Lajmet

Ursula von der Leyen viziton Kosovën – takime me Osmanin dhe Kurtin më 15 tetor

Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të hënën turneun e saj treditësh në Ballkanin Perëndimor, vizitë që do ta përmbyllë të mërkurën, më 15 tetor, në Prishtinë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen do të zhvillojë takime bilaterale me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin …

Më shumë...

Memli Krasniqi: PDK mbetet konsistente, nuk e votoi Rashiqin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK-ja ka mbajtur qëndrimin e saj të pandryshuar duke mos e votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. “PDK është partia e vetme me qëndrime konsistente. Ashtu bëmë edhe sot, duke abstenuar për nënkryetarin e komunitetit serb,” …

Më shumë...

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Fatmir Shehollin, dyshohet për spiunazh në shërbim të BIA-s serbe

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ka vepruar si i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë. Sipas dosjes së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Sheholli dyshohet se ka bashkëpunuar me zyrtarin e BIA-s, Bojan Dimic, duke mbledhur dhe transmetuar …

Më shumë...

Enver Hasani: Kuvendi nuk është konstituar – zgjedhja e Rasiçit është jokushtetuese dhe çon drejt federalizimit të Kosovës

Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka cilësuar zgjedhjen e Nenad Rasiçit si nënkryetar të Kuvendit si “fund e krye jokushtetuese”, duke paralajmëruar se ky veprim mund të ketë …

Më shumë...

Sorensen nga Procesi i Berlinit: Normalizimi kërkon durim, këmbëngulje dhe ndërtim besimi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka publikuar një fotografi të përbashkët me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët morën pjesë në takimin e radhës të Procesit të Berlinit, mbajtur në Belfast të Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë takim morën pjesë …

Më shumë...

Nenad Rasić zgjidhet nënkryetar i Kuvendit – institucioni shpallet i konstituuar, fillojnë afatet për formimin e qeverisë

Kuvendi i Kosovës është konstituuar zyrtarisht, pasi deputeti Nenad Rasić u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb me shumicën e votave të deputetëve. Propozimi për Rashiçin u bë nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërsa në votim morën pjesë 104 deputetë. Nga ta, 71 votuan për, 9 ishin kundër dhe 24 …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Zgjedhja e Nenad Rasiçit është antikushtetuese, shumica shqiptare nuk mund të zgjedhë përfaqësuesin e pakicës serbe

Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar zgjedhjen e Nenad Rasiçit si nënkryetar nga komuniteti serb si “tërësisht antikushtetuese”. Në një deklaratë për media, Limaj tha se procesi i konstituimit të Kuvendit, i shpallur nga kryetari Dimal Basha, është në …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: U vonuam 35 ditë për një pozitë të parëndësishme

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit, duke e quajtur të paarsyeshme vonesën mbi njëmuajshe për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Abdixhiku tha se Kuvendi dhe institucionet kanë rënë në “një nivel të ulët intelektual dhe institucional”, duke vlerësuar se një pozitë, …

Më shumë...

Memli Krasniqi në 26-vjetorin e PDK-së: Kjo është festa e fundit pa themeluesit e saj

Në 26-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Memli Krasniqi ka shprehur mirënjohje dhe krenari për rrugëtimin e partisë, duke e cilësuar PDK-në si “ide për shtet, dinjitet dhe të ardhme”. Në një videomesazh drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve, Krasniqi tha se PDK-ja lindi nga idealet e lirisë dhe …

Më shumë...

Aida Dërguti: Me Marrëveshjen e Ohrit, Kurti ka pranuar autonomi – kjo është shkelja më e madhe kushtetuese

Analistja politike Aida Dërguti ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin 12-ditor që Kuvendi i Kosovës ka për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, duke e lidhur këtë zhvillim me pasojat e Marrëveshjes së Ohrit. Dërguti tha se “të gjitha tensionet dhe obstruksionet e fundit në …

Më shumë...

Seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit mbahet më 27 tetor në Hagë

Gjykata speciale në Hagë kanë njoftuar se seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet më 27 tetor 2025. Në informimin javor për media, zëdhënësi i gjykatës, Michael Doyle, bëri të ditur se gjatë javës së kaluar është publikuar …

Më shumë...

Debat i tensionuar mes Nasim Haradinjt dhe Nexhmedin Spahiun

Në mbrëmjen e së mërkurës, debati mbi rastet e spiunazhit në Kosovë u shndërrua në një përballje të zjarrtë mes të ftuarve, pas arrestimit të fundit të Fatmir Shehollit nën dyshime për bashkëpunim me shërbime të huaja. Në studio ishin të ftuar Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës …

Më shumë...

Serbia arreston një shtetas shqiptar, i gjeti flamuj dhe simbole të UÇK-së, në kufirin me Kosovën

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë me prani fizike në Kosovë

Autoritetet në Serbi kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë nën dyshimin për “nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare”. Sipas Ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, arrestimi u bë në Prokuple në bashkëpunim me Doganat e Serbisë. Në pikë kalimin kufitar të Merdarit, policia serbe ka gjetur në një furgon …

Më shumë...

Vendimet e Qeverisë në detyrë ngjallin debate: opozita i quan “fushatë elektorale” në prag të zgjedhjeve lokale

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 26 milionë euro për studentët, një milion për pako ushqimore për familjet në nevojë dhe ka miratuar subvencionimin e faturave të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta. Këto vendime, të marra më 7 tetor, janë cilësuar nga opozita dhe përfaqësues të …

Më shumë...

Jonathan Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar mbështet integritetin e zgjedhjeve në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar të enjten me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë të diel. Hargreaves falënderoi Radoniqin dhe ekipin e tij për përpjekjet që po bëjnë për të …

Më shumë...

Uran Ismaili: Projekti im më i madh është zgjidhja e problemeve të përditshme të Prishtinës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se projekti i tij më i madh është zgjidhja e problemeve të përditshme të kryeqytetit. Në debatin për Prishtinën, Ismaili kritikoi kundër kandidatët për ofrimin e projekteve që, sipas tij, janë të parealizueshme dhe utopike, duke …

Më shumë...