Skender Demaliaj

Dr. Skёnder Demaliaj: Doktrina Putiniste dhe qёndrimet ndaj Kosovёs

Rusёt gjithmonё kanё qenё nё krah tё vёllezёrve tё tyre serbё. Ata i kanё ndihmuar tё rriten e tё zgjerohen nё kurriz tё tokave shqiptare, ku viktima e radhёs ka qenё Kosova, e cila pёr gati njё shekull mbeti nёn regjimin e egёr serb. Politika ruse nё kёtё ҫёshtje ka qenё konstante: si nё Rusinё cariste, nё Bashkimin Sovjetik dhe nё Rusinё e sotme Putiniste.

Edhe nё vitet 1998-1999, kur situata u rёndua dhe u tensionua si rezultat edhe i daljes nё skenё tё UҪK-sё, i rritjes sё rezistencёs dhe organizimit tё luftёs sё armatosur kundёr pushtuesit serb, rusёt mbrojtёn tezёn se Kosova ёshtё pjesё e Jugosllavisё dhe nuk do ta mbёshtesin shkёputjen e saj. Ishin pёr njё autonomi tё gjerё nё kuadёr tё Serbisё dhe shqiptarёve atje t’iu siguroheshin tё drejtat kombёtare. Ishin kundёr pavarёsisё sё Kosovёs, kundёr UҪK-sё dhe takimin e Richard Holbrooke me drejtuesit e UҪK-sё e konsideruan njё hap nё drejtimin e gabuar. Ky qёndrim rus u bё akoma mё i qartё gjatё vizitёs sё ministrit tё Punёve tё Jashtme tё Rusisё, Igor Ivanov, mё 11 mars 1999 nё Tiranё. Ai deklaroi: “Ne jemi pёr zgjidhjen politike tё problemit dhe kjo ёshtё e mundshme vetёm brenda tёrёsisё territoriale tё Jugosllavisё. Ne nuk i pёrjashtojmё operacionet ushtarake, por duhen pasur parasysh rregullat ndёrkombёtare. Jugosllavia ёshtё vend sovran, prandaj forcat ushtarake mund tё futen nё atё vend po qe se vetё Beogradi jep pёlqimin”. 

Nё kёtё kёndvёshtrim duhen parё edhe qёndrimet e saj ndaj Kosovёs. Teza e re ruse: Kosova ёshtё Rusi.

Sipas Enver Hoxhajt, ish-ministёr i Jashtёm i Kosovёs: “Putinizmi si doktrinё politike pёrfaqёson njё mendёsi dhe njё sjellje tё re, tё ndёrtuar mbi vetёdijen historike ruse. Njё mendёsi e frymёzuar nga ideologjia e politikёs sё forcёs nё ndёrveprimin ndёrkombёtar, e pёrdorimit tё pakufizuar tё saj dhe ku mё i fuqishmi fiton”. 

Si reflektohet kjo doktrinё nё pёrditёsimin e politikave tё brendshme e tё jashtme tё saj nё raport me Kosovёn:

  • Operacioni i pёrgjithshёm ushtarak u zhvillua kundёr Beogradit pa miratimin e Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё, me avionё luftarakё dhe raketa tё pёrdorura nё zemёr tё Europёs. Kundёr kёtij sulmi ishte edhe Presidenti Boris Yeltsin. Kur Presidenti Bill Klinton e njoftoi pёr kёtё, ai ishte treguar i dhunshёm, e kishte cilёsuar sulmin ajror si njё agresion amerikan kundёr Ballkanit.
  • Pёr Kremlinin, lufta e NATO-s nё vitin 1999 kundёr Serbisё “ёshtё mёkati origjinal i perёndimit dhe njё fyerje poshtёruese pёr tё cilёn Rusia duhet tё hakmerret”. Sipas Vladimir Putinit, NATO-ja sajoi njё gjenocid tё rremё nё Kosovё pёr tё legjitimuar ndёrhyrjen e saj. Rusia ka mbrojtur dhe vazhdon tё mbrojё tezёn se kriza nё Kosovё nuk u shkaktua nga nxitja e qёllimshme e tensioneve nacionaliste apo spastrimi etnik i shqiptarёve tё Kosovёs nga Slobodan Milosheviҫi, por u shkaktua nga Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs me mbёshtetjen e NATO-s dhe disa vendeve tё Bashkimit Europian, tё cilat po shfrytёzonin dobёsinё postsovjetike tё Rusisё dhe po shkatёrronin aleatin e saj tё vjetёr, Serbinё. Kanalet televizive ruse herёpashere japin pamje nga bombardimet e Beogradit nga NATO-ja.
  • Presidenti rus, Vladimir Putin edhe nё fjalimet e tij, mё 2016 dhe 2017 nё Klubin e Diskutimit Valdoi e ka bёrё tё qartё qёndrimin ndaj bombardimeve tё NATO-s: “Bombardimi i Beogradit ёshtё qartёsisht njё ndёrhyrje jashtё normave dhe rregullave tё sё Drejtёs Ndёrkombёtare. Shtetet e Bashkuar tё Amerikёs e bёnё atё nё mёnyrё tё njёanshme. Ju folёt pёr Krimenё… Po nё Krime? Nuk ёshtё asgjё nё krahasim me atё qё keni bёrё nё Jugosllavi. Perёndimi i injoroi plotёsisht interesat tona kombёtare me bombardimet e Jugosllavisё e tё Beogradit, me dёrgimin e trupave nё Irak… Atёherё ligji ndёrkombёtar dukej i panevojshёm.” Pra pёr Putinin: “Jugosllavia ishte revolucioni i parё me ngjyra”. Edhe ministri i jashtёm rus Lavrov, nё Mbledhjen e Kёshillit tё Sigurimit pёrmendi mbёshtetjen e NATO-s pёr Kosovёn. Nё Forumin Rinor Seliger, ai pёrmendi Jugosllavinё si njё luftё me shkelje tё tё gjitha normave dhe pёrgjegjёsive tё paimagjinueshme. Nё 20 vjetorin e sulmit tё NATO-s ndaj Beogradit, Ministria e Punёve tё Jashtme tё Rusisё bёri deklaratёn: “NATO-ja u bё mburojё pas sё cilёs u krye spastrimi etnik serb”. Gёnjeshtrat ruse nuk kanё tё ndalur. Edhe ngjarjen nё Reҫak e kanё inskenuar shqiptarёt sipas mediave ruse. Kurfarё vrasjesh nuk ka patur nё Reҫak. Maria Zakharova, zёdhёnёse e Ministrisё sё Punёve tё Jashtme tё Rusisё, mё 12 dhjetor 2019 thotё: “Reҫaku ёshtё njё provokacion cinik i pёrdorur nga Perёndimi pёr shpёrthimin e agresionit tё NATO-s kundёr Jugosllavisё”.
  • Ёshtё kundёr shtetformimit dhe shtetndёrtimit tё Kosovёs. Sipas saj shpallja e pavarёsisё sё Kosovёs ishte njё akt “ilegal dhe imoral”. 
  • Shpik tё ashtuquajturёn ҫёshtje tё Kosovёs. Propozon njё Rezolutё tё Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё pёr tё zёvendёsuar Rezolutёn nr. 1244.
  • Pavarёsia e Kosovёs ka nxitur rritjen e separatizmit brenda vetё BE-sё. Ajo sipas saj ka sjellё kaos, dhunё dhe luftё. Nuk e pranon pavarёsinё e Kosovёs me akuzat se atё e krijuan dhe e shpallёn kriminelёt, mafiozёt dhe trafikantёt. 
  • Sipas kёsaj doktrine pavarёsia e Kosovёs ka hapur Kutinё e Pandorёs dhe lista ёshtё e gjatё: kurdёt (Irak), Krimea, Donbasi, Abkhazia, Osetia Jugore, Nagorno-Karabakhu, Katalonja, Transnistria, Skocia, Kebeku etj. Pra sipas Putinit nuk ёshtё asgjё ajo qё ka bёrё Rusia nё Krime, nё Ukrainёn Lindore nё krahasim me atё qё kanё bёrё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe NATO-ja nё Jugosllavi. Nёse Perёndimi mund t’i ricaktojё kufijtё pёr Kosovёn, atёherё ne mund tё ricaktojmё kufijtё pёr Republikёn Popullore tё Donetskit dhe Luhanskit “Pёrse Donetski, Luhanski duhet tё kёrkojnё leje nga autoritetet e Kievit pёr shpalljen e pavarёsisё?” – shtron pyetjen ai. Dhe pёrgjigjet: “As Kosova nuk u kёrkoi leje shteteve tё tjera pёr pavarёsi, por se kishte tё drejtё ta shpallte vetё dhe institucionet ndёrkombёtare e pranuan”. Sipas tij Kosova ёshtё njё precedent pёr kёto republika e pёr shumё rajone tё tjera. Presidenti Putini pёrsёrit vazhdimisht: “Kosovo! Kosovo! Kosovo!” pёr tё justifikuar politikёn e tij agresive nё Krime, nё Ukrainёn Lindore, nё Moldavi, nё Gjeorgji etj., me qёllim krijimin e “Rusisё sё Madhe”.
  • E konsideron Serbinё vazhduese tё Jugosllavisё, me qёllim qё tё mbrojё Rezolutёn nr.1244 pёr tё njohur Kosovёn si pjesё tё territorit serb.
  • Propozon njё Jaltё tё Re nё Ballkan, ku patjetёr e sakrifikuara do tё jetё Kosova.
  • I bёn presion Beogradit, bile edhe e kёrcёnon pёr tё mos pranuar pavarёsinё e Kosovёs, sepse po ta pranojё atё Rusia do tё humbё pёrgjithmonё Serbinё dhe Ballkanin. Statusi i Kosovёs ёshtё e vetmja gjё qё e mban Rusinё nё Ballkan.
  • Armatos Serbinё, Republikёn Srpska nё Bosnjё dhe Hercegovinё pёr tё destabilizuar Ballkanin, pёr tё destabilizuar Veriun e Kosovёs. Organizon grusht shteti nё Mal tё Zi, ndёrhyn nё Republikёn e Maqedonisё sё Veriut vetёm e vetёm qё kёto shtet tё largohen nga NATO-ja. 
  • Pengon Kosovёn tё hyjё nё organizmat ndёrkombёtare, nё BE dhe NATO. Kundёrshton krijimin e ushtrisё nё Kosovё. 
  • Ka qenё nxitёsja, frymёzuesja dhe realizuesja kryesore pёr tё kriminalizuar UҪK-nё. Mban gjallё idenё e “Serbisё sё Madhe” dhe “Rusisё sё Madhe”. Kёrkon tё krijohet njё Jugosllavi e Re, ku tё pёrfshihen: Kosova, Mali i Zi dhe serbёt e Bosnjёs dhe Hercegovinёs. Pra ekziston ambicia pёr njё restaurim politik, territorial dhe shpirtёror tё gjeopolitikёs cariste.
  • Sipas Vladimir Putinit: “Stabiliteti nё rajon ёshtё seriozisht i kёrcёnuar nga nacionalistёt dhe ekstremistёt fetarё dhe burimi kryesor ёshtё Kosova”.
  • Akuzon shqiptarёt nё Kosovё, nё Maqedoninё e Veriut, nё Mal tё Zi, bile edhe ata tё Tiranёs se kanё shkuar vullnetarё nё Ukrainё pёr tё luftuar kundёr rusёve.
  • Kёrkon rikthimin e forcave policore dhe ushtarake serbe nё Kosovё. Pra ai kёrkon kthimin prapa tё historisё, pra tё rikrijimit tё Bashkimit Sovjetik, por qё edhe Kosova tё jetё me Serbinё.
  • Sipas kёsaj doktrine “Gjyqi i Hagёs bёn gabim qё e shpall Milosheviҫin kriminel lufte.
  • Duke cituar Vendimin e Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё tё OKB-sё pёr Kosovёn, Vladimir Putini i thotё Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё OKB-sё, Antonio Guterres, mё 26 prill 2022 nё Moskё: “Unё personalisht lexova tё gjitha komentet e autoritetve amerikane, tё vendeve europiane, tё gjithё e mbёshtetёn. Nёse ёshtё kёshtu, atёherё Donetsk dhe Luganski kanё tё njёjtёn tё drejtё tё deklarojnё sovranitetin e tyre, pa iu drejtuar autoritetve qёndrore tё Ukrainёs, sepse ёshtё krijuar njё precedent”.
  • Nё kuadrin e luftёs hibride, nё konferenca, debate televizive, libra, shkrime, nё ceremoni fetare, nё media shpёrndajnё lajme tё rreme, informacione tё pavёrteta pёr Kosovёn. Shqiptarёt etiketohen “barbarё, vrasёs, dhunues, kriminelё”. Euripidi nё dramёn “Fenikasit” thotё: “Atё qё mund tё bёjё kordha e armiqve/ E bёn edhe fuqia e fjalёs”. Propaganda ruse sё bashku me atё serbe sajojnё raste tё keqtrajtimit tё serbёve nё Veri tё Kosovёs. Sipas tyre, autoritetet e Prishtinёs duke keqtrajtuar serbёt kёrkojnё largimin e tyre nga vendi i tyre dhe tё krijohet njё Kosovё e pastёr etnike. Shkohet mё tej: “NATO-ja u bё mburojё pas sё cilёs u krye spastrimi etnik serb”. 
  • Vladimir Putini po e pёrdor gjithnjё e mё shumё shpalljen e pavarёsisё sё Kosovёs, tё mbёshtetur nga Perёndimi si justifikim ligjor pёr sulmet ushtarake nё ish-republikat sovjetike me qёllim qё tё rikrijojё njё perandori tё ndikimit rus. 

Sipas gjithё tё dhёnave, informacioneve dhe analizave tё ekspertёve ushtarakё e tё sigurisё pas sulmit tё 24 shtatorit 2023 nё Veri tё Kosovёs qendron shteti serb dhe qёllimi i tij ka qenё pushtimi i Veriut tё Kosovёs. Ajo qё ka ndodhur nё Banjskё ёshtё kopje e pushtimit qё Rusia ka bёrё nё Ukrainё. Ekspertёt dhe politikanёt mbrojnё idenё se nga sulmi i 24 shtatorit pёrfiton Rusia, e cila ёshtё e angazhuar prej kohёsh tё krijojё njё vatёr tё re krize nё Europё pёr tё shpёrqendruar vёmendjen e Perёndimit nga lufta nё Ukrainё. Vladimir Putin e di se Ballkani e nё mёnyrё tё veҫantё Kosova janё vende shumё tё pёrshtatshme pёr tё rihapur plagёt e vjetra dhe se tensionet me bazё etnike luajnё rol, siҫ ka vepruar me ish-republikat sovjetike qё nga viti 2007 e nё vazhdim. Kjo nuk do tё ishte e mundur pa ndihmёn e Beogradit dhe ateatёve tё tij nё Rajon.

Sipas zёdhёnёses sё Ministrisё sё Jashtme tё Rusisё, Maria Zakharova: “Pёrshkallёzimi i fundit nё Kosovё ёshtё rezultat i derjtpёrdrejtё i politikёs sё Kryeministrit tё Kosovёs, Albin Kurti pёr tё nxitur konflikt dhe pёr tё pastruar territorin nga serbёt”. Nё zbatim tё doktrinёs putiniste, mёnyra pёr tё stabilizuar situatёn rreth Kosovёs ishte zbatimi i marrёveshjeve tё Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serb

Prof. dr. Agim R. ZOGAJ: Rizgjimi i fashizmit serb

Lajthitjet e diplomacisë evro-perëndimore Mendimi politik shqiptar, veçmas në Kosovë, vazhdimisht e mbron pikëpamjen se, …