Deputetët e VV-së vizitojnë një tabelë kufitare në kufirin me Malin e Zi

Deputetët e VV-së vizitojnë një tabelë kufitare në kufirin me Malin e Zi

Një grup i deputetëve të Vetëvendosjes kanë bërë një vizitë në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ata, me këtë rast, kanë publikuar një fotografi, për të cilën ka thënë se këtu duhet të jetë kufiri i vërtetë mes Kosovës dhe Malit të Zi. Deputetët, Albin Kurti, Glauk Konjufca, Ismajl Kurteshi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Fisnik Ismaili kanë vendosur një tabelë kufitare me atribute të Kosovës dhe me flamurin kombëtar. Në sqarimin e afishuar në Facebook, ata kanë thënë se “kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht”.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …