leoni

Ferat Shala

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e quajtur gënjeshtar dhe manipulues deputetin e Vetëvendosjes, Armend Muja

Gjatë raportimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli në Komisionin për Ekonomi, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka thurur lavde për të arriturat e pas dhjetë vjetëve në ndërmarrjen publike “Trepça”, vetëm në vitin e fundit. Ndaj këtij qëndrimi të deputetit Muja, ka reaguar kryetari i komisionit, Ferat Shala, i cili e quajtur gënjeshtar dhe manipulues deputetin e Vetëvendosjes. “Po gënjen dhe mos manipuloni për arritjet në Trepçë. Po bëni politikë, sepse ne nuk po flasim sot për performancën e ndërmarrjeve publike”, ka thënë Shala, ndërsa për këtë nuk ka pasur reagim nga deputeti Muja. Ministrja Rizvanolli ka raportuar të martën për ndarjet buxhetore për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Ministrisë së Ekonomisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …