Delegacionet e Amerikës dhe Rusisë përfunduan bisedimet në Gjenevë, pa arritur ndonjë marrëveshje

Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë përfunduan bisedimet në Gjenevë, që janë pjesë e përpjekjeve diplomatike që do të zhvillohen gjatë kësaj jave. Bisedimet janë nxitur nga kërkesat e Moskës për marrëveshje rreth sigurisë dhe grumbullimit të trupave ruse afër Ukrainës. Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, që ka udhëhequr delegacionin amerikan, tha se bisedimet dypalëshe me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Rjabkov, ishin “serioze”. Sherman iu referua takimit me termin “bisedime” dhe jo “negociata” dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë shqyrtuar një nga një kërkesat e Rusisë. Sipas Sherman, në këtë takim SHBA-ja prezantoi disa propozime, përfshirë edhe për vendosjen e raketave dhe kufizimet për stërvitjet ushtarake. Propozimet amerikane  duhet të jenë reciproke dhe hodhi poshtë thirrjet për zvogëlimi i trupave amerikane në Evropën Lindore, duke thënë se kjo çështje “nuk ishte në agjendën” e bisedimeve të mbajtura më 10 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …