Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha i reagon Kurtit, në Hagë nuk po gjykohet asnjë parti politike, por vet lufta e UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha i reagon Kurtit, në Hagë nuk po gjykohet asnjë parti politike, por vet lufta e UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha ka reaguar për letrën që kreu i VV-së, Albin Kurti ia ka dorëzuar gjyqtarit francez të Speciales ku i ka kërkuar lirimin me kusht të Rexhep Selimit. Me anë të një postimi në Facebook,  Hoxha ia ka rikujtuar Kurtit  se në Hagë nuk po gjykohet asnjë parti politike, por vet lufta e UÇK-së. “Letra e juaj drejtuar gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou për ta liruar me kusht luftëtarin e lirisë Rexhep Selimi është një iniciativë e mirë, por më bënë përshtypje shpërfaqja e juaj e urrejtjes ndaj luftëtarëve tjerë të lirisë”, ka shkruar Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …