PDK

Deputetët e PDK-së e kanë pyetur Bujar Dugollin pse për 10 vjet nuk e ka treguar presion që iu paska bërë për privatizimin e Ferronikelit

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha dhe Gazmend Bytyqi, gjatë dëshmisë së ish ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Buar Dugollit, sot në Komisionin Hetimor për Privatizimet, i kanë kërkuar atij që të zbuloj konkretisht të gjithë emrat të cilët i kanë bërë presion për çështjen e privatizimit të Feronikelit. Deputetët e PDK-së i kanë reaguar Dugollit, duke e pyetur se pse iu deshën 10 vite për të thënë se kinse dikush i paska bërë presion në lidhje me një punë ose një tjetër, apo këtë po e bën vetëm për politike ditore. Komisioni Hetimor për Privatizimet, i cili u themelua me propozimin e PDK-së, ka nisur intervistimin e të gjithë akterëve të cilët kanë qenë përgjegjës në lidhje me privatizimet në Kosovë, për të zbardhur të gjitha rastet e dyshimta me këtë temë. Dugolli ka treguar për presionin që iu paska bërë kur ishte ministër, por jo edhe lidhur me përfitimet e tij dhe të disa të tjerëve nga privatizimi i “Feronikelit”.

Kontrolloni gjithashtu

HRN: Deklaratat e ministrit Murati, janë sulme të drejtpërdrejta kundër shoqërisë civile

Në diskutimet e Kuvendit të Kosovës mbi përmbajtjen e Raportit të DASH, për Kosovën, ministri …