Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të marrin dritën e gjelbër pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

Dorëzohet kërkesa në Kuvend të Kosovës që mërkurën të mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë. Pas publikimit të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që i jep të drejtë themelimit të qeverisë së re, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar menjëherë kërkesën për thirrje të seancës në Kuvend të Kosovës për votimin e qeverisë.“Është dorëzuar kërkesa në Kuvend për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për të mërkurën në orën 11:00”, thuhet në një burim të siguruar lajmi.net. Theksojmë se në orën 16:30, i pari i LDK-së, Isa Mustafa, do të mbajë konferencë për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Ka dështuar për të 21 herë me radhë seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka dështuar për të 21 herë me radhë seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. …