KEK
Fillimi / Institucionet / Do të shkyçet secili konsumatorë me borxh mbi 100 euro

Do të shkyçet secili konsumatorë me borxh mbi 100 euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. njofton  të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave (konsumatorë shtëpiak dhe komercial/ industrial ) ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë. Nga dita e sotme (27.01.2020) do të shkyçet secili konsumatorë që ka borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, 100 euro e lartë.

KRU ”Prishtina”, pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci prej mbi 10 metra nga kuota maksimale e kapërderdhjes, po mundohet të mos e dëmtojë konsumatorin në marrjen e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe do të tentojë maksimalisht që të mos aplikojë reduktime deri në momentin ku do të jetë i  pamundur një furnizim me ujë pa reduktime, si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike. Andaj, menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastër, kushton!

Uji në krojet tona është një proces që kushton ( energji, pompa, pajisje, kimikate, gypa, derivate, fuqi punëtore dhe investime). Paralajmërojmë sërish konsumatorët borxhlinj ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit se kanë obligim ligjo që të paguajnë faturat dhe borxhin e akumuluar.

KRU ” Prishtina” sh.a., ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit ( shkyçje  individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat etj) dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjarë: (shkyçja dhe rikyçja e ujit …….. 20.00 €, shpenzimet e përmbaruesit privat 18 % në vlerën totale të borxhit të akumuluar). Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka borxh mbi 100 euro ndaj shërbimeve të ujit.  Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve për ujë dhe kanalizim është mbi 46 milion euro.

KRU “Prishtina” sh.a.  i’u ka ofruar bashkëpumin dhe mundësi të lehta të ndryshme për pagesa të shërbimeve si, riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi. Paraprakisht falënderojmë të gjithë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat e ujit, njëkohësisht ftojmë borxhlinjtë që urgjentisht të paguajnë detyrimet që  kanë ndaj KRU ”Prishtina”, thuhet në fund të komunikatës për medie të KRU Prishtina.

Kontrolloni gjithashtu

Pastrohet deponia për mbeturina inerte në Shkozë të Junikut

Komuna e Junikut në vazhdën e aktivitete “Për Junikun e Pastër dhe Ekologjik” po vazhdon ...