Janjiq: Serbët mund të vetëshpallin Asociacionin

Dushan Janjiq paralajmëron një fazë të re të tensioni pas zgjedhjeve në Veri, e cila i shkon në favor Rusisë

Analisti i njohur serb, Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhëniet Etnike, në Beograd, ka folur rreth zgjedhjeve të së dielës në veri të Kosovës. Ai  ka thënë se kur është fjala për Kosovën, nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të vazhdojnë, të vendosin administratën e kryetarëve të rinj, gjë që sipas tij do të jetë jashtëzakonisht e vështirë sepse administrata nuk është vetëm një person. Dhe nuk ka dyshim se vakumi institucional do të thellohet, edhe pse Albin Kurti sapo i organizoi zgjedhjet që gjoja të mos ketë vakum institucional. Në veri të Kosovës nuk ka fitues të zgjedhjeve, sepse tani po fillon një fazë e re e kushtëzimit të vazhdimit të dialogut, tha Janjiq për Al Xhazirën. Në këtë drejtim, përkrahja e Brukselit dhe Uashingtonit për zgjedhjet në Kosovë, të cilat u mbajtën përkundër bojkotit të serbëve vendas, sipas Janjiqit nuk është e mirë dhe mund të ketë pasoja në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo situatë, sipas tij, i shkon në favor presidentit rus, Vladimir Putin. “Mund të them vetëm në mënyrë cinike se deklaratat e BE-së në këtë moment e kanë ndihmuar Rusinë aq shumë sa Putin është shumë i kënaqur, sepse i kanë hapur një front të mundshëm. Së pari, për diskreditimin ndërkombëtar të Perëndimit si jodemokratik dhe së dyti, si një mundësi efektive për të ndërhyrë në situatë, ka thënë ndër tjerash, analisti Dushan Janjiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …