Lajmet

Berani: Dënimi i Ivanoviqit me 9 vite për vrasjen e 49 shqiptarëve është qesharak

Duke komentuar dënimin simbolik të kriminelit, Oliver Ivanoviq për krimet e luftës kundër shqiptarëve më 9 vite burg, kryetari i Qendrës Rajonale të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Halit Berani ka deklaruar se dënimi prej 9 vjetësh për ish-liderin e Iniciativës serbe, Oliver Ivanoviq, është …

Më shumë...

Thaçi: Miratimi i MSA është moment historik për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka vlerësuar se votimi i Parlamentit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimit me Kosovën, është periudhë e re për shtetin më të ri evropian. Ky është moment historik dhe kontrata e parë formale në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Parlamenti Evropian në …

Më shumë...

Parlamenti Evropian miratoi MSA-në me Kosovën

Parlamenti Evropian mbajti seancën e vet plenare gjatë së cilës miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Duke komentuar këtë vendim të Parlamentit Evropian, ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, vlerësoi se miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi tani e ka dritën e gjelbër nga edhe …

Më shumë...

Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, vizituan Sami Lushtakun në Burgun e Gërdovcit

Përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit, bazuar në kërkesën publike për të hetuar  pretendimet për trajtim jo adekuat mjekësor, e kanë vizituar sot z. Sami Lushtaku, në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, ku ndodhet në vuajtje të dënimit. Po ashtu ,gjatë vizitës janë pranuar dosja mjekësore dhe …

Më shumë...

Nitaj: Njoftimet se AAK-ja po bëhet pjesë e Qeverisë janë spekulime

 Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklruar se njoftimet sipas të cilave AAK-ja do të bëhet pjesë e Qeverisë, janë spekulime. Ata kanë thënë se nuk do të pranojë që të bashkëqeverisje me një kryeministër që ka shkelur kushtetutën. E vetmja zgjidhje për dalje nga kriza është dorëheqja …

Më shumë...

Veseli: Amnesty International të sqarojë nëse janë shkelur të drejtat e Sami Lushtakut

Pas njoftimeve në medie se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Sami Lushtakutm, i cili ka hyrë në grevë urie në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, ka pasuar reagimi i kryekuvendarit, Kadri Veseli. Ai ka kërkuar që në këtë rast të përfshihet edhe organizata ‘Amnesty International’, për të sqaruar …

Më shumë...

Ahmeti: Të mos bojkotohen zgjedhjet e 24 prillit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 24 prill, do të jenë nga më të mirat që janë mbajtur ndonjëherë në Maqedoni. Ai, me këtë rast, u ka bërë thirrje partive shqiptare që të mos e bojkotojnë …

Më shumë...

Opozita dhe një pjesë e LDK-së kundër zgjedhjes së Thaçit president

Përfaqësuesit e tri partive opozitare si dhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehen të vendosur për të penguar zgjedhjen e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi si president i vendit. Shpresa e vetme e tyre është pamundësimi i kuorumit, në rast se 10 deputetë të LDK-së nuk paraqiten në …

Më shumë...

Kuçi: Zgjedhja e Thaçit president, është shumë e lehtë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re’, ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit. Ai ka shprehur bindjen se përmes koalicionit qeverisës është siguruar legaliteti dhe legjimiteti i plotë për zgjedhjen e të parit të shtetit. “Kemi një koalicion …

Më shumë...

Parlamenti Evropian sot pasdite diskuton për Kosovën

Parlamenti Evropian, në sesionin e sotëm të pasdites, pritet të debatojë në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ulrike Lunaçek, ka thënë se debati do të zhvillohet sot, ndërkaq nesër kjo marrëveshje do të hidhet në votim. Me këtë rast, raportuesja evropiane për Kosovën do …

Më shumë...

Sesioni pranveror fillon me 28 janar

Seanca e parë e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, do të mbahet me 28 janar. Në të vërtetë, Kuvendi i Kosovës është dashur t’i fillojë punimet me 18 janar, por kjo është shtyrë për 10 ditë më vonë. Në horizont nuk duket asnjë shenjë për zgjidhjen e krizës politike …

Më shumë...

Xhavit Zariqi: Reagimi i opozitës po ndalon implementimin e marrëveshjeve me Serbinë

Zëvendës kryetari i komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi në një intervistë dhënë për radion Kosova e Lirë, duke folur  lidhur me marrëveshjen për AKS-në është shprehur: ”Kjo nuk është çështje vetëm e AAK-së, por duhet të jetë e gjithë qytetarëve pa përjashtim, ngase në këtë rast po cenohet sovraniteti dhe …

Më shumë...

Gjuriq: Vuçiq është i gatshëm për bisedime

Deklarata e kryeministrit, Mustafa se nuk do të shkojë në Bruksel pa e marrë një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave, është pritur me indiferencë në Beograd. Pyetjes nëse në takimin e radhës do të shkojë kryeministri, Isa Mustafa, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, i është …

Më shumë...

Në krye të qeverisë kemi një kryeministër i cili i ka shkelur 23 nene të Kushtetutës

Deputetja nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është cituar të ketë deklaruar  se vendimin për bojkot të komisioneve parlamentare, opozita e bashkuar e ka marrë qysh shtatorin e vitit të kaluar, dhe tash për tash nuk e kanë ndërmend të ndryshojë këtë vendim. “Natyrisht që situata do të vazhdojë …

Më shumë...

Shala: Mustafa e di se duhet të japë dorëheqje, është shkelësi më i madh i Kushtetueses

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shkeljet që janë bërë me rastin e nënshkrimit të Asociacionit të Komunave Serbe, qeveria e Kosovës duhet të jap dorëheqje. Shala ka drejtuar akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa …

Më shumë...

Prokurori i EULEX-it, Schwendiman i kënaqur me punën rreth themelimit të Gjykatës Speciale

Paralajmërimi se Gjykata Speciale do të ketë selinë në Hagë është një dëshmi se po merren në konsideratë qëndrimet e Këshillit të Evropës të publikuara në vitin 2011, ka deklaruar prokurori i Grupit punues të EULEX-it për hetimin e krimeve të luftës, David Schwendiman. Në një deklaratë për agjencinë beogradase …

Më shumë...