Deputetët e Kuvendit të Kosovës me kryekuvendarin në krye, për tre muaj shpenzuan 25 mijë euro për udhëtime zyrtare…

Gati 25 mijë euro i kushtuan buxhetit të shtetit, vetëm udhëtimet zyrtare dhe shpenzimet telefonike të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Udhëtimet zyrtare jashtë vendit për deputetët e Kuvendit të Kosovës nisën në Shqipëri për të vazhduar më pas për në vendet më të shtrenjta, si në Francë, Austri, Turqi dhe qendra tjera botërore. Nga të dhënat që  prezantuar Demokracia.com të cilat i ka siguruar nga Kuvendi i Kosovës për muajin qershor, korrik, gusht e shtator, nga buxheti i shtetit u shpenzuan mbi 11 mijë euro vetëm për mëditje, udhëtime zyrtare dhe akomodime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kryekuvendari  Konjufca, në tri udhëtime zyrtare gjatë këtyre muajve, në Shqipëri, Gjermani dhe Bruksel, shpenzoi gjithsej 10 mijë euro.  Vetëm për shpenzime telefonike dhe shpenzime të pjesshme për udhëtime zyrtare, pa biletat e udhëtimit, deputetët i kushtuan buxhetit të shtetit rreth 25 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …