E përkrahur fuqishëm nga Rusia, Kina si dhe BE-ja, Serbia po ndërmerr fushatë të re të rrezikshme kundër Kosovës

E përkrahur fuqishëm nga Rusia, Kina si dhe BE-ja, Serbia po ndërmerr fushatë të re të rrezikshme kundër Kosovës

I përkrahur fuqishëm nga Rusia, Kina si dhe disa nga vendet e BE-së, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes ambasadorit, Kyle Scott, në Beograd ka kërkuar që Amerika  t’ia tërheq vërejtjen Kosovës, e cila sipas tij,  me veprimet e saj po kërcënuaka paqen dhe stabilitetin në rajon, sidomos me paralajmërimin për formimin e Ushtrisë  Kosovës dhe aplikimin e masës ndëshkuese 100% mbi produkte serbe që shiten në vendin tonë, përmes tregtarëve shqiptarë të vendit. Vuçiq citohet të ketë thënë se sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të suprimojnë taksat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Pozitën e Vuçiqit kundër Kosovës e kanë përforcuar edhe autoritetet e lartë të BE-së, të cilat nuk pranojnë që qytetarëve të Kosovës, t’ iu liberalizojnë vizat. Po ashtu asnjë shtet mik i Kosovës  në botë nuk e ka përkrahur aplikimin e masave kundër  prodhimeve serbe, sepse shumica dërrmuese e tyre vazhdojnë ta trajtojnë Kosovën si koloni të  ekonomisë së Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Stoilkoviqi ka shndërruar Ministrinë në instrument diskriminimi, largon 7 shqiptarë nga puna

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë ndaj veprimit skandaloz dhe politikisht …