Demokracia Studentore

“Demokracia Studentore” ka zhvilluar një aksion simbolik para Kishës serbe të ndërtuar në pronat e Universitetit

Studentë të organizatës “Demokracia Studentore”, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Kishës ortodokse në serbe në pronat e Universitetit të Prishtinës. Një numër i studentëve që ishin mbledhur mbanin në dorë një pankartë ku prezantoheshin masakrat e Serbisë në Kosovë dhe mbante mbishkrimin “Kërkojmë qe objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviq në Kampusin Universitar të shndërrohet në muze dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi qe i ka kryer Serbia në Kosovë”. Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen me zhvillimin e këtyre aksioneve simbolike, si dhe do të vazhdojnë edhe me protesta, nëse nuk ndalen punimet në kishën politike serbe të ndërtuar dhunshëm në kohën e regjimit gjakatar të Milosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …