Dezinfektohen Klinika Gëzimi dhe një shtëpi në Banjë

Kompania “Zona Park”, zbatuese e projektit për dezinfektim, nën mbikëqyrjen e përgjegjësit, Halit Mazreku, nga sektori i mbrojtjes për shpëtim si dhe të inspektorëve, nga inspektorati komunal i Malishevës, kryejnë dezinfektimin e Klinikës “Gëzimi” në qytetin e Malishevës si dhe kësaj klinike nga inspektorët qendror e lokal i pezullohet aktiviteti për kohë të caktuar, pasi një nga punëtorët mjekësorë ka dalë pozitiv. Po ashtu u bë edhe dezinfektimi i një shtëpie në fshatin Banjë, pasi sipas IKSHPK-së dhe masave mbrojtëse nga COVID-19, që një ndër masat është edhe dezinfektimi i objektit të banimit pasi mbrëmë, ka ndërruar jetë personi, që kishte edhe sëmundje tjera, jo vetëm i prekur nga COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …