DnV: Proces i rregullt i votimit dhe respektim i kënaqshëm i masave anti-Covid

Organizata “Demokracia në Veprim” ( DnV) ka njoftuar se procesi I votimit po zhvillohet në rregull dhe po zbatohen masat anti-kovid. Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera. Deri më tani, është raportuar për nivel të kënaqshëm të respektimit të masave anti-covid nga ana e komisionerëve (73%) dhe qytetarëve që po frekuentojnë qendrat e votimit është (71%). Edhe sa i përket votimit me asistencë, ky fenomen është hasur në rreth 73% të vendvotimeve, por numri i rasteve sillet brenda trendeve normale (1-10 raste). Deri më tani është raportuar raste të asistencës së palejuar. Vëzhguesit nuk kanë raportuar për raste të ushtrimit të presionit tek votuesit dhe nuk kanë evidentuar prani të zyrtarë të lartë politikë në Qendra të votimit, u tha mes tjerash në konferencën për medie mbajtur nga Demokracia në Veprim.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …