leoni

E. Babamusta: Të hiqet statusi kandidat i Serbisë për në BE; t’i jepet fund dhunës mbi shqiptarët

U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve  të kontaktojnë qeveritarët dhe organet e larta të komunitetit ndërkombëtar si OKB, BE, NATO, etj me këtë peticion, nënshkruar në emrin dhe adresën tuaj.

ShBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të paraprijnë në çështjet emergjente të shkeljes të drejtave njerëzore ndaj shqiptarëve sot.

 Më 14 tetor 2014, 45 qytetarë shqiptarë u arrestuan në Aeroportin e Beogradit, duke përfshirë edhe Ambasadorin shqiptar, z. Ilir Boçka. Një grup gazetarësh, biznesmenë dhe titullarë nga Shqipëria, në udhëtim për të parë ndeshjen Serbi-Shqipëri, u ndaluan në mbasdite, sepse një shqiptar po udhëtonte me shallin e përfaqësueses kombëtare. Autoritet serbe të aeroportit nuk dhanë asnjë shpjegim dhe arrestuan pa bazë ligjore 45 shqiptarë. Kjo është shkelje direkte e Nenit 2, 7, dhe 9 e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njerit. Ky skandal diplomatik u acarua shumë shpejt me abuzime kundra të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve, nga aktet e dhunës Serbe gjatë lojës së futbollit.

 Ne jemi thellësisht të shqetësuar që përjetuam një lojë, e cila pasqyroi gjëndje lufte, ku 5,000 forca policore serbe bashkë me forcat e sigurisë kombëtare serbe, rrethuan Stadiumin “Partizani” në Beograd, me 14 tetor 2014, ku nuk lejuan asnjë me pashaportë shqiptare të hyjin në stadium. Ky nivel sigurie ësht rast paprecedent në historinë botërore. Federata e Futbollit të Serbisë përveç kushtete të tjera diskriminuese ka: (1) mohuar bileta dhe hyrje të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj; (2) ndaluar udhëtimin e ekipit të Kombëtares Shqiptare “Kuq e Zi” të udhëtojnë të shoqëruar me tifoza shqiptarë. Këto rregulla raciste, të miratuara nga shteti i Serbisë, janë në kundërshtim të rregullores së UEFA’s “Fair Play”, dhe nuk promovojnë bashkim dhe solidaritet në futboll.

 

Jemi thellësisht të indinjuar që policia serbe, lojtarët e ekipit serb dhe tifozat serb sulmuan brutalisht tre lojtarë shqiptarë në dhomën e zhveshjes. Në fakt, gjatë lojës tifozat serb kanë goditur drejtëpërdrejtë lojtarët shqiptare me shishe, gurë, karrike dhe fishekzjarre. Asnjë zyrtar i lojës, dhe as policia serbe nuk i ndaluan këto akte dhune. Fotografi dhe video të publikuara tregojnë një sërë rastesh kërcënimi dhe dhunë fizike ndaj ekipit shqiptar, nga lojtarët dhe tifozët serb, si dhe nga e njëjta forcë policore serbe, e cila kishte për detyrë të zbatonte masat e sigurisë. Parrullat raciste “Vrisni Shqiptarët” nga lojtarët dhe tifozat serb ishte po ashtu e papërgjegjëshme. Loja Serbi-Shqipëri u ndërpre nga gjyqtari anglez Martin Atkinson për shkak të traumës psikologjike dhe dhunës fizike ushtruar ndaj ekipit shqiptar gjatë ndeshjes në Beograd.

 

Këto janë shkelje serioze e të drejtave të njeriut, në një kohë kur Bashkimi Europian hapi negociatat zyrtare per anëtarësimin e Serbisë në BE me 21 Janar 2014. Ndërsa këto shkelje vazhdojnë sot, (1) mijëra shqiptarë në Luginën e Preshevës Shqiptare (Serbia Jugore) janë arrestuar, toturuar, vrarë, dhe vazhdojnë të kenë shkelje brutale e të drejtave të njeriut për dekada; (2) dhjetëra mijë shqiptarë në Kosovë janë vrarë dhe persekutuar nga autoritet serbe në fushatat e spastrimit etnik; (3) diskriminim, rracizëm dhe shkelje e të drejave të njeriut ndaj shqiptarëve etnik në Maqedoni (1 million shqiptarë), duke përfshirë edhe arrestimin e gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm pa prova dhe fakte, që rezultoi në protesta paqësore të shqiptarëve në mbarë botën në  Amerikë dhe Europë; (4) rracizëm dhe shtypje të shqiptarëve në Mal të Zi: largim me dhunë nga trojet e tyre dhe mohimi i mësimit të gjuhës shqipe dhe simmboleve kombëtare; (5) Greqia, anëtare e BE-së, sot refuzon të drejtat e njeriut ndaj shqiptarëve të Çamërisë: 300,000 në Shqipëri, 100,000 shqiptarë ortodoks në Çamëri, dhe mbi 200,000 në Europë dhe Amerikë; duke iu mohuar të drejtën e kthimit të pronës, të drejtën e rikthimit në vendlindje, të drejtën e gjuhës amëtare, duke moslejuar futjen e shqiptarëve çam me pashaporta shqiptare në Çamëri (Greqi) për të vizuar varret e të parëve dhe pronat e tyre; Greqia akoma nuk ka hequr ligjin absurd të luftës me Shqipërinë. Po ashtu mbi 500,000 shqiptarë të emigruar në Greqi, u mohohet e drejta e gjuhës amëtare, e punësimit, e identitetetit kombëtar, në shumë raste duke i arrestuar dhe vrarë pa shkak. Nga viti 1998-2002, 502 fëmijë shqiptarë romë u zhdukën nga Instituti i Fëmijëve në Athinë, “Aghia Varvara”, duke shkelur Konventën e OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijëve.

 

Në interes të mbrojtes së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ne ju kërkojmë:

 

Të merren masa urgjente kundër personave përgjegjës serb, që kryen akte dhune dhe abuzim fizik ndaj lojtarëve shqiptarë në lojën zhvilluar në Beograd. Ne i kërkojmë

UEFA-s të heqi dhe penalizojë lojtarët serb që thyen rregulloren e UEFA-s, dhe sulmuan dhunshëm lojtarët shqiptar.

 

I bëjmë thirrje qeverisë së Serbisë të shkarkojë nga puna policët serb që bënë brutalitet policor kunda skuadrës shqiptare, dhe t’i dënojë penalisht.

 

Ne kërkojmë që Komisioni Europian të heqi statusin kandidat të Serbisë për në BE.

Të merren masa për shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi. Ne kërkojmë që Kombet e  Bashkuara të krijojnë një mandat për të drejtat e njeriut, për të mbrojtur shqiptarët etnik në këto territore. Të zbatohet Marrveshja e Ohrit (2001), ku shqiptarët etnik të mos trajtohen si qytetarë të dorës të dytë.

 

I kërkojmë Kongresit Amerikan të krijojë një projekt-ligj që ofron përkrahje financiare dhe mbështetje nevojave dhe të drejtave të shqiptarëve nëpër botë (prej 15 milion).

 

T’i bëhet presion qeverisë Serbe me letra, takime dhe dhe deklarata për: (1) njohjen e pavarësisë së Kosovës; (2) Serbia të kërkojë falje publike ndaj qytetarëve të Kosovës për krimet; (3) dhe të japi dëshshpërblimet e luftës.

 

Kërkojmë që politika e jashtme Amerikane, si gjithmonë, të paraprijë për  mbrojtjen e shqiptarëve, në bashkëpunim me BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar. Populli shqiptar historikisht është paqësor, liridashës, që mbrojti qytetërimin Europian ndër shekuj, dhe i vetmi popull në botë që shpëtoi çdo jetë çifute nga regjimi hitlerian në Luftën e II Botërore; sot ky popull shtypet dhe dhunohet.

 

Lutemi të plotësohen këto kërkesa, sepse janë në të mirë të stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe Evropë.

 To: Barack Hussein Obama, President of United States

Ban Ki-moon, Secretary-General of the United Nations

European Commission: Humanitarian Aid and Civil Protection (ECHO) Department; and Enlargement Department (ELARG)

Jens Stoltenberg, Secretary General of NATO

Michel Platini, President of UEFA

Robert Menendez, Chairman of the United States Senate Committee on Foreign Relations 

15 October 2014

 Nga Ermira Babamusta, Ph.D.

 

 

 

 

Petition: Remove Serbia’s EU candidate status; end human rights violations against Albanians

 The United States and the international community must demonstrate leadership in addressing the human rights violations emergency facing Albanians today.

 In 14 October 2014, 45 Albanian citizens were arrested at Belgrade Airport, including the Albanian Ambassador, Ilir Boçka. The group consisted of Albanian journalists, businessmen, and dignitaries and they were travelling to watch the Serbia-Albania soccer match being held in the afternoon. It appears because; one Albanian person was wearing a soccer scarf from his national team. The Serbian airport authorities did not give any explanation about the unlawful arrest. This is a direct violation of Article 2, 7 and 9 of the Universal Declaration of Human Rights, on the basis of ethnic discrimination, free movement of persons and arbitrary arrest violations. This diplomatic scandal quickly escalated to grave human rights abuses against the Albanian team by Serbian violent acts during the soccer game.

We are profoundly concerned that we witnessed a state-of-war soccer game, where 5000 Serbian police forces, including the Serbian National Security, surrounded the Partizani Stadium in Belgrade on 14 October 2014, not allowing anyone with Albanian passports to enter the stadium. This level of security is unprecedented in the history of football. The Football Federation of Serbia among other discriminatory conditions: (1) denied tickets and entrance to Albanians from Albania, Kosovo, Macedonia, Montenegro, Macedonia, etc; (2) did not allow the Albanian National Team “Kuq e Zi” to travel with their official fan club members. These particular racist policies adopted by Serbia are against UEFA’s policies of “Fair Play” and do not promote football in a spirit of unity and solidarity.

We are deeply disturbed that Serbian Police, Serbian soccer team players, and Serbian fans brutally attacked three Albanian players in their changing room. In fact, when it was the turn of the Albanian players to kick the ball. Serbian fans in the stadium threw bottles, rocks, chairs, and fireworks directly at the players while the game was going on. Neither game officials, nor any Serbian police stopped these violent acts. Photographs and videos made public reveal a number of occasions of threats, and physical violence made against the members of the Albanian national soccer team by the same armed Serbian police, who were supposed to provide security and control the crowd. The racist chants by the Serbian players and fans “Kill the Albanians” was equally irreprehensible. The Serbia-Albania game was halted by the English referee Martin Atkinson, due to the complete breakdown in order. 

 These are serious human rights violations, especially in the light of the fact that EU recently started Serbia’s accession negotiation on 21 January 2014. As these abuses continue today, (1) thousands of Albanians in the Presheva Valley in Southern Serbia have been arrested, tortured and killed and continue to suffer brutal human rights violations for decades; (2) tens of thousands of ethnic Albanians were killed and persecuted by the Serbian authorities in ethnic cleaning campaigns in Kosova; (3) discrimination, racism and human rights abuses against ethnic Albanians in Macedonia (1 million Albanians), including the recent arrest of six ethnic Albanians sentenced to life imprisonment with little evidence. (which resulted in global-wide Albanian peaceful protests in both the United States and Europe);  (4) racism and repression of Albanians in Montenegro: forceful expulsion of Albanians from their land and denial of the right to Albanian language and national symbols; and (5) Greece, an EU member, today refuses human rights to the ethnic Albanians of Chameria: 300,000 currently in Albania, 100,000 orthodox Cham Albanians in Greece, and over 200,000 expelled from Europe and USA. Greece denies their right to the property, the right of return to their native land, denying entrance of any Cham Albanians with Albanian passports to visit the graves of their forefathers; the right to the Albanian language. Greece has yet to abolish the state of war law with Albania. Additionally, 500,000 Albanian emigrants in Greece are denied the right to Albanian language, the right to work, the right to national identity, in many cases unlawfully arrested and killed. Between 1998-2002, 502 Albanian Roma children went missing from the Athens children’s institution “Aghia Varvara”, violating the UN Convention on the Rights of the Child.

In the interest of peace, democracy, and human rights, we ask that you:

 

Take urgent measures to hold responsible the Serbian individuals who committed violent acts and physical abuses toward the Albanian players at the soccer game in Belgrade. We call on UEFA to immediately remove and penalize the Serbian soccer players who violated UEFA policy and violently attacked the Albanian players.

Urge the Serbian Government to remove from duty the Serbian police officers who committed police such brutality against the Albanian soccer team.

We call on EU Commission to remove Serbia’s candidate status.

 Take action against the human rights violations facing the Albanian people living in Serbia, Montenegro, Macedonia and Greece. We urge the United Nations to create a human rights mandate for the protection of ethnic Albanians in these territories. We urge that the 2001 Ohri Agreement is implemented to develop a multi-ethnic society in Macedonia, a state that continues to treat Albanians as second-class citizens.

We call on the United States Congress to create a bill that offers support and funding to address the needs and rights of ethnic Albanians around the world.

 

Put pressure on the government of Serbia through letters, meetings and statements to:(1) recognize Kosovo; (2) give a public apology to the citizens of Kosova for the Albanian ethnic cleansing; and (3) paywar repatriation.

We urge that United States to take the lead, as always, in the protection of Albanians, in collaboration with the EU and the international community. The Albanian people are peaceful, promoters of peace, who have protected the European civilization for decades; and is the only nation that saved every Jewish life from Hitler’s regime during WWII: today Albanians are suffering of injustice.

We kindly ask for your attention to these important matters, because they are crucial to the peace and regional stability in the Balkans and Europe.

Sincerely, Ermira Babamusta, Ph.D.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …