Çerkin Dukolli: Përjetësisht krenar me Ju heronjë lirie

24 vite më parë të udhëhequr nga flamuri i UÇK-së në luftime të ashpëra, në betejat e Lladrocit e Senikut u përjetësuan në historinë e shqiptarisë katër viganët e UÇK-së: Ibrahimi, Kujtimi, Ejupi e Milaimi, luftëtarë të Brigadës 121 “Kumanova”.
Në historinë vendit për liri e shtetëndërtim dhe kujtesën tonë këta burra, përherë do të jenë si shenjat më të çmuara kombëtare.
Lufta e UÇK-së dhe dëshmorët e saj janë kuptimi dhe baza e themeleve shtetërore, janë vet liria e vendit, janë postulatet tona kombëtare.
Familjet, ne bashkëluftëtarët dhe kombi, përjetësisht krenar me Ju heronjë lirie.
Lavdi e respekt deri në përulësi!

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: NUK DUHET TË PRITET SI STRUÇI (Makushi) ME SQEP NË RËRË

Letër e hapur!  Çka na sjell 16 shtatori i këtij viti?! Si do të veprojnë …