leoni

Doli nga shtypi libri i radhës i autorës Naxhije Doçi, me titull: “JEH MOTESH”-(POEZI)

Doli nga shtypi libri i radhës i autorës Naxhije Doçi, me titull: “JEH MOTESH”-(POEZI)

Doli nga shtypi libri i radhës i autorës Naxhije Doçi, me titull: “JEH MOTESH”-(POEZI). Libri ka 129 faqe dhe është i ndarë në katër nënkapituj: 1. Dritë mbi stuhitë, 2. Plisbardhët e tokës sime perlë, 3.Etje vargu për vende e kënde, 4. Ndjenjësi me dehje muze”.  Në librin “Jeh motesh” një numër poezish janë me motive atdhedashurie, kryesisht për disa ngjarje të rëndësishme historike-kombëtare, si edhe për disa figura të dalluara, që me veprën dhe jetën e tyre kanë zënë vend krenarie në histori. Pjesa tjetër e poezive janë me motive përshkruese për vende e kënde inspirimi për autoren,si edhe poezitë ndjenjësore për jetën nëpër kohë. Redaktor dhe recensues i librit “Jeh motesh” është Prof. Prend Buzhala. Vlerësimi me përkushtim i poetit dhe krijuesit fjalë-artë, Prend Buzhala i ka dhënë sqarim të thukët esencës kuptimore dhe përmbajtjesore të librit. Them lirisht se i ka shtuar edhe rrëzëllim arti librit. Mbi bazën e kësaj edhe falënderimi im për të ka nuancat e artit, rrjedh si gurrat e bardha – ka shkruar autorja e librit Naxhije Doçi.

Kontrolloni gjithashtu

Pas një pune të përkushtuar krijuese, dolën nga shtypi dy vepra të rëndësishme të autorit Ramadan Rizani

Sot, pas një pune të përkushtuar krijuese, nga shtypi dolën dy vepra të rëndësishme të …