Çmimin e parë ” Anadrinia Jehon 2016 ” e rrëmbeu SH.K.A. ” Bresana ” e Bresanës të Dragashit

Në një ambient madhështor në formë të amfiteatrit, përfundoi festivali treditor tradicional gjithëkombëtar i folklorit burimor ” Anadrinia Jehon 2016 “, i cili u mbajt nën patronatin e kryetarit të Rahovecit, Idriz Vehapi, dhe ku morën pjesë 18 ansamble, shoqëri kulturo artistike, rapsodët e këngëtarët, me mbi 600 artistë, të folklorit autokton dhe burimor shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare.

Në natën e tretë kanë garuar Ansambli ” Xhavit Haziri ” nga Obiliqi, SH.K.A. ” Bajram Curri ” nga Krusha e Madhe, Ansambli ” Mitrovica ” nga Mitrovica, Sh.K.A. ” Jahi Hasani ” nga Çegrani i Gostivarit, SH.K.A. ” Scampa ” nga Elbasani, dhe SH.K.A. ” Bresana ” nga Bresana e Dragashit, të cilit me repertuar të begatshëm me paraqitjet e dokeve, zakoneve, dhe trashëgimisë kulturore, kanë pasqyruar lashtësinë e trashëgimisë kulturore dhe etnografike shqiptare.

Edicionin e 15-të me radhë të festivalit e kanë përcjellë mbi 5 mijë shikues dhe gjatë tre ditëve, Dejni i vogël i Rahovecit, por bujar, mikpritës dhe shpirtmadh, ka qenë vend pelegrinazhi i tërë Anadrinisë por edhe më gjerë.

Juria e përbërë nga Dilaver Kryeziu koreograf, Sami Piraj kompozitor, dhe Zymer Neziri folklorist, nuk kanë pasur fare punë të lehtë, por megjithatë paraqitjen e SH.K.A. ” Bresana ” nga Bresana e Dragashit, e kanë vlerësuar lartë, dhe të cilëve i ka takuar çmimi i parë ” Anadrinia Jehon 2016″ me plotë meritë, ngase ky vendim është përshëndetur me duartrokitje frenetike të publikut.

Çmimin kryesor e ka dorëzuar Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për KRS në Rahovec, ndërkaq vendi i dytë i ka takuar SH.K.A. ” Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit, kurse i treti SH.K.A. ” Mitrovica ” nga Mitrovica.

Pos këtyre çmimeve, organizatori ka shpërndarë edhe 12 tjera, si valltarja ma e mirë, valltari më i mirë dhe tjera

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …