Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, me rastin e Ditës së Çlirimit, ka uruar bashkëluftëtarët që po përballen në procesin gjyqësor, kundër tyre, në Hagë

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, me rastin e Ditës së Çlirimit, ka uruar bashkëluftëtarët që përballen në Hagë. Ai ka thënë se liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia. “Në përvjetorin e 25-të të Çlirimit të Kosovës, krahas mirënjohjes dhe falënderimit ndaj secilit kontriubut-dhënës ndër shekuj, që kulmoi me UÇK-në dhe NATO-n, nga zemra dua të uroj çlirimtarët që ndodhen në Hagë. Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia! U pafshim në Kosovë, trima”, ka shkruar me këtë rast, Daut Haradinaj.  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi gjenden në paraburgim në Gjykatën Speciale, në Hagë, ku aktualisht ndodhën nën hetime  edhe disa nga eprorët e UÇK-sëEdhe kësaj radhe “trojka pushtetare”, Vjosa, Albini, Glauku dhe nënvartësit e vasalët tyre, nuk u përmenden meritat lapidare, madje as emrat e çlirimtarëve dhe më meritorëve të lirisë së Kosovës:  HASHIM THAÇI, KADRI VESELI, JAKUP KRASNIQI, REXHEP SELIMI.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri kundër Albulena Haxhiut: “Themeluesit e Republikës nuk mund të shantazhohen”

Polemikat mes pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë marrë hov pas akuzave të nënkryetares së …