Kryetari Thaçi: Vrasësit që kanë kryer krime, kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovë

Deklaratat e Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale janë pasqyruar në edhe “Washington Post”

Gazeta autoritative amerikane, “Washington Post”, shkruan se kryetari i Kosovës akuzoi komunitetin ndërkombëtar që nuk e ka mbajtur premtimin edhe pasi Kosova krijoi një gjykatë jopopullore të krimeve të luftës, me qëllim  për të ndjekur penalisht shqiptarët etnikë, në rastet e lidhura me luftën e Kosovës. Hashim Thaçi ka thënë se në mesin e gjërave që zyrtarët ndërkombëtarë premtuan në këmbim të kësaj gjykate ishte një rrugë me e shpejtë drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, UNESCO, liberalizim të vizave dhe që Kosovës t’i lejohet të formojë ushtrinë. “Kosova krijoi gjykatën, por bashkësia ndërkombëtare nuk bëri asnjë nga gjërat që premtoi”, citohet të ketë thënë për Washington Post, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …