Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, e vizitoi Komisionin e Pavarur të Mediave

Davenport: Pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në polici, gjyqësor, administratë komunale e të tjera nuk do të ketë normalitet

Shefi i Misionit të OSBE-së,  në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit,  në jetën e përditshme. Ashtu sikur kemi dëgjuar nga BE-ja dhe faktorë të tjerë, duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse në mënyrë që kryetarët e komunave në veri të kenë legjitimitetin e nevojshëm. Sigurisht që edhe misioni ynë është i gatshëm të ndihmojë në këtë drejtim. Davenport ka thënë se situata në veri është shumë e tensionuar. “Edhe pse zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, situata nuk është e qëndrueshme për kryetarët e zgjedhur nga një numër shumë i vogël votuesish. Fatkeqësisht, pati përplasje dhe sulme në të cilat u plagosën policë, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe gazetarë, në disa raste rëndë. Para së gjithash, duhet të ketë një qetësim të tensioneve dhe një shtendosje të situatës. Siç e kam thënë në disa raste, pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit në jetën e përditshme”, ka saktësuar Davenport.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …