Dastid Pallaska: Nuk ekziston asnjë arsye që Hashim Thaçi të mbahet në paraburgim, por ai as nuk duhej të arrestohet

Dastid Pallaska: Nuk ekziston asnjë arsye që Hashim Thaçi të mbahet në paraburgim, as të arrestohej

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se për klientin e tij, Hashim Thaçin, se nuk ekziston asnjë arsye që ai të mbahet në paraburgim. Sipas tij, ish-kryetari i vendit as nuk duhej që të arrestohej vitin e kaluar. “Mbrojtja atëherë por edhe tani konsideron se nuk ekziston as edhe një arsye e vetme që Thaçi qoftë të arrestohet apo edhe të mbahet në paraburgim”, ka theksuar ai. Tutje, Pallaska përmendi se Gjykata Kushtetuese kishte lëshuar një vendim ku thuhej se nëse presidenti ndiqet penalisht për vepra penale që mund t’i ketë kryer jashtë funksionit të tij, në asnjë rrethanë nuk mund të arrestohet.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …