Edhe një reciprocitet i Kurtit dhe i Bislimit me Serbinë, forcat e EULEX-it dhe të KFOR-it do të zgjerojnë protektoratin

Edhe një reciprocitet i Kurtit dhe i Bislimit me Serbinë, forcat e EULEX-it dhe të KFOR-it do të zgjerojnë protektoratin

Kryeministri,  Albin Kurti,  ka thënë se janë duke u angazhuar për reciprocitet të plotë, në mënyrë që të ketë drejtësi karshi raporteve të Kosovës me Serbinë. Dhe, në kuadër të reciprocitetit të plotë, sipas tij, do të vijë edhe njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë saktëson Kurti, por është vështirë të mendohet se ai iu beson fjalëve të veta, Ndërsa  Zëvendësi i tij, trim me fjalë,  Besnik Bislimi ka thënë se në këto diskutime për targat kishte shumë të pavërteta.

“Ky vendim u është komunikuar si bashkësisë ndërkombëtare, ashtu edhe opinionit vendor që në datën  9 shtatorit 2021, do të thotë 12 ditë para fillimit të zbatimit të tij. Dhe, unë deri më sot nuk e kam ditur që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar të PDK-së para se me marrë ndonjë vendim operativ, ka thënë me cinizëm, Bislimi i cili përmend  edhe një valë të re të reciprocitetit, i trimëruar dhe më fat se më në fund, duke bërë lëshime që rëndojnë dhe nëpërkëmbin sovranitetin e Kosovës, i tërhoqën të gjallë policët e  speciales, të cilët për 13 ditë me radhë si polici demokratike  ashtu sikur e vlerëson  Xhelali, u detyruan të dëgjojnë sa e sa fyerje e sharje, për shkak të vendimit të nxituar dhe të pa menduar mirë të Qeverisë, e cila hyri lehtë në kufi, por mbeti atje e ngujuar për afër dy janë. Pavarësisht fjalëve të mëdha, një është e ditur se po qe se mendjelehtësisht ndërmerret  edhe ndonjë inkursion i llojit të tillë, KFOR-i dhe EUKLEX-i do ta shtrijë protektoratin edhe në zona të tjera të Kosovës. Nuk është pa vend ajo fjala e bariut të papërgjegjshëm… (RKL)

 

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …