Lajmet

Qeveria e Kosovës do t’i trajtojë me kujdes rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i trajtojë me kujdes rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Programi i Qeverisë së Kosovës me FMN-në, që ka filluar vitin e kaluar, i ka sjellë Kosovës stabilitet ekonomik dhe financiar. “Rritja ekonomike është me trend rritës. Vitin 2015 …

Më shumë...

Avokati Gashi: Boiken Abazi në mënyrë të kundërligjshme është dëbuar nga Kosova

Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi ka dorëzuar padi kundër vendimit të Komisionit Qeveritar për Ankesa të të Huajve, në lidhje me deportimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi. “Kemi dorëzuar padi që ka të bëjë me Boiken Abazin, i cili në mënyrë të kundërligjshme është dëbuar me dhunë kemi parashtruar ankesë. …

Më shumë...

Gjykata në Serbi e dënon aktivisten, Kandiq, me gjobë

Natasha Kandiq

Serbia nuk e ka ndërmend të shkëputet nga e kaluara e saj kriminale, duke bërë çmos për rehabilitimin e figurave mbi të cilat rëndojnë hijet e dyshimit për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare. Një gjykatë në Beograd ka dënuar aktivisten e të drejtave të njeriut, Natasha Kandiq, me një …

Më shumë...

Agjentët e EUROPOL-it vendosën në qendrat e emigrantëve në Greqi

Athina zyrtare zhvillon bisedime me Shqipërinë për kalimin e 10 mijë refugjatëve sirianë

Agjentë të fshehtë të EUROPOL-it janë infiltruar në qendrat e emigrantëve në Greqi, me qëllim të parandalimit të hyrjes së luftëtarëve të ISIS-it në Evropë. Siç njofton gazeta greke ‘Katimerini’, 10 agjentë me detyra sekrete tashmë janë vendosur në ishujt e Egjeut Lezbos, Samos, Hios dhe Leros, si dhe në …

Më shumë...

Vendimi për rastin e rrahjes së deputetëve merret me 15 prill

Rexhep Selimi - Gjykate

Vendimi për deputetët që dyshohen të jenë përfshirë në sulmin fizik ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, do të merret me 15 prill. Në seancën e sotme, të udhëhequr nga gjyqtari, Vesel Ismajli, palët e përfshira në rast thanë fjalët e tyre përfundimtare. Deputeti, Rexhep Selimi e cilësoi rastin si …

Më shumë...

Veteranët kundër kërkesave të FMN-së për zvogëlim të pensionit

Veteranët kundër kërkesave të FMN-së për zvogëlim të pensionit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë me çdo mjet zvogëlimin e pensionit të tyre. Rreth 21 mijë veteranëve, me 25 prill mund t’u zvogëlohet pensioni, meqë kjo është kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ekspertët e këtij Fondi kanë kërkuar që të mos shpenzohet në …

Më shumë...

Rama vlerësoi rolin që Amerika ka luajtur në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve

Rama

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, në nisje të vizitës në SHBA është takuar me kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasion. Gjatë takimit me kryebashkiakun e Nju Jorkut kryeministri Rama ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Shqipërisë dhe SHBA. Ai po ashtu ka vlerësuar rolin që …

Më shumë...

Ministri, Kuçi dhe Keneth Dean diskutuan për tranzicionin e EULEX-it

EULEX-i

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim me Udhëheqësin e Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Deane,  Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe njëkohësisht shefin e zyrës së BE-së, z. Samuel Zbogar si dhe Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabrielle Meucci. Ministri …

Më shumë...

Kryeministri, Mustafa e ministri, Bajrami premtojnë mbështetje për UP-në

UP

Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka pritur sot në takim kreun e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa si dhe ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami. Në këtë takim u bisedua kryesisht për mënyrat sesi duhet të nxirret Universiteti nga kriza. Ndërkaq, kryeministri Mustafa dhe …

Më shumë...

PK: Shesheli do të arrestohet në rast se hyn në territorin e Kosovës

Sipas Tribunalit të Hagës krimineli Sheshel nuk është fajtor për krimet ndaj njerëzimit në Kroaci dhe BeH

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar se do të arrestojë kryetarin e Partisë Radikale serbe, Vojsllav Sheshel, në rast se ai hyn në territorin e Kosovës. Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka thënë se organet e rendit do të zbatojnë vendimin e Ministrisë së Punëve …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës, projekt binjakëzimi me Kuvendin e Hungarisë

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të përkrahet nga Kuvendi i Hungarisë, përmes një projekti të bashkëpunimit që do të fillojë sot. Përmes një njoftimi për medie, Kuvendi bën me dije se sot do të hapet zyrtarisht projekti i binjakëzimit. Kjo ceremoni do të mbahet në mjediset e Kuvendit të Kosovës, ku …

Më shumë...

Policia arreston kryetarin e Vetëvendosjes

Visar Ymeri

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se arrestimi ka të bëjë me rastin e deputetit, Bekim Haxhiu rreth kacafytjes së deputetëve disa vite më parë. I menjëhershëm …

Më shumë...

Kryetari Thaçi mes FMN-së dhe veteranëve “heronj”

Hashim Thaci

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se sfida e parë e kryetarit Thaçi në detyrën e re do të jetë përballja me veteranë pasi FMN-ja  ka referuar zvogëlimin e pensioneve të luftës dhe këtu ka kërkuar përfshirjen direkte të kryetarit. Shuma prej 170 eurosh që veteranët e UÇK-së po marrin si …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Nisma nuk ka vënë vija të kuqe me asnjë parti politike

Limaj

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se Nisma nuk ka  vënë vija të kuqe me asnjë parti politike. Ajo çka neve na bashkon është vizioni, programi objektiv për ta ndryshuar gjendjen. Kushdo që është rreth kësaj, te ne mund …

Më shumë...

Haradinaj: Jemi bashkë kundër marrëveshjeve që çuan në krizën politike, por, rrugët tona janë të ndara në proceset e tjera

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se partitë opozitare mund të vazhdojnë të bashkërendohen në kundërshtimin e marrëveshjeve që çuan në krizën politike, por, rrugët e tyre janë të ndara në të gjitha proceset tjera. Haradinaj tha se përdorimi i dhunës nuk …

Më shumë...

Rexhep Selimi: AAK-ja nuk është marrë vesh me dy subjektet tjera opozitare lidhur me protestën e 14 majit

Rexhep Selimi

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi  është cituar të ketë deklaruar se AAK-ja pavarësisht se muajve të fundit ka qenë e bashkuar me Vetëvendosjen e Nismën për Kosovën në aktivitetet e tyre kundërshtuese ndaj qeverisë, siç duket tani ka vendosur që e vetme të marrë “timonin” dhe të organizojë protestat kundër …

Më shumë...