Lajmet

BDI: 2.500 mashtrimet e VLEN dhe përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

VLEN mashtroi kur premtoi 2.500 punësime. Realiteti është krejt tjetër: me qindra shqiptarë u larguan nga puna, ndërsa punësimet e reja mund të numërohen në gishta për ndonjë familjar të ndonjërit nga krerët e VLEN-it. Premtimet e tyre u bënë objekt talljeje, aq sa edhe ministri Minçev, e quajti këtë …

Më shumë...

Nesër do të nis seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Të hënën fillon seminari i 37 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Nesër do të nis seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Në këtë seminar do të marrin pjesë studiues të gjuhës dhe kulturës sonë nga shtete të ndryshme të botës. Hapja solemne e seminarit do të bëhet nesër, më 18 gusht, në Institutin e historisë “Ali Hadri” në Prishtinë …

Më shumë...

SBASHK ka paralajmëruar grevë dhe masa të tjera sindikale

SBASHK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar grevë dhe masa të tjera sindikale nëse deri më 20 shtator të këtij viti nuk fillon dialogu me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Nënkryetarja e kësaj sindikate, Vjollca Shala, ka thënë për KosovaPress, se nëse deri më 20 shtator …

Më shumë...

Fatmir Çollaku: Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci është garanci për sigurinë dhe konsolidimin e ushtrisë së Kosovës

Profesori universitar i kriminalistikës, Fatmir Çollaku ka vlerësuar se marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci është garanci për sigurinë dhe konsolidimin e ushtrisë së Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe konsolidimin e ushtrisë së Kosovës. Gjatë intervistës për “Ekonimia Online” ai …

Më shumë...

Numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë po rritet

Nga të dhënat e Klinës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mësohet se numri i rasteve të reja me kancer në vendin tonë, po rritet. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar rreth një mijë e njëqind raste, ndërsa kanceri më i përhapur në Kosovë …

Më shumë...

Ndonëse ka kritikuar Prokurorinë, Gjykata Speciale në Hagë ka vazhduar me të njëjtën logjikë

Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzon kërkesat e disa personave që pretendojnë se janë viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Ndonëse ka kritikuar Prokurorinë, Gjykata Speciale në Hagë ka vazhduar me të njëjtën logjikë. Edhe pse gjyqtarët e kësaj gjykate e kanë kritikuar Prokurorinë, që argumentet e tyre janë krejtësisht të njëjta dhe pa asnjë ndryshim, kërkesat e Prokurorisë po aprovohen dhe i është vazhduar paraburgimin ish kryetarit, Hashim Thaçi. …

Më shumë...

Dhjetëra mijëra turist drejt brigjeve të Shqipërisë brenda disa orëve

Fluks i madh pushuesit drejt Shqipërisë, radhë të gjata në pikë kalimin kufitar Morinë

Nga të dhënat e pikave kufitare të Shqipërisë mësohet se vetëm brenda disa orëve, dhjetëra mijëra turist hyjnë në Shqipëri. Numri i madh i tyre është nga Kosova. Vetëm gjatë orëve të paradites së djeshme, mbi 60 mijë qytetar të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri vetëm nga pikëkalimi i Morinës …

Më shumë...

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ai e ka shkruar se Albin Kurti i ka lënë bizneset në dorën e “mafisë energjetike”. “Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, i la bizneset e Kosovës …

Më shumë...

Ambasadori, Jorn Rohde ka thënë se Gjermania është për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Ambasadori, Jorn Rohde ka thënë se Gjermania është për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës por disa hapa të ndërmarr nuk dërgojnë drejt heqjes së tyre. Ai ka theksuar se ndërtimi i urave në Mitrovicë gjatë kohës së zgjedhjeve lokale nuk janë veprime që e lehtësojnë gjendjen atje. …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Kosova rrezikon falimentimin ekonomik, nëse nuk ndalet politika aktuale me energji

Njohësi i rrethanave politike në vendin tonë, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se vendi ynë rrezikon falimentimin ekonomik, nëse nuk ndalet politika aktuale me energji. Ai ka shkruar më tutje se energjia është themeli i shëtit dhe pa të, nuk ka ekonomi në Kosovë.  Politika energjetike e Qeverisë ka hyrë në …

Më shumë...

Sazan Ibrahimi: Bllokada institucionale po i kushton miliona euro pushtetit lokal

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka tërhequr vërejtjen se bllokada institucionale po i kushton miliona euro pushtetit lokal. Ai ka shtuar më tutje se shumë projekte komunale janë bllokuar për shkak të mungesës së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe masave të BE-së, duke pamundësuar shfrytëzimin e fondeve të …

Më shumë...

Agim Musliu: Vuçiq po e përdor Listën Serbe si vegël për lojë politike në veri të Kosovës

Kreu i Institutit për Studime të Sigurisë “Octopus”, Agim Musliu, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për manipulime politike të qëllimshme me qëllim të ruajtjes së pushtetit dhe bllokimit të funksionalitetit institucional në veri të Kosovës, përmes instrumentalizimit të Listës Serbe. Sipas Musliut, gjatë dy viteve të fundit, Vuçiq dhe …

Më shumë...

Donald Trump propozon dorëzimin e territoreve të Ukrainës në këmbim të paqes

Pas një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë të premten, ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka propozuar udhëheqësve evropianë një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke i dorëzuar Rusisë territore që aktualisht nuk janë nën pushtim. Lajmi u bë i ditur nga dy zyrtarë të …

Më shumë...

Shkyçjet masive nga rrjeti i energjisë rrezikojnë mijëra vende pune

Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Citaku, ka ngritur alarmin për rrezikun e papunësisë masive, pas nisjes së shkyçjeve të bizneseve nga rrjeti elektrik, si pasojë e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për kalimin në tregun e lirë të energjisë. Sipas saj, mbi 1400 biznese, kryesisht prodhuese, …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Ta ndalojmë rrëshqitjen e Kosovës drejt autokracisë partiake

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Kryeministri dhe deputeti i LDK-së,, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit. Ai ka bërë thirrje për ndalimin e asaj që e cilëson si rrëshqitje të Kosovës drejt një “autokracie partiake”. Hoti ka vënë në pah …

Më shumë...

BDI: Bashkëpunëtorët më të afërt po e braktisin Izet Mexhitin dhe VLEN-in, populli po se po

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

VLEN-i dhe Izet Mexhiti janë në panik për shkak të humbjes së pashmangshme në zgjedhjet lokale, pas largimeve të përditshme të strukturave të tyre në të gjitha komunat. Kjo situatë është rezultat i mashtrimeve ndaj shqiptarëve, përfitimeve personale dhe braktisjes së pozicioneve kombëtare për interesa të ngushta të Mexhitit dhe …

Më shumë...