Daniel Serwer

Daniel Serwer: Marrëveshja e Ohrit nuk ka substancë përveç idesë së vetëqeverisjes të komunitetit serb në Kosovë

Analisti dhe profesori i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, tha se marrëveshja e Ohrit e arritur  ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin  Kurti dhe kryetarit serb  Vuçiq nuk ka substancë përveç idesë së vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë. Në një intervistë me RTV21,  Serwer tha se kryeministri Kurti ishte në një presion të madh por ai u pajtua me një marrëveshje që është në disavantazh për Kosovën. Profesori amerikan tha se vendosja e reciprocitetit në raport me të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në  tri komunat nën Serbi është çështje thelbësore.  unë nuk prisja asgjë më mirë se sa kanë bërë. Por unë besoja se është e domosdoshme që të ketë përgjigje për çështjet e vështira dhe të arrijmë tek çështjet që serbët bënë fushatë kundër serbëve të Kosovës që t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, për shembull. Kjo është një çështje substanciale nga pikëpamja ime. E dyta, është reciprociteti për shqiptarët që jetojnë në Serbinë jugore, kjo është një çështje substanciale. Më shumë çështje të kësaj natyre. Njohja nga 5 vendet mos njohëse të BE-së do të shënonte një përparim të madh. Nuk është se unë prisja ndonjë nga këto gjëra, por unë po them se këto janë çështje kyçe me të cilat duhet të merremi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …