexhep Taip Erdogan …
Më shumë...Kosova përfiton 600 milion euro në vit nga diaspora
Kosova përfiton 600 milion euro në vit nga diaspora. Kjo shumë e jashtëzakonshme ka qenë temë bisede gjatë takimit në Austri të ministrit të Financave, Avdullah Hoti me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve me të cilët diskutoi për mundësitë e investimeve në Kosovë. Me këtë rast ai paraqiti instrumentin e …
Më shumë...Në Gjilan do të kujtohet dëbimi i popullsisë shqiptare nga Kosova Lindore
Sot në Gjilan do të kujtohet dëbimi i popullsisë shqiptare nga Kosova Lindore. Me këtë rast do të publikohen fotografi me anë të të cilave do të dëshmohet dëbimi i shqiptarëve nga trevat lindore të Shqipërisë etnike nga dhuna sistematike e Serbisë si dhe për presionin dhe dhunën sistematike me …
Më shumë...Sot publikohen rezultatet e Testit të Maturës Shtetërore
Sot publikohen rezultatet e Testit të Maturës Shtetërore. Rezultatet do të publikohen nga Komisioni shtetëror i Maturës. Përveç rezultatit të Testit të Maturës, Komisioni shtetëror i Maturës do të japë edhe informata të përgjithshme rreth procesit të organizimit dhe administrimit të testit.
Më shumë...RKL: A kreu të martën Mali i Zi agresion në territorin e Kosovës?
Të martën, autoritetet malazeze kanë hequr tabelën kufitare që e kishin vendosur deputetët e Vetëvendosjes. Me këtë i bie që Mali i Zi është interferuar disa kilometra në brendësi të territorit të Kosovës, veprim ky që mund të merret si shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Marrëveshja …
Më shumë...Podgorica dërgon notë proteste për vendosjen e flamurit kuqezi në kufi
Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi i ka dërguar një notë proteste vendit tonë pas vendosjes së një tabele kufitare dhe flamurit kombëtar nga deputetët e Vetëvendosjes. Në notën e protestës, Podgorica ka kërkuar nga Prishtina që të ndalë veprime të ardhshme të ngjashme. Flamuri kombëtar dhe …
Më shumë...Thaçi vlerëson lart linjën e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar se vija e re e interkonjeksionit 400 kilovoltësh Shqipëri-Kosovë, i jep edhe më shumë fuqi marrëdhënieve vëllazërore. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga kombinimi i kapaciteteve të termocentraleve të Kosovës dhe hidrocentraleve të Shqipërisë, do të përfitojnë qytetarët dhe …
Më shumë...Haradinaj sqaron propozimin e tij për Memorialin për luftëtarët shqiptarë të 1389-ës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kritikave që i janë bërë propozimit të tij për ngritjen e një memoriali për shqiptarët e vrarë në Betejën e Kosovës në vitin 1389. Ai ka sqaruar se nuk po provon ta ndryshojë historinë serbe, duke nënvizuar se …
Më shumë...Hiqen kurorat e luleve që i vendosi Jabllanoviqi në Koshare
Disa qytetarë të ofenduar nga gjesti provokativ i ish-ministrit serb, Aleksandër Jabllanoviq, kanë hequr kurorat e luleve që i kishte vendosur ai në Koshare. Ish-ministri i Isa Mustafës që kishte fyer nënat e të vrarëve në Gjakovë, të ashtuquajturën festë të Vidovdanit e kishte shfrytëzuar enkas për provokim. Jabllanoviq kishte …
Më shumë...Fjala: Gavriq duhej të dënohej maksimalisht e jo me 13 vjet
Partia Fjala ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin e serbit, Sllobodan Gavriq, i cili është shpallur fajtor për përgatitjen e veprave terroriste. Sipas kësaj partie, një vepër e tillë terroriste meriton dënim maksimal dhe jo 13 vite. “Ne konsiderojmë që ky vendim është jo …
Më shumë...Dënohet terroristi serb me 13 vjet heqje lirie
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar serbin, Sllobodan Gavriq me 13 vjet heqje lirie, pasi i njëjti është gjetur fajtor për përgatitjen e një akti terrorist me rreth 13 kg lëndë shpërthyese. Gavriqit do t’i vazhdohet paraburgimi derisa vendimi të marrë formën e prerë. Serbi, Sllobodan Gavriq u bë i …
Më shumë...KMDLNJ: Ndërkombëtarët nuk po reagojnë ndaj kolonizimit të veriut nga Serbia
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një reagimi e ka cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit festimin e Shën Vidit në Gazimestan. Ky këshill konsideron se festimet e djeshme janë vazhdim i luftës së mohimit të shtetit të Kosovës, duke e cenuar integritetin territorial …
Më shumë...