Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj: LDK-ja do t'i bashkohet PAN-it

Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj: LDK-ja do t’i bashkohet PAN-it

Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj është shprehur i vendosur se koalicioni PAN i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë, edhe pse  nuk ka bërë të ditur se sa vota i ka gjithsej. Ai me këtë rast ka thënë se ekziston mundësia që Qeveria të votohet në seancën e 3 gushtit ose një ditë pas saj. Më tutje ka folur edhe për një qeveri të gjerë, me ç’rast ka thënë se PAN-it ende beson se do t’i bashkohet LDK-ja.  Ne jemi të hapur dhe mendoj se bashkimi i LDK-së, i LAA-së në një qeveri me Haradinajn do të ishte bukur i natyrshëm”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …