Kurz

Do ta mbështesin çdo marrëveshje që do ta arrijnë mes veti Kosova dhe Serbia, thotë Kancelari austriak, S. Kurz

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, thotë se rruga drejt zgjidhjes apo marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë është e gjatë. Në një konferencë për media pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, në pyetjen rreth ndryshimit të kufijve, Kurz tha se qëndrimi i qeverisë austriake është i qartë, por se do të mbështeste edhe ndryshimin e kufijve si zgjidhje për paqen. “Nëse vjen deri tek një marrëveshje që do të mund të sillte paqe, ne nuk do të pengojmë atë marrëveshje, por do ta mbështesim.  Austria mbështet çdo zgjidhje për Kosovën të cilën do të mund ta arrinin edhe pala serbe edhe ajo shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …