Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale

Dejona Mihali shtrin sundimin e saj në shumë institucione të vendit, duke krijuar struktura paralele midis tyre

Veprimtaria subversive, përçarëse dhe arrogante e Dejona Mihalit, po nxjerrë në sipërfaqe një segment të strukturave paralele, me një ekstravagancë paranoje e të pa kontr0lluar mbase as nga Albin Kurti, Deri para disa ditësh, ekzistonin dyshime për ndikimin e Dejona Mihalit në drejtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, por tashmë këto dyshime janë shndërruar në realitet faktik. Komunikimet e saj intensive me drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, kanë ngritur shqetësime për një ndërhyrje të thellë në çështjet strategjike të vendit, përfshirë sektorin e energjisë. Ajo nuk ndalet vetëm te KEK-u, por raportohet se ka ndikim edhe në AKI dhe institucione të tjera kyçe të sigurisë, duke krijuar struktura të pavarura, paralele, brenda këtyre institucioneve, të cilat veprojnë sipas urdhrave të saj dhe jashtë kontrollit  të ligjshëm institucional. Ndërhyrjet e saj të padukshme dhe ndikimi i thellë në emërimet e zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe mediat shtetërore, po alarmojnë opinionin publik dhe ngrehin dyshime për shkelje të rënda të parimeve demokratike dhe ligjore, në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …