Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, njësitet patrulluese nëkuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, sot me datën 24.08.2024, rreth orës 17:05, gjatë njëpatrullimi rutinë, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë. Gjatë komunikimit me personae pranishëm në automjet, ata kanë pranuar se posedonin substanca narkotike. Personat e dyshuar, dy meshkuj shtetas serb të moshës madhore, janë shoqëruar nëStacionin Policor në Gjakovë për hetime të mëtejshme, ndërsa substanca e dyshuar narkotike, e cila ishte në formë të cigareve (tre copë), është sekuestruar. Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuaritjanë ndaluar në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast për hetim “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Gjakovë, 24 gusht 2024
Më shumë...Njoftime
Metush Kryeziu: Ndërron jetë luftëtari i UÇK-së, Metush Hasan Gashi
OVL e UÇK-së, dega në Malishevë jofton opinioni publik se ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK-së, Metush Hasan Gashi, me ç’rast kanë shkruar: Me pikëllim të thellë njoftohet se ka ndërruar jetë luftëtari dhe invalidi i UÇK-së, Metush Hasan Gashi, nga fshati Javor, Komuna e Suharekës. Metushi ishte ndër luftëtarët …
Më shumë...Sadik Halitjaha: Përvjetori i rënies së dëshmorit Xhemajl Rexha shoqërohet me premierën e filmit dokumentar
Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të pavdekshëm Xhemajl Rexha, do të shfaqet për herë të parë një film dokumentar i cili i kushtohet jetës dhe veprës së këtij heroi të madh të kombit. Filmi dokumentar paraqet një rrugëtim të plotë nëpër jetën e Xhemajl Rexhës, duke ndriçuar momentet kyçe …
Më shumë...Homazhe në Bllacë për 26-vjetorin e rënies heroike të Bislim Latif Zekollit
Më 23 gusht 2024, shënohet 26-vjetori i rënies heroike të Bislim Latif Zekollit, një nga heronjtë e shquar të kombit që dha jetën e tij në altarin e lirisë. Në këtë përvjetor, qytetarë, familjarë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore do të mblidhen në ora 9:00 pranë lapidarit të dëshmorëve në …
Më shumë...Homazhe në Kleçkë për 26-vjetorin e Dëshmorëve të Brigadës “Ismet Jashari-Kumanova”
Në 26-vjetorin e ditës së dëshmorëve dhe ditës së Brigadës së UÇK-së “121 Ismet Jashari-Kumanova,” më 25 gusht 2024, do të mbahen homazhe në kompleksin e dëshmorëve në Kleçkë nga ora 10:00 deri në 11:00. Ky aktivitet është organizuar për të nderuar veprën dhe rënien heroike të dëshmorëve të kombit. …
Më shumë...Doli nga shtypi libri autobiografik i Ajshe Gjonbalajt: “Jeta Ime dhe disa rrëfime nëpër burgjet jugosllave”
Letërsisë shqiptare, iu shtua edhe një libër autobiografik i të burgosurës politike Ajshe Gjonbalaj, titulluar “Jeta Ime dhe disa rrëfime nëpër burgjet Jugosllave.” Libri përbën një dokument të çmuar historik dhe emocional, duke përmbledhur kujtimet e Ajshe Gjonbalajt që nga fëmijëria e saj e hershme deri te përvojat e dhimbshme …
Më shumë...BDI: Qeveria pa paralajmërim ka rritur çmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 kompani me mbi 50%
Duke marrë parasysh ankesat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, BDI njofton opinion që Qeveria jolegjitime në mënyrë jo transparente ka rritur cmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për më shumë se 50%. Duam që të njoftojmë opinion se ky veprim …
Më shumë...Mustafë Krasniqi: Librat e nivelit të I dhe II-të “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” u shpërndan për nxënësit e mërgatës shqiptare nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë
Ogerta Manastirliu Ministre e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, në postimin e saj thekson se për vitin e ri shkollor 2024/25, që është shpallur “Vit i Gjuhës Shqipe“, për nxënësit e shkollës shqipe në mërgatë ndan mbi 14 mijë libra “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”, të cilat do të jenë në duart e nxënësve, për ata nxënës që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Manasterliu tha: “librat e Nivelit I dhe II, të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, po dërgohen nga Qendra e Botimeve për Diasporën pranë selive tona diplomatike, për nxënësit dhe mësuesit e diasporës, që me shumë dashuri dhe përkushtim mësojnë me këto tekste gjuhën e bukur shqipe dhe njihen me traditat dhe kulturën shqiptare”. Nxënësit e shkollës shqipe në mërgatë- diasporën shqiptare, nga shtatori 2024-2025, kur dhe fillon viti i ri shkollor do të pajisen me librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” për dy nivelet, të nivelit të I dhe II-të. Vlen të theksohet se një meritë të veçantë përpos QBD-së ka edhe Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës (KKAD), i cili në botimin e I-ë i kishte dy recensent, ndërsa në botimin e II-të ka një recensent. Kjo parapërgatitje dhe përgjegjësi institucionale tregon se institucionet tona janë të interesuara shkolla shqipe me mësim plotësues të jetë funksionale. Aty ku ka fëmijë të mërgatës shqiptare të ketë shkolla shqipe dhe të mbushen klasat me nxënës, me qëllim që përmes mësimit plotësues ta ruajnë gjuhën amtare, shqipen e bukur. Duke e ruajtur gjuhën amtare, ruajmë lidhjen me gjuhën e gjyshit, atdheun, mbi të gjitha ruajmë identitetin dhe kulturën kombëtare shqiptare.
Më shumë...Kryetari, Ekrem Kastrati dhe nënkryetari, Vesel Krasniqi uruan komandantin e ri të stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi, kanë vizituar sot stacionin policor të Malishevës për t’i shprehur urimet e tyre komandantit të ri, Nazmi Zogaj, i cili ka marrë detyrën e komandantit të stacionit. Gjatë këtij takimi, kryetari Kastrati theksoi rëndësinë e vazhdimit të …
Më shumë...Sot në Komoran, në lagjen Ibriqi, u bë zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit Mentor Ibriqi
Në praninë e qindra të pranishmëve sot në Komoran, në lagjen Ibriqi, u bë zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit Mentor Ibriqi. Manifestimi u hap me leximin e biografisë së Dëshmorit të kombit Mentor Ibriqi të cilën e lexoi mbesa e tij Marigona Ibriqi. Në emër të Brigadës 121 …
Më shumë...Rrahim Bekteshi: Ndahet nga jeta eprori lartë i UÇK-së dhe nënkoloneli Forcave Ajrore Shqiptare Agim Ismail Sallaku
Ndahet nga jeta eprori lartë i UÇK-së dhe nënkoloneli Forcave Ajrore Shqiptare Agim Ismail Sallaku. Të dashur bashkëluftëtar e kam shumë të vështirë të ju njoftojë me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të eprorit dhe komandantit të UÇK-së sikurse edhe nënkolonelit dhe të skuadrilës së helikopterëve të Forcave …
Më shumë...Gara memoriale në not, “Esmir Shala”, mblodhi notarë nga mbarë Kosova
Sot, në pishinat natyrale në Banjë të Malishevës, u zhvillua gara memoriale në not “Esmir Shala”, një ngjarje e rëndësishme sportive e organizuar nga Federata e Notit të Kosovës, Klubi i Notit “Besa” dhe Komuna e Malishevës. Kjo garë, e cila filloi të mbahet që nga viti 2015, është një …
Më shumë...Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, publikoi foton e Fisnik (Muharrem) Qenajt, si person i dyshuar
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe media. Personi i dyshuar është: Fisnik (Muharrem) Qenaj, i lindur …
Më shumë...Ftesë për Zbulimin e Shtatores së Heroit të Kosovës, Mentor Ramadan Ibriqi
Të nderuar qytetarë, familja e Heroit të Kosovës, Mentor Ramadan Ibriqi, ka kënaqësinë dhe nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në ceremoninë solemne të zbulimit të shtatores së tij. Ky moment i veçantë do të mbahet më 18 gusht 2024, duke filluar nga ora 11:00, në Komoran, në lagjen Ibriqi. …
Më shumë...Hysen Durmishi ka njoftuar se Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Durmishi, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se sapo e kanë pranuar raportin. Sipas tij, raporti që është pranuar …
Më shumë...Ndërmarrja Publike Banesore po rinovon tri shkolla në Prishtinë
Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Arton Berisha, bashkë me ekipin e tij, realizuan një vizitë në vendpunishtet e tri shkollave në kryeqytet: Nazim Gafurri, Xhevdet Doda si dhe Gjimnazi i Specializuar Matematikor. Këto projekte përfshijnë përmirësimin e nyjeve sanitare, rikonceptualizimin dhe ridefinimin e hapësirave të brendshme, me qëllim përmirësimin e …
Më shumë...