Custin: Kosova dhe Serbia kanë një shans për të shkuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse

Zëdhënësi i të dërguarit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donalld Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, Dick Custin, është cituar të ketë deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë një shans për të shkuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Ai ka thënë se vetëm brenda një periudhe të shkurtë, prej katër muajve,  i dërguarit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donalld Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell i ka shtyrë përpara Kosovën dhe Serbinë drejt arritjes së tri marrëveshjeve ekonomike. Ambasadori Grenell është duke punuar ngushtë dhe se ka pajtueshmëri të plotë me Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Tashmë Kosova dhe Serbia kanë një shans për të shkuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe se Prishtina e Beogradi nuk duhet ta humbin një mundësi të tillë, është cituar të ketë deklaruar Dick Custin, zëdhënësi i të dërguarit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donalld Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …